Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
| Lufta Tetëdhjetë Vjeçare, Revolta Holandeze, Lufta Holandeze për Pavarësi | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Luftërat fetare në Evropë dhe Lufta Tridhjetëvjeçare (1621–1648) | |||||||||
Beteja e Gjibraltarit, 1607 | |||||||||
| |||||||||
| Ndërluftuesit | |||||||||
|
Aleatët Evropianë:
Aleatët vendas përtejdetarë (nga vitet 1600) |
Bashkë-luftuesit evropianë: Aleatët vendas përtejdetarë (nga vitet 1600) | ||||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||||
|
| ||||||||
| Fuqia | |||||||||
|
1629:[14] 70,000 ushtarë të rregullt 50,000 milicë 8,500 detarë me 100+ luftanije |
60,000 (fuqia mesatare në Ushtrinë e Flandrës)[15] 88,000 (kulmi i fuqisë në Ushtrinë e Flandrës) | ||||||||
Lufta Holandeze për Pavarësi nga Perandoria Spanjolle quhet shpesh Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (1568–1648). Pesëdhjetë vitet e para (1568 deri në 1618) ishin një luftë vetëm midis Spanjës Katolike dhe rrebelëve protestantë të Vendeve të Ulta. Ai ishte një konflikt ushtarak me elemente fetare të përfshira. Gjatë tridhjetë viteve të fundit (1618–1648) konfliki midis Spanjës dhe Holandës u zhyt në luftën e përgjithshme evropiane, që u bë e njohur si Lufta Tridhjetë Vjeçare.[16] Shtatë provinca rrebele të Holandës në vijim u bashkuan në Bashkimin e Utrecht-it në vitin 1579 dhe formuan Republikën e Shtatë Vendeve të Ulta të Bashkuara (të njohur edhe si "Provincat e Bashkuara"). Akti i Betimit ose Plakkaat van Verlatinghe u nënshkrua më 26 korrik 1581, duke formalizuar deklaratën e pavarësisë së Vendeve të Ulta veriore nga Perandoria Spanjolle. Toleranca fetare ishte një element kyç i ideologjisë së saj politike.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Holanda Habsburge u krijua rrjedhojë e zgjerimit territorial të Dukatit Burgund në shekullin e XIV dhe të XV. Me shuarjen e Dukatit të Burgundisë në vitin 1482, këto toka u trashëguan nga Dera Habsburge, trashëgimtari i të cilës, Karli V u edhe mbret i Spanjës[Shpjegimi 7] dhe perandor i Romës së Shenjtë Gjermanike. duke pushtuar pjesën e mbetur të atyre që do të bëheshin "Shtatëmbëdhjetë Provincat" gjatë Luftërave të Gueldersit (1502–1543) dhe duke kërkuar ti bashkonte këto rajone të ndryshme në një entitet të vetëm politik, Karli aspironte ti kundërvihej Reformimit Protestant dhe ti mbante të gjithë subjektet e tij të bindur ndaj Kishës Katolike.
Mbreti Filipi II i Spanjës, në kapacitetin e tij si sovran i Holandës Habsburge, e vijoi luftën kundër herzisë dhe politikat qëndërzuese të babait të tij, Karlit të V. Qëndresa mes fisnikërisë së moderuar u rrit dhe popullsia (si katolike, ashtu dhe rrebele) e Holandave.[Shpjegimi 8] Këto ndjesi në fillim çuan në protesta paqësore (si nga Kompromisi i Fisnikëve), por që në verën e vitit 1566 do të shpërthenin në protesta të dhunshme nga kalvinistët, e njohur si furia ikonoklastike, (ose Beeldenstorm) përgjatë gjithë Holandave. Guvernatorja e Holandës Habsburge, Margareta e Parmës, ashtu si dhe autoritete më të ulta, i friksoheshin kryengritjes dhe u bënë lëshime të mëtejshme kalvinistëve (si përcaktimi i kishave për audhurimin kalvinist), por në dhjetorin e vitit 1566 dhe fillimit e vitit 1567 filluan betejat e para faktike midis rrebelëve kalvinistë dhe forcave qeverisëse Habsburge, në atë që u bë e njohur si Lufta Tetëdhjetë Vjeçare.[17]
Preludi i luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendet e Ulta ishin një pjesë e çmuar e Perandorisë Spanjolle, veçanërisht pas Traktatit të Cateau-Cambresis në vitin 1559. Ky traktat i jepte fund periudhës dyzet vjeçare të luftës midis Francës
dhe Spanjës
të zhvilluar në Itali nga viti 1521 deri në vitin 1559.[18] Traktati i Cateau-Cambresis ishte pika e kthesës—jo vetëm për fushën e betejës, që kishte qenë Italia, por edhe për Evropën Veriore. Spanja kishte mbajtur trupa në Vendet e Ulta për të qenë të gatshme për të sulmuar Francën nga veriut ashtu si dhe nga jugu.
