Shko te përmbajtja

Luftërat osmano-venedikase

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luftërat osmano-venedikase
Pjesë e luftërave osmane në Evropë

Beteja e Lepantos në një pikturë të Paolo Veronese, Gallerie dell'Accademia di Venezia
Vendi
Gjendja Lëshime të shumta territoriale nga të dyja krahët
Territorial
changes
Ndërprerja e përparimit osman në Evropë
Ndërluftuesit
Perandoria Osmane Republika e Venedikut

Luftërat osmano-venedikase qenë një seri luftërash që panë të kundërviheshin me njëra-tjetrën Perandorinë Osmane dhe Republikën e Venedikut midis shekujve të XIV dhe XVIII për kontrollin e Mesdheut Lindor.

Zhvillimet paraprake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga shekulli XIII la Serenissima ishte kthyer në padrone të një perandorie të madhe detareLevantin mesdhetar, Stato da Mar, i përbërë pjesërisht nga zotërimet e marra nga Perandoria Bizantine.

Në gjysmën e dytë të shekullit të XIV, ekspansioni i turqve osmanë kishte patur karakter thelbësisht tokësor dhe, megjithëse fuqia e re lindore përbënte një rrezik për emporet bregdetare bizantine dhe për rrugët tregtare tokësore, mungesa e një fuqie navale osmane nuk përfaqësonte një kërcënim të drejtpërdrejtë për zotërimet veneciane.

Por që nga fillimi i shekullit të XV, osmanët kishin filluar të pajiseshin me një marinë të vetën, duke iu drejtuar aftësive të popujve të nënshtruar bregdetarë, dhe duke çuar në përplasjet e para me flotat e venedikase, si beteja e madhe e zhvilluar përpara Gallipolit në Dardanele, e përfunduar me shkatërrimin e flotës osmane.[1]

Në vitin 1423, në vijim, Venediku kishte marrë kontrollin e qytetit të madh të Selanikut, i dyti i Perandorisë Bizantine, prej një viti nën rrethim nga ana e osmanëve. Qyteti i ishte shitur nga despoti Andronik Paleologu, me shpresën se Venediku do të arrinte ta ruante nga pushtimi mysliman. Venedikasit arritën ta mbanin qytetin deri në mars të vitit 1430, kur përfundimisht u pushtua nga Perandoria Osmane.[2]

Pushtimi i Kostandinopojës në vitin 1453 kishte treguar për herë të parë fuqi të vërtetë navale, përveçse tokësore të Perandorisë Osmane, që kishte arritur të zëvendësonte Perandorinë Bizantine. Republika e Venedikut, megjithëse deri në fund aleate me Perandorinë në shuarje Bizantine, pas rënies së kryeqytetit të vjetër perandorak, nxitoi të tregohej mirëkuptuese me padronët e rinj të Rrugëve Lindore. Më 18 prill 1454, në fakt ambasadori Bartolomeo Marcello nënshkroi me sulltanin Mehmeti II një traktat njohjeje të ndërsjelltë.

Por megjithë fasadën, që nga fillimi bëhej fjalë për një marrëveshje të brishtë, vazhdimisht të kërcënuar nga shkelje të vogla që mundeshin që në çdo çast të shfrytëzoheshin për të shpërthyer një konflikt. Vetë Venediku shpallte hapur nëpërmjet përfaqësuesve të vetë, në një këshill të mbajtur në Mantova në vitin 1460, që marrëveshja ishte arritur nga nevoja për mbrojtjen e interesave në Lindje, por që, kurdoherë që të krijohej një lidhje e krishterë kundër Perandorisë Osmane, venedikasit do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë.

Lufta e parë e viteve 1463-1479

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konflikti i parë midis Republikës së Venedikut dhe Perandorisë Osmane u zhvillua për gjashtëmbëdhjetë vjetë, midis vitit 1463 dhe vitit 1479. Do të fillonte me marrjen e Argosit nga ana e turqve, do të përfundonte pas rezultatesh alternuese, me humbjen nga Serenissima-s edhe të kolonisëNegropontes, një pjesë të Cikladeve, të Limnosit dhe të Arbërisë Venedikase. Megjithatë, humbjet u kompensuan nga marrja e Mbretërisë së Qipros, dorëzuar Venecies nga mbretëresha Ekaterina Kornaro.

