Shko te përmbajtja

Lundrimi në Bunë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
1916: Një gjemi ushtarake austriake duke lundruar në Bunë

Buna është i vetmi lumë fushor, dhe si rrjedhojë, i lundrueshëmShqipëri. Lundrimi është i kufizuar vetëm për varkat.

2020: Një motoskaf duke lundruar në degën perëndimore të Bunës

Nga fundi i shekullit të 19-të ka pasur disa studime dhe projekte për rregullimin e kompleksit hidrologjik të lumenjve Buna dhe Drini, dhe të liqenit të Shkodrës.[1] Deri në fillim të shekullit të 20-të nëpër Bunë lundronin edhe vapore me ngarkesë të vogël, që arrinin deri në tregun e Shkodrës, duke i dhënë qytetit tiparet e një porti detar.[2]

Pas vitit 1950 ka rënë trafiku dhe kujdesi ndaj Bunës dhe shtratit të saj. Gjatë diktaturës në Shqipëri nuk u vu dorë dhe prurjet nga Kiri dhe Drini e kanë mbushur shtratin me materiale inerte duke vështirësuar lundrimin në Bunë.[3] Në vitin 1996 u krijua një bashkëpunim mes bashkisë Shkodër dhe Agjencisë Rajonale për Lundrimin e Brendshëm (ARNI; sot AIPO) në Itali për studimin dhe projektimin e rregullimit të shtratit të Bunës.[4]

Prej vitit 2010 filluan sërish nisma publike për të thelluar Bunën me qëllim që lumi të bëhet i lundrueshëm edhe për anije më të mëdha, si anije tregtare dhe turistike me tonazhe të larta. Thellimit të Bunës do t'i paraprinte ndërtimi i një ure të me hapje të automatizuar për të mundësuar kalimin e anijeve nën të.[5][6]

Më 2021 në Mal të Zi, me nismën e deputetit Genc Nimanbregu u miratua një fond për studimin e lundrimit në lumin Buna. Edhe zëvendëskryeministri i atëhershëm Dritan Abazi shprehu mbështetjen e tij për ta kthyer Bunën të lundrueshme.[7][8]

Sot, Buna është e lundrueshme vetëm në rrjedhën e poshtme.

  1. Rrjeti Balwois.com Arkivuar 16 dhjetor 2021 tek Wayback Machine Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  2. Bashkia Shkodër Arkivuar 16 dhjetor 2021 tek Wayback Machine Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  3. Revista Monitor Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  4. Gazeta Libarale Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  5. Arkivi i Kryeministrisë së Shqipërisë Arkivuar 16 dhjetor 2021 tek Wayback Machine Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  6. Portali Shqiperia.com Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  7. Platforma YouTube Vjelë më 16 dhjetor 2021.
  8. Portali Top-Channel Vjelë më 16 dhjetor 2021.