Me sheshimin e aq shumë çështjeve të rëndësishme midis Francës dhe Spanjës nëpërmjet Traktatit të Cateau-Cambresis, nuk kishte më arsye për ti mbajtur trupat spanjolle në Vendet e Ulta. Kështu, populli i Vendeve të Ulta mund të merej me punët e kohës së paqes. Pasi ata bënë kështu, kuptuan se kishte një kërkesë të madhe për prodhimet e tyre. Peshkimi kishte qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e Ekonomisë së Holandës. Megjithatë, tashmë vetëm peshkimi i harengave do të zinte 2,000 varka që operonin në portet holandeze. Spanja, akoma konsumatori më i mirë i tregtarëve holandezë, po blinte pesëdhjetë anije të mëdha plotë me orendi dhe pajisje shtëpiake nga tregtarët flamandë. Për më tepër, mallrat holandeze prej leshi ishin të dëshiruara kudo. Holanda blinte dhe përpunonte mjaft lesh spanjoll për të shitur katër milionë florinë prodhime leshi nëpërmjet tregtarëve në Bruges. Aq i fuqishëm ishte oreksi holandez për lesh të papërpunuar në atë kohë, sa ata blinin afërsisht po aq lesh anglez sa dhe lesh spanjoll. Tregtia tërësore me Anglinë vetëm arrinte në 24 milionë florinë. Shumë nga eksportet shkonin në Angli duke rezultuar në fitim të pastër për holandezët, për shkak se mallrat e eksportuara ishin të manifakturës së tyre. Vendet e Ulta sapo po nisnin të hynin në Epokën e Artë. Brabanti dhe Flandra ishin pjesët më të pasura dhe të lulëzuara të Republikës Holandeze në atë kohë.[19] Holanda ishte një nga vendet më të pasura në botë. Popullsia në vitin 1560 arrinte në 3 milionë banorë, me 25 qytete me 10,000 banorë ose më shumë, prania më e madhe urbane në Evropë me distancë; me qendrën tregtare dhe financiare të Antverpenit që ishte veçanërisht e rëndësishme (me një popullsi prej 100,000 banorësh). Spanja nuk mund ta përballonte humbjen e këtij territori të pasur, as të lejonte që ai të ikte nga kontrolli katolik. Në këtë mënyrë do të fillonin 80 vite luftë.
Një katolik i devotshëm, Filipi ishte i befasuar nga suksesi i Reformacionit në Vendet e Ulta, të cilat kishin çuar në një numër në rritje të kalvinistëve. Përpjekjet e tij për ta shtrënguar përndjekjen fetare të protestantëve dhe qendërzimi i qeverisë nga ai, zbatimin e ligjit dhe vjeljen e taksave, e bënë atë jo popullor dhe çuan në një revoltë. Fernando Alvarez de Toledo, duka i Albës, u dërgua me një Ushtri Spanjolle për të ndëshkuar holandezët e pabindur në vitin 1567.[20]
Rezistenca e vetme që duka i Albës hasi në marshimin e tij përmes Vendeve të Ulta ishin fisnikët Lamoral, konti i Egmontit; Filipi i Montmorencit, konti i Hornit dhe të tjerë. Me afrimin e dukës së Albës dhe Ushtrisë Spanjolle, Uilliami i Heshtur i Oranzhit u largua në Gjermani me tre vëllezërit dhe të gjithë familjen e tij më 11 prill 1567. Duka i Albës kërkoi ti takonte dhe të bisedonte me fisnikët që tani përballeshin me të me ushtri. Megjithatë, kur fisnikët mbërritën në Bruksel ata u arrestuan të gjithë dhe konti i Egmontit dhe ai i Hornit u ekzekutuan.[20] Duka i Albës pastaj revokoi të gjitha traktatet e mëparshme që Margareta, Dukesha e Parmës kishte nënshkruar me protestantët e Vendeve të Ulta, duke themeluar inkuizicionin për të shtrënguar zbatimin e dekreteve të Koncilit të Trentos.

Lufta 1568–1648
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta Holandeze për Pavarësi nga Perandoria Spanjolle quhet shpesh Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (1568–1648). Pesëdhjetë vitet e para (1568 deri në 1618) ishin një luftë vetëm midis Spanjës Katolike dhe rrebelëve protestantë të Vendeve të Ulta. Ai ishte një konflikt ushtarak me elemente fetare të përfshira. Gjatë tridhjetë viteve të fundit (1618–1648) konfliki midis Spanjës dhe Holandës u zhyt në luftën e përgjithshme evropiane, që u bë e njohur si Lufta Tridhjetë Vjeçare.[21] Shtatë provinca rrebele të Holandës në vijim u bashkuan në Bashkimin e Utrecht-it në vitin 1579 dhe formuan Republikën e Shtatë Vendeve të Ulta të Bashkuara (të njohur edhe si "Provincat e Bashkuara"). Akti i Betimit ose Plakkaat van Verlatinghe u nënshkrua më 26 korrik 1581, duke formalizuar deklaratën e pavarësisë së Vendeve të Ulta veriore nga Perandoria Spanjolle. Toleranca fetare ishte një element kyç i ideologjisë së saj politike.

Uilliami i Oranzhit (1533–1584), themeluesi i familjes mbretërore holandeze, i drejtoi holandezët gjatë pjesës së parë të luftës. Vitet më të para qenë një sukses për trupat spanjolle. Megjithatë, holandezët kundërvepruan ndaj rrethimeve pasuese në Holland. Në nëntor dhe dhjetor të vitit 1572, të gjithë qytetarët e Zutphen-it dhe Naardenit u masakruan nga spanjollët. Nga 11 dhjetori i atij viti qyteti i Haarlemit u rrethua, duke e mbajtur për shtatë muaj, deri më 13 korrik 1573. Oudewater-i u pushtua nga spanjollët më 7 gusht 1575 dhe shumica e banorëve të tij u vranë. Maastricht-i u rrethua, plaçkit dhe shkatërrua dy herë njëra pas tjetrës (në vitet 1576 dhe 1579) nga spanjollët.
