Lufta e ftohtë
Lufta e ftohtë ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së II Botërore, ndërmjet fuqive të Bllokut Perëndimor (Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre në NATO dhe të tjerë) dhe fuqive të Bllokut Lindor (Bashkimi Sovjetik dhe shtetet satelite). Historianët nuk pajtohen plotësisht në datat, por për vitet nga 1947-1991 kanë mendim të përbashkët. Termi "i ftohtë" është përdorur për shkak se nuk kishte luftime në shkallë të gjerë të drejtpërdrejtë mes dy palëve, edhe pse ka pasur luftëra të mëdha rajonale, të njohura si luftëra me prokurë.
Lufta e ftohtë ndau aleancën e përkohshme të kohës së luftës kundër Gjermanisë Naziste, duke lënë Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dy superfuqitë me dallime të mëdha politike dhe ekonomike.