Lustratio

Lustratio ishte një ritual purifikimi në fenë romake, i barasvlefshëm me konceptin e katharsisit në fenë e lashtë greke.[1][2] Ceremonia zhvillohej nëpërmjet larjes me ujë ose spërkatjes së ujit nëpërmje degësh dafine ose ulliri apo nëpërmjet një instrumenti të quajtur aspergillum. Ceremonia përfshinte një proçesion dhe në disa rrethana flijimin e një derri (sus), një dashi (ovis), dhe një demi (taurus) (suovetaurilia).[3] Proçesi i pastrimit kryhej edhe nëpërmjet tymit të disa materialeve të djegura. Emir është i burim i fjalës "lustracion" (një proçedurë shqyrtimi të të shkuarës së zyrtarëve të caktuar).
Qëllimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lustratio kryhej nga një flamen (lloj prifti i Romës së lashtë ose magistrati, që drejtonte një proçesion me të paktën një kafshë flijimi rreth zonës së synuar për tu purifikuar. Duke pasuar këtë, kafshët do të flijoheshin ndaj perëndisë Mars.[4] Kafshët që flijoheshin zakonisht ishin ose një derr, ose një dash, ose një dem.[5][6] Një arsye për një lustratio ishte për të larguar ndonjë shpirt të keq nga të porsalindurit që mund ta kenë marë gjatë lindjes, para dies lustricus. Ceremonia zhvillohej në moshën nën ditëshe për djemtë dhe tetë ditëshe për vajzat. Në ceremoni, procesioni vizantonte një kufi magjik përreth fëmijës për tu purifikuar. Në fund të ceremonisë, nëse foshnja ishte djalë, ai prezantohej me një hajmali të vogël, zakonisht prej ari, të quajtur bulla dhe e mbajtur në një qeskë rreth qafës së djalit. Kjo bulla do të mbahej deri sa djali të bëhej burrë dhe të ndryshonte togën fëminore prej lini të purpurtë, toga praetexta me toga virilis të thjeshtë të një të rrituri. Ceremonia lustratio kulminonte me vënin e emrit fëmijës, që shtohej në rregjistrin zyrtarë romak dhe vrojtimin e fluturimit të zogjve nga auguri në mënyrë që të zbulonte të ardhmen e fëmijës.
Ceremonitë lustratio përdoreshin edhe për të purifikuar qytetet, objektet ose ndërtesat dhe në disa raste për të purifikuar një zonë, ku është kryer një krim.[7] Ceremonitë lustratio përdoreshin gjithasthu për të bekuar të mbjellat, blegtorinë, kolonitë e reja dhe ushtritë para se të shkonin në betejë ose të kalonin në revistë. Në rastin e fundit, trupat shpesh të renditura në vijën bregdetare, ku gjysma e flijimit do të hidhej në det, ndërsa gjysma tjetër do të digjej mbi një altar.[8] Udhëzimet mbi lustration e kryer për qytetin romak të Iguvium ilustrojnë se ceremonia konsistonte në një proçesion priftërinjsh dhe viktimat e flijimit përreth fortesës së akropolit të qytetit, duke ndalur në tre portat e fortesës, kur zhvillohej flijimi. Portat konsideroheshin si pika të dobëta, që kërkonin përforcim.[9]
Shembuj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një rast i shquar ishte një lustratio i zhvilluar për të purifikuar Athinën mga Epimenides i Kretës, pas Masakrës Kiloniane.[8] Një tjetër shembull që përfshinte këtë ceremoni ishte ai i ushtrisë së Maqedonisë. U krye nga duke ndarë më dyshë një qen dhe ushtria e mbledhur midis vendit të dy gjysmave, të cilat u vëvitën në drejtimet e kundërta.[10] Sipas Zosimit, historiani pagan i lashtësisë së vonë, pasi Kostandini i Madh kishte vrarë djalin e tij Krispin dhe gruan e tij Fausta, ai thirri priftërinj të besimit të vjetër, por duke kuptuar se ata nuk dëshironin ti kryenin atij lustratio për këto vepra, do ti drejtohej besimit të krishter pasi ata i ofruan atij pastrim.[11]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zosimi (historian)
- Lustracioni
- Lustrum
- Kostandini i Madh
- Krispi
- Indulgjenca
- Shëlbimi (teologji)
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Jus trium liberorum
- Remi dhe Romuli
- Feja romake
- Mitologjia romake
- Di Manes
- Martesa në Romën e lashtë
- Kultura e Romës së lashtë
- Pagëzimi
- Ditëlindja
- Mëkati
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Tirones
- Castra
- Ludi
- Spektaklet Romake
- Kolonia Romake
- Romanizimi (kulturor)
- Agentes in rebus
- Frumentarii
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Veshjet në Romën e lashtë
- Arti romak
- Kopshtet romake
- Ekonomia Romake
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Rrugët romake
- Kuzhina antike romake
- Panem et circenses
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- E drejta romake
- Magjistratët romakë
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Limes
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Pax Romana
- Të Drejtat Latine
- Roma e lashtë
- Censori
- Auguri
- Lista e kolonive romake
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Heitland 1909, f. 224.