Në një luftë gjerësisht rrethimesh në vend të betejave, guvernatori i përgjithshëm Alessandro Farnese provoi trimërinë e tij. Strategjia e tij ishte të ofronte terma bujare për dorëzimin e një qyteti: aty nuk do të kishte më masakra ose plaçkitje; privilegjet historike urbane mbaheshin; do të kishte një falje të plotë dhe amnisti; rikthimi në Kishën Katolike do të ishte gradual. Katolikët konservatorë në jug dhe lindje mbështetën spanjollët. Farnese rimori Antverpenin dhe gati të gjithë atë që do të bëhej Belgjika.[22] Shumica e territorit holandisht-folës në Vendet e Ulta u morë nga Spanja, por jo në Flandër, e cila edhe sot mbetet pjesë e Belgjikës. Flandra ishte territori më radikal anti-spanjoll. Shumë flamandë u larguan në Holland, mes tyre gjysma e popullsisë së Antverpenit, 3/4 e Bruges dhe Gent dhe të gjithë popullsinë e Nieuwpoort, Dunkerque dhe zonën rurale.[23] Fushata e tij e suksesshme u dha katolikëve kontrollin e gjysmës së poshtme të Vendeve të Ulta, duke qenë pjesë e Kundër-Reformimit Katolik.

Armëpushimi Dymbëdhjetë Vjeçar (1609–1621)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Militarizimi e mbizotëroi dhe e pakësoi tregtinë, duke i vendosur si Spanjën, ashtu dhe Republikën Holandeze nën shtrëngesa financire. Për të lehtësuar kushtet, më 9 prill 1609 u nënshkrua një armëpushtim në Antverpen, duke shënuar fundin e Revoltës Holandeze dhe fillimin e Armëpushtimit Dymbëdhjetë Vjeçar. Përfundimi i këtij armëpushimi ishte një goditje e rëndësishme diplomatike për avokatin e Hollandës, Johan van Oldenbarnevelt, pasi duke nënshkruar paktin, Spanja njihte formalisht pavarësinë e Republikës.[24] Në Spanjë armëpushimi u pa si një poshtërim i madh dhe ajo vuajti një mundje politike, ushtarake dhe ideologjike, dhe rënia e prestigjit të saj qe e madhe.[25] Mbyllja e qarkullimit në lumin Scheldt dhe nga Antverpeni, si dhe pranimi i operacioneve komerciale holandeze në itineraret koloniale detare spanjolle dhe portugeze ishin vetëm pak pika që Spanja i konsideroi të kritikueshme.[26]
Megjithëse ishte paqe në nivelin ndërkombëtar, paqëndrueshmëria politike përfshiu punët e brendshme holandeze. Ajo që filloi si një debat teologjik rezultoi në trazira midis Remonstrantëve (Arminianët) dhe Kundër-Remonstrantëve (Gomaristët). Në përgjithësi, regjentët do të mbështesnin të parët dhe qytetarët të dytët. Do të përfshihej edhe qeveria, me Oldenbarneveltin që mori anën e Remonstrantëve, ndërsa stadtholderi Maurisi i Nasaut, atë të kundërshtarëve. Në fund, Sinodi i Dortit i dënoi Remonstrantët për herezi dhe i shkishëroi atë nga Kisha Publike Kombëtare. Van Oldenbarnevelti u dënua me vdekje, bashkë me aleatin e tij, Gilles van Ledenberg, ndërsa dy aleatë të tjerë remonstrantë, Rombout Hogerbeets dhe Hugo Grotius u dënuan me burgim të përjetshëm.[27]
Faza fundore (1621-1648)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta vazhdoi edhe për një gjysmë shekulli tjetër, por luftimi kryesor kishte mbaruar. Paqja e Vestfalisë, e nënshkruar në vitin 1648, konfirmoi pavarësinë e Provincave të Bashkuara nga Spanja. Holandezët nisën të zhvillonin një identitet kombëtar, duke nisur nga shekulli XV, por zyrtarisht ata mbetën një pjesë e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake deri në vitin 1648. Identiteti kombëtar u formua kryesisht nga provinca që banorët vinin. Provinca e Hollandës ishte provinca më e rëndësishme me distancë nga të tjerat.

Hyrje
[Redakto nëpërmjet kodit]Lufta Tridhjetevjeçare (1618-1648 ishte një konflikt për hegjemoni ose Ekuilibrin e Fuqive midis fuqive evropiane të asaj kohe, si dhe një luftë fetare. Në rrafshin fetar, lufta u zhvillua ne rajonin e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake, midis Lidhjes Katolike dhe Bashkimit Protestant, ndërsa në rrafshin evropian, midis Habsburgërve dhe Francezëve. Hapsburgët kishin bërë aleancë me Austrinë dhe Spanjën kundër Francës, Holandës, Danimarkës dhe Suedisë.
Lufta nuk zgjati 30 vjet, siç mund të mendohet nga emërtimi që i është vënë asaj. Kjo periudhë kohore, pra prej 24 tetorit të vitit 1618 deri më 24 tetor 1648, përmban të paktën 13 luftëra dhe 10 marrëveshje paqeje. Lufta e tridhjetë-vjetëve solli një përfytyrim tjetër për luftën, sidomos për sa i përket humbjeve në popullsinë civile. Edhe pse fushëbetejat ndodheshin kryesisht në Gjermaninë e sotme, këto luftëra ishin çështje të gjithe principatave dhe shteteve evropiane të asaj kohe. Suedezë, francezë, spanjollë, holandezë dhe gjermanë luftuan kundër njëri-tjetrit. Qëllimet e luftës ishin fillimisht të natyrës fetare, si mbi besimin, konfesionin (Katolicizmi kundër Protestantizmit), fenë etj. Por edhe interesat ekonomike luajtën një rol të rëndësishëm, kështu njerëzit vrisnin vëllezërit e tyre, familjarët e bashkëfshatarët nën pretekstin e besimit, por në thelb të konfliktit ishin interesat ekonomike. Hapësira e luftës u zgjerua nga fushëbetejat dhe perfshiu qytete, fshatra dhe komunitete të tëra, çfarë solli një kaos total dhe një luftë shkatërrimtare, sidomos në zonat e Gjermanisë së sotme. Kjo luftë solli zhdukjen e 1/3-ës së popullsisë në Gjermaninë jugore. Nga vlerësimet ekonomike të kohës mendohet se janë dashur gati 100 vjetë që të rekuperoheshin dëmet materiale që solli lufta. Lufta e tridhjetevjeteve mbaroi me nënshkrimin e Paqes së Vestfalisë më 24 tetor të vitit 1648.
