Jump to content

Luftërat iliro-romake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Luftërat kundër Romës)
Një betejë iliro-romake - Muzeu i Gjergj Kastriotit - Skanderbeut në Krujë

Luftërat iliro-romake ishin një seri luftërash të zhvilluara midis Republikës Romake dhe Mbretërisë ilire. Në Luftën e parë iliro-romake, e cila zgjati nga viti 229 p.e.s. deri në vitin 228 p.e.s.[1] shqetësimi i Romës ishte se tregtia përtej detit Adriatik ishte rritur pas Luftës së Parë Punike në një kohë kur fuqia e mbretërisë ilire u rrit në kohën e mbretëreshën Teuta.[2] Si pretekst i luftës u morrën gjoja sulmet ndaj anijeve tregtare të aleatëve italik të Romës nga piratët ilirë dhe vdekja e një të dërguari romak të quajtur Coruncanius [3] me urdhër të Teutës,[4] të cilat nxitën senatin romak të dërgonte një ushtri romake nën komandën e konsullit Lucius Postumius Albinus dhe Gnaeus Fulvius Centumalus. Roma dëboi garnizonet ilire nga një sërë qytetesh, përfshirë Epidamnin, Apoloninë, Korkyrën, Farosin në të cilat vendosi një protektorat mbi këto qytete. Romakët ngritën gjithashtu [5] Dhimitër Farin si një fuqi në Iliri për të kundërpeshuar fuqinë e Teutës.[6]

Lufta e dytë iliro-romake zgjati nga viti 220 p.e.s. deri në vitin 219 p.e.s. Në vitin 219 pes, Republika Romake ishte në luftë me Keltët e Galisë Cisalpine, dhe Luftën e dytë punike me Kartagjenën [7] sa kishte filluar. Këto shpërqendrime i dhanë Dhimitrit kohën që i nevojitej për të ndërtuar një flotë të re luftarake ilire. Duke udhëhequr këtë flotë prej 90 anijesh, Dhimitri lundroi në jug të Lisus, duke shkelur traktatin e tij të mëparshëm dhe duke filluar luftën. [8] Flota e Dhimitrit sulmoi fillimisht Pylosin, ku ai kapi rreth 50 anije pas disa përpjekjesh luftarake. Nga Pylos, flota lundroi për në Cyclade, duke shuar çdo rezistencë që gjenin gjatë rrugës. Dhimitri dërgoi një flotë përtej Adriatikut dhe, me forcat ilire të ndara, qyteti i fortifikuar [9] i Dimalit u pushtua nga flota romake nën komandën e Lucius Aemilius Paulus. [10] Nga Dimali marina shkoi drejt Hvarit.[11] Forcat e Romës shpartalluan ilirët dhe Dhimitri iku në Maqedoni, ku ai u bë një këshilltar i besuar në oborrin e Filipit V të Maqedonisë dhe qëndroi atje deri në vdekjen e tij në Mesene në vitin 214 pes.[12]

Në vitin 171 p.e.s., mbreti ilir Genti ishte aleat me romakët kundër maqedonasve. Por në vitin 169 p.e.s. ai ndërroi anë dhe u bashkua me Perseun e Maqedonisë. Gjatë Luftës së tretë iliro-romake, në vitin 168 p.e.s. ai arrestoi dy legatë romakë dhe sulmoi qytetet Apolonia dhe Dyrrachium, të cilat ishin aleate me Romën. Ai u mund në Scodra nga një forcë romake nën komandën e L. Anicius Gallus,[13] dhe në vitin 167 pes ai u soll në Romë si rob lufte për të marrë pjesë në triumfin e Gallusit, pas së cilës ai u internua në Iguvium ku edhe vdiq disa vite më vonë.

Forcimi i Mbreterise Ilire

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren. Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.

Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi për 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.

Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.

Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

Shqetësimet në Romë. Përgatitjet për luftë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqetësimet në Greqi qenë të mëdha, por më të mëdha ishin ato në Romë. Reagimi romak është transmetuar në dy versione. Versioni i parë i përket Polibit. Sipas tij, në këtë kohë senati dërgoi te mbretëresha ilire dy delegatë për t’u ankuar kundër sulmeve të piratëve ilirë, të cilët prej kohësh u binin në qafë tregtarëve italikë, por që e kishin tepruar sidomos gjatë fushatës kundër Foinikes. Bisedimet përfunduan në grindje dhe fyerje, që çuan në vrasjen, me urdhrin e Teutës, të njërit prej delegatëve, gjatë rrugës duke u kthyer. Bisedimet janë dhënë me hollësi megjithatë vërtetësia e tyre është e dyshimtë. Teutës, i është veshur një qëndrim mendjelehtë prej gruaje, që me të drejtë është konsideruar si një formulim tipik i huajtur nga historiografia helenistike e llojit sensacional.

