Luan Dibra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Luan Dibra (1930-2016) gazetar dhe kineast shqiptar. Ishte një nga gazetarët e rinj që nisi punën në gazetën “Zëri i Rinisë” në vitet 1950. Ai konsiderohet ndër gazetarët e parë që në vitin 1969 krijuan revistën “Shkenca dhe jeta” duke kryer detyrën e kryeredaktorit mjaft vite. Në vitin 1975 e qarkulluan në Kinostudio, në Redaksinë e Filmave Dokumentarë e Kronikal. Mbas disa kohësh me kinoditarët, Luani kalon në filmin dokumentar si skenarist. Është autor i dhjetëra skenarëve për filma dokumentarë ndër të cilët “Karl Gega”, “Mjeshtret e vogla gjimnaste”, “Kryeqyteti ynë”, “Matematika dhe prodhimi” e tjerë.