Shkaqet dhe Arsyet
[Redakto nëpërmjet kodit]Arsyet kryesore të luftës ishin të shumta. Motivet e atyre që luftonin nuk ishin vetëm fetare, porse edhe kanosja nga uria dhe varfëria, të cilat shkaktonin dëshpërim dhe humbjen e shpresës në popullsi. Në vitet 70 të shekullit XVI pllakosi uria në të gjithë Europën, si pasojë e asaj që sot quhet epoka e vogël e akullnajave, pra një ndryshim i menjëhershëm i klimës, që solli me vete acare në dimër dhe shira në verë. Kjo klimë shkaktoi dëme të konsiderueshme në të korra, e cila ndikoi shumë mbi popullsinë europiane, duke sjellë periudha të gjata urie dhe një varfërim të ndjeshëm të popullsisë. Perandoria e Shenjtë Romake u prek shumë nga kjo katastrofë. Popullsia e perandorisë filloi të emigronte për shkak të urisë duke u vendosur kryesisht në vendet e populluara nga protestantët, të cilët jetonin në kushte politike tepër liberale (liria e besimit filloi që me nënshkrimin e traktatit të Lirisë Fetare, mbas Reformacionit në vitin 1555). Si pasojë e lëvizjes masive të popullsisë gjatë viteve 1570 deri në vitin 1618, pati një rritje të popullsisë nga 15 në 19 milionë banorë. Sistemi ekonomik i qyteteve filloi të rrënohej, pasi pjesa më e madhe e të ardhurave duhej shpenzuar për ushqimin bazë. Kjo solli që shumë zejtarë e të tjerë profesionistë të ngelnin pa punë dhe falimentonin. Nga ana tjetër spekulantët ngritën çmimet e drithërave, nga të cilat përfituan feudalët, pronarët e tokave, mullixhnjtë etj.
Një shkak tjetër ishte besimi dhe perkatësia fetare. Njerëzit, pasi iu kthyen kishës për shpëtim e gjetën veten e tyre të braktisur, pasi peshkopët dhe Papa përçuan mesazhin se tanimë po vinte fundi i botës, dhe se njerëzit duhet të përgatiteshin për Apokalipsin, gjë që do të sillte zhdukjen e njerëzimit. Komunitetet fetare vetë ishin të perçara edhe mes tyre. Edhe pse mbas nënshkrimit të marrëveshjes mbi Lirinë Fetare në vitin 1555 në Augsburg, garantohej liria fetare, njerëzit nuk ishin të lirë të zgjidhnin, porse vlente motoja: i kujt është vendi, atë besim edhe do të marri (cuius regio, eius religio). Ishin princërit që zgjidhnin përkatësinë fetare të nënshtetasve të tyre. Ndërsa mbreti nuk kishte asnjë fuqi mbi kishën. Ata që donin t'i përkisnin një konfesioni tjetër largoheshin nga ai vend. Mirëpo duke mos qenë e vendosur se cila nga këto besime ishte i vërtetë, plasën konfliktet midis qyteteve të përkatësive të ndryshme konfesionale. Kush pretendonte se ishte duke mbajtur flamurin e së vertetës, besonte se tjetri ishte në gabim, dhe si i tillë duhej ndrequr ose eliminuar. Me kohën nga këto dy pozicione të kundërta konfesionale u zhvilluan dy fronte lufte, në njërën anë katolikët, ndërsa në tjetrën evangjelikët (protestantët). Mbreti gjerman mundohej t'i bashkonte palët në një marrëveshje, porse tensionet midis kundërshtarëve arritën kulmin kur edhe mbreti mori një anë. Për t'a kuptuar këtë më mirë duhet kuptuar sistemi politik gjerman i asaj kohe.
Perandoria e Shenjtë Romake ishte në vetvete një komunitet i grupuar për një qëllim të caktuar, i përbërë prej qytet-shtetesh dhe shtetesh, të cilat udhehiqeshin nga mbreti (kaizeri). Ky financonte edhe shpenzimet për administratën, mbrotjen dhe sigurinë e paqes dhe të drejtesisë. Kështu që mbreti ishte një aktor kryesor në këtë zhvillim.
Si arsye përmendet konflikti midis dy konfesioneve, ndërsa si shkak për momentin shërbeu qyteti Donauwörth-it. Në këtë qytet duke qenë se shumica ishin protestantë, nuk lejuan zhvillimin e procesionit të një manastiri katolik, i cili ndodhej në atë qytet. Edhe pse mbreti e kundërshtoi këtë vendim, banorët e qytetit nuk e lejojuan zhvillimin e procesionit. Mbreti ndërhyri, mori në adminstrim qytetin dhe duke anashkaluar kompetencat e tij, urdhrin për ekzekutimin e procesionit ia dha një duke katolik (Maximiliani i Bavarisë, duke injoruar pushtetarin protetant). Kjo solli zemërimin e protestantëve, të cilët menduan se u braktisën nga mbreti në kërkesat e tyre. Evangjelikët i kërkuan mbretit të respektonte marrëveshjen e Augsburgut mbi lirinë e besimit, por mbreti nuk pa këtu asnjë shkelje të kompetencave të tij. Më pas protestantët e mohuan pushtetin e mbretit dhe vendosin të njohin një tjetër në vend të tij.