Versioni i dytë, ai i Apianit, ndryshon shumë prej atij të Polibit. Sipas tij Agroni kishte pushtuar disa vise të Epirit dhe Korkyrën, pastaj Epidamnin dhe Farin dhe kishte vendosur garnizone në to. Por meqë zuri të sulmojë me flotën e tij edhe vise të tjera, ishulli Isa kërkoi ndihmën e romakëve. Këta atëherë dërguan delegatë së bashku me isejtë, por delegatëve u dolën në det anijet ilire dhe vranë përfaqësuesin e Isës dhe një romak. Pra në versionin e dytë motivi nuk është aspak pirateria, por mbrojtja e Isës dhe e qyteteve të tjera të bregdetit; delegatët vriten, por pa arritur të zhvillojnë bisedime dhe Teuta nuk zihet aspak në gojë.

Sidoqoftë në të dy rastet, sipas këtyre burimeve, Romës i bëhej një fyerje dhe shkelej “e drejta njerëzore”. Ky ishte motivacioni me të cilin do të nxitej opinioni publik dhe do të justifikoheshin veprimet e mëtejshme të Republikës, një motivacion banal, të cilin politika romake do ta përsëriste të paktën edhe një herë tjetër më vonë kundër ilirëve dalmatë. Por këtë herë prej gojës së Polibit mësojmë, për çudi, se romakët u shpallën luftë dalmatëve për t’i nënshtruar, “por përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënin këtë për shkak të sjelljes së keqe të dalmatëve kundrejt përfaqësuesve të tyre”.

Roma filloi të përgatitej haptazi për luftë. Edhe mbretëresha ilire nga ana e saj nuk vonoi të marrë masa mbrojtëse. Më parë ajo u kujdes për forcimin e rendit të brendshëm dhe qetësoi fiset që qenë shkëputur pas sulmit dardan. Por vëmendjen kryesore Teuta ia kushtoi sigurimit të bregdetit. Ajo e dinte se në gjendjen e krijuar një pozitë me rëndësi zinin Isa në veri, Korkyra në jug dhe dy qytetet e mëdha të bregdetit, Dyrrahu e Apolonia. Ishte e qartë se këto ishin pikat më delikate që do të synonte armiku dhe zotërimi i tyre do të luante një rol të dorës së parë për fatin e luftës. Prandaj mbretëresha shpejtoi të vërë dorë mbi to. Isa u sulmua e para, por meqenëse nuk u dorëzua, ilirët vendosën bllokadën e saj. Pak më vonë, në pranverë të vitit 229, një ekspeditë e madhe u vu, njëkohësisht në lëvizje, kundër Epidamnit dhe Korkyrës. Ndërsa shumica e flotës vazhdoi lundrimin drejt jugut, një pjesë e saj u ndal në Epidamn. Orvatja për pushtimin e qytetit dështoi. Atëherë ilirët u tërhoqën në anijet e tyre dhe pasi dolën në det të hapur, u bashkuan përsëri me forca të tjera për të vazhduar lundrimin drejt Korkyrës. Sapo mbërritën këtu, forcat ilire zbarkuan dhe rrethuan qytetin. Korkyrasit e rrethuar kërkuan ndihmën e etolëve dhe të aheasve. Në të njëjtën kohë erdhën për të kërkuar ndihmë tek ata edhe delegatë nga Epidamni dhe Apolonia. Kërkesa u mor parasysh. Flota ahease prej 10 anijesh të mëdha lufte nxitoi drejt Korkyrës. Ilirët, si morën dhe 7 anijet që u kishin dërguar akarnanët, sipas marrëveshjes, u dolën ahejve përpara. Ndeshja u zhvillua afër ishullit Paksos. Flota ahease u shpartallua. Katër anije u kapën dhe një e pestë u fundos, të tjerat u detyruan të sprapsen me shpejtësi për t’i shpëtuar fatit të të parave. Lembet e lehta e të shpejta ilire vendosën fatin e kësaj beteje. Të përdorura me guxim e shkathtësi nga detarët ilirë, ata triumfuan mbi anijet e rënda katër e pesërremëshe greke. Pas kësaj Korkyra iu dorëzua ilirëve. Si morën në dorëzim qytetin, ilirët lanë këtu një garnizon nën komandën e Demetër Farit, kurse forcat kryesore u kthyen dhe bllokuan përsëri Dyrrahun. E tillë ishte gjendja kur forcat e paftuara romake u nisën kundër Ilirisë.