- ↑ Leo 2019, f. 229.
- ↑ Burriss 1927, f. 28.
- ↑ Wardle 2006, f. 354.
- ↑ Beck etj. 2011, f. 118.
- ↑ Mathisen 2001, f. 171.
- ↑ Baudy, Gerhard (Constance) (1 tetor 2006), "Lustratio", Brill’s New Pauly (në anglisht), Brill, marrë më 8 janar 2023
- 1 2 Leonhard Schmitz (1875). William Smith (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). John Murray. fq. 719–720.
- ↑ Arthur J. Evans; Andrew Lang; Gilbert Murray; F. B. Jevons; J. L. Myres; W. Warde Fowler (1967). "Lecture VI: Lustratio". përmbledhur nga R. R. Maret (red.). Anthropology and the Classics: Six Lectures Delivered Before the University of Oxford (në anglisht). Psychology Press. fq. 183 (169-188). ISBN 978-071461020-7.
- ↑ Ciceroni, de Divinatione, I.45; Barth, ad Stat. Theb. iv. fq. 1073
- ↑ Zosimi (1814). New History (në anglisht). Vëll. II. en: Greeen and Chaplin. fq. 151.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Baudy, Gerhard (Constance) (1 tetor 2006), "Lustratio", Brill’s New Pauly (në anglisht), Brill, marrë më 8 janar 2023
- Beck, Hans; Duplá, Antonio; Jehne, Martin; Polo, Francisco Pina (8 shtator 2011). Consuls and Res Publica: Holding High Office in the Roman Republic (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-1-139-49719-0.
- Burriss, Eli Edward (1927). "The Religious Life on a Roman Farm as Reflected in the De Agricultura of Marcus Porcius Cato". The Classical Weekly (në anglisht). 21 (4): 27–30. doi:10.2307/4389030. ISSN 1940-641X. JSTOR 4389030.
- Arthur J. Evans; Andrew Lang; Gilbert Murray; F. B. Jevons; J. L. Myres; W. Warde Fowler (1967). "Lecture VI: Lustratio". përmbledhur nga R. R. Maret (red.). Anthropology and the Classics: Six Lectures Delivered Before the University of Oxford (në anglisht). Psychology Press. fq. 169–188. ISBN 978-071461020-7.
- Adrian Keith Goldsworthy (2007). Caesar: The Life of a Colossus (në anglisht). Phoenix. ISBN 978-0-7538-2158-9.
- Heitland, William Emerton The Roman Republic, 1909
- Leo, Russ (24 janar 2019). Tragedy as Philosophy in the Reformation World (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-257167-0.
- Mathisen, Ralph W. (2 gusht 2001). Law, Society, and Authority in Late Antiquity (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-155378-3.
- Leonhard Schmitz (1875). William Smith (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). John Murray. fq. 719–720.
- Wardle, David (1 dhjetor 2006). Cicero On Divination. Book 1 (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-153821-6.
- Zosimi (1814). New History (në anglisht). Vëll. II. en: Greeen and Chaplin.