Lufta
[Redakto nëpërmjet kodit]Në të njëjtin vit qytetet protestante themeluan lidhjen (federatën) e tyre: Bashkimin Protestant (Protestantische Union), për të mbrojtur interesat e tyre kundrejt forcës më të madhe katolike. Një vit më vonë, nën udhëheqjen e dukës së Bavarisë, Maximilianit, themelohet edhe Lidhja Katolike (Katholische Liga). Bashkimi Protestant arriti me sukses të ndërtonte aleancë me Anglinë (1612) dhe me Holandën (1613), gjithashtu hyn në tratativa me Francën, Savojën dhe Suedinë. Por pas pak kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve brenda grupimit, Bashkimi Protestant nuk qe më në gjendje të fliste njëzëri (gjatë mbledhjes së Bashkimit, 1617) dhe të merte vendime ushtarake apo politike. Ndërsa Lidhja Katolike ishte më e qëndrueshme, pasi interesat e pjesëtarëve ishin më të perputhshme. Gjendja financiare ishte rezultat i ndërhyrjes së papës edhe më e mirë se ajo e Bashkimit.
Përpara se të dyja palët të luftonin njëra-tjetrën, mbreti ndërmori edhe një përpjekje për t'i paqëtuar. Në vitin 1618 mbreti i solli palët kundërshtare në një mbledhje (Regensburg), por problemet e vjetra të debatit (ankesat e protestantëve, paqja fetare) ngelën pa zgjidhje. Duke qenë se edhe shumica e Lidhjes Katolike tregohet jo-tolerante dhe kështu nuk gjendet asnjë rrugë shpëtimi. Mbledhja u shty për vitin tjetër, por do të realizohej përfundimisht në vitin 1640. Fuçia e barutit shpërthen.
Gjatë periudhës 30-vjeçare u zhvilluan 4 konflikte kryesore njëri pas tjetrit. Keto u zhvilluan midis fuqive kryesore të mbretit, kundër atyre të Habsburgerve, luftërat quhen nga historianët si luftërat e palatinëve kundër bohemëve, danezëve dhe holandezëve, Lufta e Suedisë dhe lufta Franko-Suedeze. Gjatë konfliktit pati dy përpjekje për t'a ndaluar luftën, Paqja e Lybekut (Luebeck 1629) dhe Paqja e Pragës (1635), të cilat ishin të pasukseshme, pasi nuk morën parasysh interesat e palëve kundërshtare. Paqja u realizua më vonë në Kongresin e Paqes në Mynster dhe Osnabruk (Münster, Osnabrück 1641-1648).
Përfundimi dhe pasojat
[Redakto nëpërmjet kodit]Pasojat qe solli paqja ishin jo vetëm pozitive porse edhe negative, sidomos për Gjermaninë, e cila humbi qytet-portet kryesore dhe u izolua krejtesisht nga pjesa tjetër e Europës, copëzimi në principata dhe pushtimi nga Suedia dhe Franca u bë shkak edhe për themelimin e mëvonshëm të shtetit-komb gjerman.
Katolikët në Holandë ishin një pakicë e paligjshme që ishte shtypur nga kalvinistët. Pas vitit 1572, gjithësesi, ata bënë një kthim mbresëlënës (gjithashtu si pjesë e Kundër-Reformimit katolik), duke formuar seminare, duke reformuar kishën e tyre dhe duke dërguar misionarë në distriktet protestante. Laikët shpesh morën drejtimin; qeveria kalviniste shpesh i arrestonte ose shqetësonte priftërinjtë që dukeshin tepër efektivë. Numri i katolikëve u stabilizua në rreth një të tretën e popullsisë në Vendet e Ulta; ata ishin më të fortë në jug-lindje.[28][29]
- Galeri pamjesh nga lufta
- Filipi II, mbreti i Spanjës, qorton Uilliamin e I, princin e Oranzhit, në Vlisingen gjatë largimit të tij nga Holandat në v. 1559. Pikturë e Cornelis Kruseman.
- Furia ikonoklaste në një kishë, 1566, pikt. e Dirck van Delen, 1630
- Marja e Den Brielit në v. 1572, pikt. e Anthonie Waldorp
- Rrethimi i Alkmarit, pikt. e Herman Frederik Carel ten Kate, 1573
- El milagro de Empel, pikt. e Augusto Ferrer-Dalmau.
- Beteja e Deteve të Ngushtë, pikt. e Hendrick Cornelisz Vroom.
- Stadtholderi Mauris i Nasaut gjatë Betejës së Nieuwpoort-it, 1600, një fitore taktike e holandezëve
- Dorëzimi i Bredës, pikt. e Diego Velázquez.
- Një betejë kalorësie, pikt. e Jan Martszen de Jonge.
- Një skenë beteje nga Lufta Tetëdhjetë Vjeçare, pikt. e Jan Martszen de Jonge.
- Përpara Betejës së Dunave, pikt. e Reinier Nooms.
- Betimi për ratifikimin e Traktatit të Mynsterit, pikt. e Gerard ter Borch, 1648
- Kremtimi i Paqes së Mynsterit në selinë e Rojës Civile, Amsterdam, pikt. e Bartholomeus van der Holst dhe Jan Vos, 1648
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parahistoria e Holandës
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Piktura e hershme holandeze
- Rilindja në Vendet e Ulta
- Piktura holandeze dhe flamande e Rilindjes
- Hapsburgët
- Perandoria Spanjolle
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Armada Spanjolle
- Perandoria Koloniale Holandeze
- Epoka e Artë Holandeze
- Holanda Spanjolle
- Monarkia Hapsburge
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Holanda Austriake
- Republika Batave
- Holanda Napoleonike
- Perandoria Austriake
- Austro-Hungaria
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Revolucioni Belg
- Historia e Belgjikës
- Historia e Holandës
- Vendet e Ulëta
- Beneluksi
- Holland
- Flandra
- Luksemburgu
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Organizata politike e sapo krijuar e arritur nga provincat veriore rrebele me Bashkimin e Utrehtit më 23 janar 1579, do të ndiqej nga Akti i Betimit më 26 korrik 1581, duke shpallur de fakto pavarësinë nga Spanja, për tu bërë më në fund një republikë duke miratuar Deduksionin e Vrankenit më 12 prill 1588.