Martirizimi i Marcantonio Bragadin, G. Gatteri, 1571

Lufta e dytë e viteve 1499-1503

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta e viteve 1499-1503 çoi në pushtimin turk të fortesave të shumta në Detin Egje dhe të Peloponezit (Morea Veneciane).

Lufta e tretë e viteve 1537-1540

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konflikti, i zhvilluar midis vitit 1537 dhe vitit 1540 çoi në pushtimin osman të pjesës së fundit të Peloponezit. Formohet Lidhja e Shenjtë e vitit 1538 për të kundërshtuar përparimin e Perandorisë Osmane, që kishte bërë aleancë me Francën e Françeskut I, duke dashur ta ndanin Evropën me njëra-tjetrën.

Megjithë qëndresën fitimtare gjatë Rrethimit të Korfuzit nga ana osmane, Lidhja e Shenjtë e kryesuar në det, nga admirali gjenovez Andrea Doria e humbi Betejën e Prevezës kundër Hajredin Barbarosës.

Republika e Venedikut u shtrëngua të fismoste dorëzimin edhe të Ishujve të Cikladeve me përjashtim të Tinosit dhe ishujve Sporade.

Lufta e katërt e viteve 1570-1573 – Lufta e Qipros

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta, e shpërthyer në vitin 1570 nga Selimi II me pushtimin e Mbretërisë së Qipros, koloni veneciane, nxiti krijimin në perëndim të një Lidhjeje të Shenjtë kundër Perandorisë Osmane, ndërmjet Venecies, Papatit, Perandorisë së Shenjtë Romako-Gjermanike dhe Perandorisë Spajolle, me varësitë e saj.

Nga rënia e Nikozisë deri në Rrethimin e gjatë të Famagostës, i përfunduar më 1 gusht 1571 dhe të ndjekur nga masakra brutale e mbrojtësve të qytetit dhe të komandantit Marcantonio Bragadin, pasoi Beteja e Lepantos, në të cilën flota osmane gati u shkatërrua plotësisht.

Mbretëria e Kandias mbrohet nga Luani i Shën Markut në një ikonografi veneciane.

Orvatja e dështuar për të pushtuar Navarinon në vitin 1572, humbja e forcës nga ana e Lidhjes pas fitores, për shkat të ç'isinteresimit të Filipit të II, që i druhej favorizimit të tepërt të Venecies, çoi në një ndërprerje të operazioneve navale, që nuk arritën të rikuperonin as Qipron, as ti shkaktonin dëme të mëtejshme Perandorisë Osmane, flota e të cilës u rindërtua me shpejtësi.

Paqja e firmosur në mars të vitit 1573, konfermoi humbjen e Qipros për Venecien, por la njësoj shenjën e humbjes së pathyeshërisë osmane në det.

Lufta e pestë e viteve 1645-1669 – Lufta e Kandias

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konflikti i gjatë i zhvilluar midis vitit 1645 dhe vitit 1669, u përqëndrua mbi Rrethimin e pafundëm të Kandias, i zgjatur 25 vjetë, qytet ngushtësisht i mbrojtur nga Serenissima, në cilësinë e kryeqytetit të kolonisë së saj më jetësore. Republika e Venedikut i sulmoi në mënyrë të përsëritur osmanët me Ekspeditën Veneciane të Dardaneleve besuar njëri pas tjetrit admiralëve Leonardo Mocenigo, Lazzaro Mocenigo, Lorenzo Marcello dhe Lorenzo Renier. flota osmane me forca më të mëdha u nënshtrua në raste të ndryshme dhe venecianët mundën ti plaçkisnin disa herë brigjet osmane. Pas 3 vjetësh bllokimiNgushticës së Dardaneleve, venecianët qenë të detyruar të tërhiqeshin para një armiku të aftë të humbiste 2 flota të tëra pa u ndalur. Osmanët mundën kështu të rifillonin rrethimin e qytetit të Kandias. Më 5 shtator 1669, pas 20 vjetësh Rrethimi të Kandias, u firmosi dorëzimin, duke fituar nderin e luftës.

