Luftrat dardane gjate sundimit te monunit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krijimi i Mbretërisë Dardane

Në shek. IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.

Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi i dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohim galabrët dhe thunatët.

Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjëra e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtorale. I njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan.

Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin skllavopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin aq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte skllevërit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre.

Ai ishte një komandant i shquar dhe një strateg i larte, për sukseset e tije flet edhe autori romak Apiani. Në librin e tije te përkthyer në gjuhën gjermane. Ky bën fjale edhe për Monunin si një njeri me një karakter të lartë dhe me aftësi të shquar.