- ↑ Me paqësimin e Ghentit më 8 nëntor 1576, Shtetet e Përgjithshme të Shtatëmbëdhjetë Provincave, përveçLuksemburgut, arritën të artikulonin një rrebelim katoliko-protestant të bashkuar politik dhe ushtarak kundër qeverisë perandorake spanjolle. Por rrethana të ndryshme politike, fetare dhe ushtarake bënë që ky bashkim të prishej në vitin 1579, vitin në të cilin Holandat u ndanë më dysh, me provincat katolike të jugut që u lidhën në Bashkimin e Arrasit më 6 janar dhe provincat protestante të veriut (në terma të përgjithshme) në Bashkimin e Utrehtit më 23 janar. Provincat jugore do të ishin përsëri nën orbitën e qeverisë spanjolle, ndërsa provincat veriore do të riafirmonin aleancën e tyre politiko-ushtarake kundër Spanjës.
- ↑ Provincat rrebele të Holandave arritën të formojnë një kryengritje të përbashkët politike-ushtarake kundër Spanjës pas Pacifikimit të Ghentit më 8 nëntor 1576.
- ↑ Në vitin 1576, Shtetet e Përgjithshme thirrën, me sugjerim të Uilliamit të Heshtur, Francisin, duka Anzhu, të kërkonin mbrojtjen e tij. Në vitin 1578 Anzhuinët ndërhynë me një ushtri franceze në jug të Holandës, por nuk arritën rezultatet e pritura dhe u tërhoqën. Në vitet në vijim ai e pushtoi përsëri Holandën jugore dhe më 23 janar 1581 u ratifikua Traktati i Plessis-les-Tours midis Anzhuinëve dhe Shteteve të Përgjithshme për të pranuar mbretërimin e tij në rajon. Ndërhyrja e tij në Holandë përfundoi në vitin 1583, pas mjaft humbjeve të forcave të tij.
- ↑ Pas shpërthimit të Rrebelimit Portuguese në vitin 1640, më 12 qershor 1641, duke e përkeqësuar gjendjen e Spanjës, u arrit një armëpushim dhe marrëveshje aleance midis Republikës Holandeze dhe Portugalisë me Traktatin e Hagës. Por kjo marrëveshje ishte e kufizuar vetëm në Evropë, duke e vijuar kështu përplasjen midis Holandës dhe Portugalisë te kolonitë.
- ↑ Gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare, Perandoria e Romës së Shenjtë Gjermanike mbështeti Spanjën me forca perandorake në frontin e Vendeve të Ulta në vitet 1629, 1632 dhe 1635, megjithëse ajo nuk zhvilloi kurrë luftë drejtpërdrejtë kundër Republikës Holandeze.
- ↑ Kostitucionalisht, Kurorat e Kastiljes dhe Aragonës nuk do të bashkoheshin në Mbretërinë e Spanjës deri në dekretin e Nueva Plata-s 1707–1716 dhe formalisht Karli mbretëroi si Karli I i Kastiljes dhe Aragonës (ndonjëherë të quajtura informalisht "Spanjë"). Por për historiografinë, ai përgjithësisht është i njohur si perandori Karli V.
- ↑ Përveç se nëse paraqitet ndryshe, "Netherlands" dhe "Netherlandish" këtu i referohen të gjithë rajonit të Holandës Habsburge dhe banorëve të saj (duke përfshirë Belgjikën dhe Luksemburgun modern si dhe disa pjesë të Francës veriore, por duke përjashtuar zona si Principata e Liezhit), ndërsa "Republika Daçe" dhe "Daç" i referohen vendit, tani të njohur si Holandë dhe banorëve të saj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Hollis Michael Tarver Denova; Emily Slape (2016). The Spanish Empire: A Historical Encyclopedia (në anglisht). Bloomsbury Academic. fq. 71. ISBN 978-161069421-6.
- ↑ Simon Groenveld (2009). Unie – Bestand – Vrede. Drie fundamentele wetten van de Republik der Verenigde Nederlanden (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 10–11. ISBN 978-908704127-4.
- ↑ Simon Groenveld (2009). Unie – Bestand – Vrede. Drie fundamentele wetten van de Republiek der Verenigde Nederlanden (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 16–17. ISBN 978-908704127-4.
- ↑ Simon Groenveld (2009). Unie – Bestand – Vrede. Drie fundamentele wetten van de Republiek der Verenigde Nederlanden (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 18–19. ISBN 978-908704127-4.
- ↑ Simon Groenveld (2009). Unie – Bestand – Vrede. Drie fundamentele wetten van de Republiek der Verenigde Nederlanden (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. fq. 21. ISBN 978-908704127-4.
- 1 2 Anton van der Lem (1995). "4. Het Nederland of Belgium nostrum". De Opstand in de Nederlanden (1555–1648) (në holandisht). Uitgeverij Kosmos / Universiteti i Leidenit. Kapitulli 4. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2024. Marrë më 28 korrik 2022.
- ↑ André Marek y Villarino de Brugge (2020). Alessandro Farnese: Prince of Parma: Governor-General of the Netherlands (1545–1592) (në anglisht). Vëll. 2. 1578–1582. Amazon Digital Services LLC. fq. 95–124. ISBN 979-868756313-0.
- ↑ Anton van der Lem (1995). De Opstand in de Nederlanden (në holandisht). Uitgeverij Kosmos / Universiteti i Leidenit. Kapitulli 5. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2024. Marrë më 28 korrik 2022.
