Lumi Mirusha
Lumi Mirusha, në Gjilan nuk kishte lum të madh, por kishte tre lumenj të vegjël, dy prej tyre, Mirusha dhe Banja, kurse i treti, diçka më i madh, ishte Stanishorit, i cili kalonte skaj pjesës lindore të qytetit. Lumi Mirusha burimin e ka në veri-perëndim të qytetit, në livadhet e Koretishtës dhe e ndante qytetin në dy pjesë, në atë lindore dhe perëndimore, kurse në rrjedhën e mëtejme ndante arat dhe livadhet e qytetit, me ujin e të cilit dhe ujiteshin një pjesë e tyre. Derisa nuk e kishte të rregulluar shtratin e gypave të kanalizimit, ky lum shpesh krijonte vështirësi për banorët e qytetit, veçmas në pjesën jugore të tij, sepse gjatë shirave grumbullohej një sasi e madhe e ujërave, që vinin nga viset jug-perëndimore të qytetit, nga Kodra e Dëshmorëve, Kodra e Livoçit, arave të qytetit etj. dhe fryhej tej mase, dilte nga shtrati dhe brenda një kohe të shkurtër vërshonte qendrën e qytetit me pjesët jugore të tij. Banorët për tu mbrojtur sadopak nga vërshimet, mbillnin plepa dhe shelgje në të dy anët e lumit.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)