Luljeta Selimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Luljeta Selimi.jpg

Luljeta Selimi ka lindur më 19 .09 1969 në Prishtinë. Ka të mbaruar shkollën e mesme dhe fakultetin për Gjuhë dhe letërsi shqipe, fakultetin e gazetarisë dhe shkollën e lartë mjekësore. Pas lufte ka specializuar në Traumatologji në Unversitetin e Trierit. Pas luftës në Kosovë ka kryer disa kurse për psikiatri dhe është e pajisur me disa diploma dhe certifikata. Punon si punëtore sociale, koordinatore e disa projekteve dhe është drejtoreshë e Oraganizatës “Jeta në Kastriot“, e cila ndihmon viktimat e luftës, nënat e traumatizuara dhe femijët e tyre.

Po ashtu krijimtarinë letrare nuk e ka ndalur kurrë dhe vazhdon të shkruajë poezi dhe tregime, dhe në këtë fushë ka marrë disa çmime. Po ashtu është e angazhuar në krijimin e grupeve letrare në mënyrë që femrave, fëmijëve dhe artëdashësve tu jepet mundesia ta shprehin talentin e tyre. Deri me tani ka botur këto vepra letrare:

“Lindje pa emër”,poezi

“Tre muajt e Anitës”, roman

“Rrëfime të femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë “, publicistikë.

“Venitja “ roman

“Udhëkryqi “ roman

Deri më tani ka punuar si gazetare, zëdhënëse në Entin e Statistikave të Kosovë . Udhëheqëse e Statistikave të Shëndetësisë në Entin e Statistikave të Kosovës, ndërsa tani punon si drejtoreshë në organizatën humanitare të gruas “Jeta në Kastriot“