- ↑ Gallegos Vázquez, Federico (2014). "La dimensión internacional de la guerra de los Países Bajos". Guerra, derecho y política: Aproximaciones a una interacción inevitable (në spanjisht): 45–64. ISBN 978-84-617-1675-3. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2023. Marrë më 10 tetor 2023.
- ↑ "Francisco de Alençon". Diccionario Biográfico Español (në spanjisht). Real Academia de la Historia. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2024. Marrë më 10 tetor 2023.
- ↑ Fernández Duro, Cesáreo (1900). Armada española desde la unión de los reinos de Castilla y Aragón (në spanjisht). Vëll. 4. Madrid: Instituto de Historia y Cultura Naval. fq. 269. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2023. Marrë më 10 tetor 2023.
- ↑ Aleixandre Tena, Francisca (1967). "La revolución portuguesa de 1640". Saitabi: Revista de la Facultat de Geografia i Història (në spanjisht) (17). Valencia: 95–96. ISSN 0210-9980. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2023. Marrë më 10 tetor 2023.
- ↑ van Nimwegen, Olaf (2010). "5. The Republic Escalates Her War Effort (1610-1634) – 6. Warfare Hits a Strategic Ceiling (1635-1648)". The Dutch Army and the Military Revolutions, 1588-1688 (në anglisht). Woodbridge, M.B.: The Boydell Press. fq. 217–234, 247–248. ISBN 978-1-84383-575-2.
- ↑ Peter Hamish Wilson (2009). Europe's Tragedy: A History of the Thirty Years War (në anglisht). Allen Lane. fq. 434. ISBN 978-071399592-3.
- ↑ Jan Glete (2002). "The Rise of Permanent Armies and Navies". War and the State in Early Modern Europe: Spain, the Dutch Republic and Sweden as Fiscal-Military States, 1500-1660 (në anglisht). Routledge. fq. 30-38. ISBN 978-0-415-22644-8.
- ↑ Geoffrey Parker, red. (1988). The Thirty Years' War (në anglisht). Nju Jork: Military Heritage Press. fq. 2. ISBN 978-0-88029296-2.
- ↑ "Tachtigjarige Oorlog §1. Historische problematiek". Encarta Encyclopedie Winkler Prins (në holandisht). Microsoft Corporation/Het Spectrum. 1993–2002.
- ↑ Albert Léon Guérard (1959). France: A Modern History (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 134–136.
- ↑ Thomas Colley Grattan (1907). "Condition of the Netherlands Under Philip II – Commencement of the Revolution 1566". përmbledhur nga Walter Harold Claflin; Elbert Jay Benton (red.). History of Nations: Holland and Belgium (në anglisht). Nju Jork: J. D. Morris. fq. 72–74, 103–105.
- 1 2 John Lothrop Motley (1855). The Rise of the Dutch Republic: A History (në anglisht). Nju Jork: Harper & Brothers. fq. 106–115, 121, 122, 207, 213.
- ↑ Geoffrey Parker, red. (1988). The Thirty Years' War (në anglisht). Nju Jork: Military Heritage Press. fq. 2. ISBN 978-0-88029296-2.
- ↑ Violet Soen (2012). "Reconquista and Reconciliation in the Dutch Revolt: The Campaign of Governor-General Alexander Farnese (1578–1592)". Journal of Early Modern History (në anglisht). 16 (1): 1–22. doi:10.1163/157006512X620627.
- ↑ Bart de Groof (1993). "Alexander Farnese and the Origins of Modern Belgium". Bulletin de l'Institut Historique Belge de Rome (në anglisht). 63: 195–219.
- ↑ Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477-1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 399–405. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Lynch, John (1981). Spain Under the Habsburgs (në anglisht). Vëll. 2. Spain and America, 1598–1700. Basil Blackwell. fq. 42. ISBN 978-063112702-4.
- ↑ Lindquist, Thea L. (2001). The Politics of Diplomacy: The Palatinate and Anglo-Imperial Relations in the Thirty Years' War (në anglisht). University of Wisconsin–Madison. fq. 98–99. OCLC 49797091.
- ↑ Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477-1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 458–459. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Charles H. Parker (2008). Faith on the Margins: Catholics and Catholicism in the Dutch Golden Age (në anglisht). Kembrixh, Masaçusets; Londër: Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02662-9.
- ↑ Peter-Paul Koch. "II. Kuyper's World". Dutch Politics – A Primer for Foreigners (në anglisht). Quirksmode.org.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- André Marek y Villarino de Brugge (2020). Alessandro Farnese: Prince of Parma: Governor-General of the Netherlands (1545–1592) (në anglisht). Vëll. 2. 1578–1582. Amazon Digital Services LLC. ISBN 979-868756313-0.
- Hollis Michael Tarver Denova; Emily Slape (2016). The Spanish Empire: A Historical Encyclopedia (në anglisht). Bloomsbury Academic. ISBN 978-161069421-6.
- Fernández Duro, Cesáreo (1900). Armada española desde la unión de los reinos de Castilla y Aragón (në spanjisht). Vëll. 4. Madrid: Instituto de Historia y Cultura Naval. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2023. Marrë më 10 tetor 2023.
- "Tachtigjarige Oorlog §1. Historische problematiek". Encarta Encyclopedie Winkler Prins (në holandisht). Microsoft Corporation/Het Spectrum. 1993–2002.
- Jan Glete (2002). "The Rise of Permanent Armies and Navies". War and the State in Early Modern Europe: Spain, the Dutch Republic and Sweden as Fiscal-Military States, 1500-1660 (në anglisht). Routledge. fq. 30-38. ISBN 978-0-415-22644-8.
- Thomas Colley Grattan (1907). "Condition of the Netherlands Under Philip II – Commencement of the Revolution 1566". përmbledhur nga Walter Harold Claflin; Elbert Jay Benton (red.). History of Nations: Holland and Belgium (në anglisht). Nju Jork: J. D. Morris. fq. 67–84, 85–115.