Lufta e gjashtë e viteve 1684-1699 – Lufta e Moresë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konflikti i viteve 1684-1699, i vetmi i shpallur nga Venecia kundër Portës së Lartë, çoi në pushtimin venecianMoresë (Peloponezi), gjatë të cilës u shaktërrua gabimisht Partenoni gjatë Rrethimit të Athinës nga venecianët, pasi osmanët e përdornin si depo për municionet e topave. Kapiteni i përgjithshëm i detit u emërua Francesco Morosini, i mbiquajtur Peloponeziaku, për mënyrën e tij dinake në sulmimin e osmanëveDetin Egje. Venecianët arritën të marrin Patrën, kështjellat e Moresë dhe Rumelisë, fortezën e Lepantos, Korintit dhe të gjithë Peloponezin. Pati edhe një orvatje për të ripushtuar Kretën, por venecianët u desh të kënaqeshin me poushtimin e fortesës së Gramvusës.

Doxhi Francesco Morosini (Peloponeziaku) i ofron Venecies ripushtimin e Moresë, Palazzo Ducale, Venecia

Lufta e Shtatë e viteve 1714-1718 – Lufta e dytë e Moresë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konflikti i fundit midis Republikës së Venedikut dhe Perandorisë Osmane u zhvillua midis vitit 1714 dhe vitit 1718. Turqit të paduruar për të rimarrë territoret e humbura gjatë luftës së fundit, i shpallën luftë Serenissima-s. Turqit në një superioritet tepër të madh numerik i detyruan venecianët ta përqëndronin mbrojtjen e tyre në qytetet e Nauplias, Korintit, Malvasias, Modones, Kështjellës së Moresë dhe në dy fortesat e Kielafës dhe Zarnatsë. Mbrojtja nuk e pengoi turqve ta merrnin Peloponezin dhe për më tepër dy fortesat e vetme të Republikës së Venedikut të mbetura në Kretë, Suda dhe Spinalonga do të kapitullonin. Osmanët dhe konsolidimi i mbizotërimit venecianDalmaci.[3]

Kur osmanët mbërritën në Korfuz gjetën Armata Grossa veneciane që i priste. Përleshja zgjati 3 orë, ku osmanët patën humbje më të mëdha. Megjithë sulmet e ndryshme të përsëritura, osmanët u desh të tërhiqeshin. Më 19 korrik 1717 flota veneciane e mbështetur nga një skuadër e përzier me anije portugeze, [[Kalorësit Hospitaler|malteze dhe papale do të niste Betejën e Matapanit. Megjithëse fitues, venecianët nuk qenë në gjendje ta rimerrnin Morenë (Peloponezi). Me Paqen e Pasarovicit, iu dha fund armiqësive. La Serenissima u desh të kënaqej me rimarrjen e Cerigos me aneksimin e bregut të Cerigotos, të aneksimit të Butrintit, Prevezës, VonicësShqipëri dhe kështjellat e pushtuara të Imoskit, Tiskovatzit, Sternicës, Çinistës dhe Rolokut në Dalmaci duke krijuar bashkë me 4 milje perimetër për secilën prej tyre.[4]

  1. Marin Sanudo (1733). Lodovico Antonio Muratori (red.). Rerum Italicarum Scriptores (në latinisht dhe italisht). Vëll. Tomus XXII: Vitae ducum Venetorum. Ex Typographia Societatis Palatinæ in Regia Curia. fq. 905–906.
  2. Nevra Necipoğlu (2009). Byzantium between the Ottomans and the Latins: Politics and Society in the Late Empire (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 48. ISBN 978-0-521-87738-1.
  3. Frederic Chapin Lane (1973). Venice: A Maritime Republic (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 411. ISBN 978-080181460-0.
  4. Josip Ante Soldo (1995). Sinjska krajina u 17. i 18. stoljeću: knjiga prva (në kroatisht). Vëll. 1. Ogranak Matice Hrvatske. ISBN 978-953-96429-0-5.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]