Lufta e Pare Iliro-Romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rritja e fuqizimi i Mbretërisë Ilire vuri në shqetësim jo vetëm shtetet e Greqisë por dhe Republikën e Romës, e cila synonte të sundonte në detin Adriatik. Në vjeshtë të vitit 229 para erës së re Roma filloi luftën kundër Mbretërise Ilire.

Fati i luftes me Romën nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobësite e brendshme të shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa të cilat përmbanin mbështetjen kryesore të mbrojtjes u bashkuan me romakët. Njëri nga komandantët e Teutës Dhimiter Fari tradhëtoi dhe ia dorëzoi armikut flotën Ilire dhe ishullin e Korkyres. Në këto kushte Teuta u detyrua të nënshkruante paqen me Romën.

Kushtet e paqes së vitit 228 para erës së re qenë të rënda për Mbretërine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakëve një taksë, të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirise dhe të mos lundronte në jug të Lisit me më shumë se dy anije. Kështu Mbretëria Ilire u reduktua në një shtet të vogël në veri të Lisit.

Lufta e Dyte Iliro-Romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri për Romen.

Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua për ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

Lufta e Trete Iliro Romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.

Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re për shtetin Ilir. Ai u perpoq shume për forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket për gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.

Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).

Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S. Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.

Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Për Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe për me tepër se pese shekuj e gjysem.

  1. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, p. 120, ISBN 0-631-19807-5, Page 160, "The Roman invasion of Illyria in 229 bc appears to have caught Teuta and the Illyrians completely off guard. As soon as the weather permitted, the queen had ordered south a naval expedition..."
  2. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, p. 120, ISBN 0-631-19807-5., Page 177, "... who appears to have ruled after 168 BC at Queen Teuta's old stronghold Rhizon (Risan). His silver issues are rare, but bronze coins, without the royal title, occur on Hvar, both ..."
  3. ^ https://www.perseus.tufts.edu/cgi-bin/ptext?lookup=App.+Ill.+2.7, Appian, The Foreign Wars (ed. Horace White) THE ILLYRIAN WARS, The Illyrian vessels attacked the ambassadors on their voyage and slew Cleemporus, the envoy of Issa, and the Roman Coruncanius; the remainder escaped by flight.
  4. ^ Zock, Paul A. (1998). Ancient Rome: An Introductory History. Oklahoma: University of Oklahoma Press. p.99
  5. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, p. 120, ISBN 0-631-19807-5, page 161, "... Gulf of Kotor. The Romans decided that enough had been achieved and hostilities ceased. The consuls handed over Illyria to Demetrius and withdrew the fleet and army to Epidamnus, ..."
  6. ^ Eckstein, Arthur. "Polybius, Demetrius of Pharus and the Origins of the Second Illyrian War." Classical Philology 89, no. 1 (1994): 46–59
  7. ^ Hannibal: A History of the Art of War Among the Carthaginians and Romans Down to the Battle of Pydna, 168 B.C. by Theodore Ayrault Dodge, ISBN 0-306-80654-1, 1995, Page 164, "... Hannibal was anxious to make his descent on Italy before the Romans had got through with the Gallic and Illyrian wars. He had made many preparations to this end, not only in men and material, but in reconnoitring..."
  8. ^ Polybius: The Rise of the Roman Empire, Book 6.16, "Demetrius of Pharos [...] had broken his treaty with the Republic by sailing beyond Lissus with fifty boats..."
  9. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, p. 120, ISBN 0-631-19807-5., Page 163, "Unlike Teuta in 229 BC, Demetrius was prepared for the Roman invasion. He placed a garrison in Dimale (Dimallum), a fortress inland ..."
  10. ^ Polybius: The Rise of the Roman Empire, Book 6.16, "...the Romans dispatched Lucius Aemilius with an army [to face Demetrius]
  11. ^ Polybius: The Rise of the Roman Empire, Book 6.18, "having accepted [Dimale's] submission [...] the consul then sailed to Pharos to attack Demetrius himself..."
  12. ^ Polybius: The Rise of the Roman Empire, Book 6.19, "Demetrius [...] arrived unexpectedly at the court of King Philip of Macedon, where he remained for the rest of his life"
  13. ^ Battles of the Greek and Roman Worlds: A Chronological Compendium of 667 Battles to 31Bc, from the Historians of the Ancient World (Greenhill Historic Series) by John Drogo Montagu, ISBN 1-85367-389-7, 2000, page 47