- Simon Groenveld (2009). Unie – Bestaqnd – Vrede. Drie fundamentele wetten van de Republik der Verenigde Nederlanden (në holandisht). Hilversum: Uitgeverij Verloren. ISBN 978-908704127-4.
- Bart de Groof (1993). "Alexander Farnese and the Origins of Modern Belgium". Bulletin de l'Institut Historique Belge de Rome (në anglisht). 63: 195–219.
- Albert Léon Guérard (1959). France: A Modern History (në anglisht). University of Michigan Press.
- Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477-1806 (në anglisht). Claredon Press. ISBN 978-0-19-873072-9.
- Peter-Paul Koch. "II. Kuyper's World". Dutch Politics – A Primer for Foreigners (në anglisht). Quirksmode.org.
- Anton van der Lem (1995). "4. Het Nederland of Belgium nostrum". De Opstand in de Nederlanden (1555–1648) (në holandisht). Uitgeverij Kosmos / Universiteti i Leidenit. Kapitulli 4. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2024. Marrë më 28 korrik 2022.
- Anton van der Lem (1995). De Opstand in de Nederlanden (në holandisht). Uitgeverij Kosmos / Universiteti i Leidenit. Kapitulli 5. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2024. Marrë më 28 korrik 2022.
- Lindquist, Thea L. (2001). The Politics of Diplomacy: The Palatinate and Anglo-Imperial Relations in the Thirty Years' War (në anglisht). University of Wisconsin–Madison. OCLC 49797091.
- Lynch, John (1981). Spain Under the Habsburgs (në anglisht). Vëll. 2. Spain and America, 1598–1700. Basil Blackwell. ISBN 978-063112702-4.
- John Lothrop Motley (1855). The Rise of the Dutch Republic: A History (në anglisht). Nju Jork: Harper & Brothers.
- van Nimwegen, Olaf (2010). "5. The Republic Escalates Her War Effort (1610-1634) – 6. Warfare Hits a Strategic Ceiling (1635-1648)". The Dutch Army and the Military Revolutions, 1588-1688 (në anglisht). Woodbridge, M.B.: The Boydell Press. fq. 201–288. ISBN 978-1-84383-575-2.
- Geoffrey Parker, red. (1988). The Thirty Years' War (në anglisht). Nju Jork: Military Heritage Press. ISBN 978-0-88029296-2.
- Charles H. Parker (2008). Faith on the Margins: Catholics and Catholicism in the Dutch Golden Age (në anglisht). Kembrixh, Masaçusets; Londër: Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02662-9.
- Violet Soen (2012). "Reconquista and Reconciliation in the Dutch Revolt: The Campaign of Governor-General Alexander Farnese (1578–1592)". Journal of Early Modern History (në anglisht). 16 (1): 1–22. doi:10.1163/157006512X620627.
- Aleixandre Tena, Francisca (1967). "La revolución portuguesa de 1640". Saitabi: Revista de la Facultat de Geografia i Història (në spanjisht) (17). Valencia: 95–96. ISSN 0210-9980. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2023. Marrë më 10 tetor 2023.
- Gallegos Vázquez, Federico (2014). "La dimensión internacional de la guerra de los Países Bajos". Guerra, derecho y política: Aproximaciones a una interacción inevitable (në spanjisht): 45–64. ISBN 978-84-617-1675-3. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2023. Marrë më 10 tetor 2023.
- Peter Hamish Wilson (2009). Europe's Tragedy: A History of the Thirty Years War (në anglisht). Allen Lane. ISBN 978-071399592-3.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- De Bello Belgico holandisht – Rreth Revoltës në Holandë, uebsajt i Universitetit të Leidenit
- Korrespondenca e Uilliamit të Oranzhit holandisht
- "La Guerra de Flandes, desde la muerte del emperador Carlos V hasta la Tregua de los Doce Años". bvpb.mcu.es (në spanjisht).
- "Nederlandse Opstand" on onsverleden.net Arkivuar 23 korrik 2021 tek Wayback Machine holandisht
- Maurits Sabbe (1933). "15. De Veldtocht van 1635–1636 – Inneming en Verlies van de Schencke-Schans – Het 'Raffelspel' om de Schans". Brabant in't verweer. Bijdrage tot de studie der Zuid-Nederlandsche strijdliteratuur in de eerste helft der 17e eeuw (në holandisht). Martinus Nijhoff. fq. 305–342.
- J. J. Poelhekke (1978). "Hoofdstuk XXXI". Frederik Hendrik Prins van Oranje. Een biografisch drieluik (në holandisht). De Walburg Pers Zutphen. fq. 466–492. ISBN 906011-443-4.
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë holandisht-cituar haptazi
- Pages using multiple image with auto scaled images
- Artikuj me pjesë të përfshira
- Pages using div col with small parameter
- Luftëra në Evropë
- Luftëra të bazuara në fe
- Luftëra për pavarësi
- Shekulli XVI në Evropë
- Shekulli XVII në Evropë
- Historia e Vendeve të Ulta
- Historia e Belgjikës
- Historia e Holandës
- Historia e Spanjës
- Luftëra që përfshijnë Mbretërinë e Francës
- Luftëra që përfshijnë Anglinë
- Luftëra që përfshijnë Portugalinë
- Luftëra që përfshijnë Perandorinë Spanjolle
- Luftëra që përfshijnë Republikën Holandeze
- Luftëra që përfshijnë Monarkinë Habsburge
- Luftëra që përfshijnë Perandorinë Gjermanike të Romës së Shenjtë
- Luftëra gjatë periudhës së hershme moderne
- Luftëra të shekullit XVI
- Luftëra të shekullit XVII
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Faqe që përdorin shumë imazhe me imazhe të shkallëzuara automatikisht