Lufta totale

Lufta totale është një lloj lufte që mobilizon tërësinë e burimeve kombëtare për të mbështetur përpjekjet e luftës (veçanërisht përmes prodhimit të luftës), duke zbehur vijën ndarëse midis aktiviteteve ushtarake dhe civile dhe duke legjitimuar sulmet ndaj objektivave civile si pjesë e një lufte pa kufizime për sa i përket luftëtarëve, territorit ose objektivave të përfshirë.
Termi është përcaktuar si "Një luftë që është e pakufizuar në aspektin e armëve të përdorura, territorit ose luftëtarëve të përfshirë, ose objektivave të ndjekura, veçanërisht një luftë në të cilën ligjet e luftës shpërfillen".[1]
Në mesin e shekullit të 19-të, studiuesit identifikuan atë që më vonë u njoh si luftë totale si një klasë e veçantë lufte. Në një luftë totale, diferencimi midis luftëtarëve dhe jo-luftëtarëve zvogëlohet për shkak të aftësisë së palëve kundërshtare për të konsideruar pothuajse çdo njeri, përfshirë jo-luftëtarët, si burime që përdoren në përpjekjet e luftës.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ https://www.oxfordreference.com/view/10.1093/oi/authority.20110803105038425.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!)