Lutfi Haziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Lutfi Haziri
Lutfi Haziri EPP Western Balkans Summit, 16 May 2018, Sofia, Bulgaria.jpg
Lindi më 8 Nëntor 1970
Vendlindja Llovcë , Gjilan
Kombësia Shqiptar
Nënshtetësia Kosovar
Profesioni Politikan
Vitet aktiv 2000-
I njohur për  Kryetar i Komunës së Gjilanit
Qyteti ku jeton Gjilan
Posti politik Kryetar Komune
Partia politike Lidhja Demokratike e Kosovës
Fëmijë 4

Lutfi Haziri lindi më 8 nëntor të vitit 1969Gjilan dhe është politikan shqiptarë nga Kosova[1].

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Lutfi Haziri shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjilan, ndërsa ndërsa studimet në seksionin e Biloogjisë në fakultetin e SHMN në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve '90-ta, Haziri ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 1990, Lutfi Haziri ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele ekzistuese në Kosovë. Në mars të vitit 1990, Lutfi Haziri u zgjodh k ryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997. Në vitin 1997, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, gjatë vizitës në një nga shkollat e Gjilanit, merr rolin e mësimdhënësit për disa minuta

Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.

Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetar i po të njëjtës Komunë, në të cilin funksion ai qëndroi deri në dhjetor të vitit 2004.

Në qershor të vitit 2001, Lutfi Haziri u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë funksion, Haziri u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg (Këshilli i Evropës).

Në dhjetor të vitit 2004, Haziri u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Paralelisht në vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haziri është edhe anëtar i Bordit të Rrjetit të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALASEE), a nëtar i Komisionit Buxhetor të Kosovës , Qytetar Nderi i Komunës Luterbah në Strasbourg (Francë) dhe anëtar i Kolonel Kentucky, Shtetit të Kentucky në SHBA.

Haziri posedon diplomën për Menaxhim nga OSBE-ja, certifikatën e Universitetit Georgetown, Washington DC, Colorado University SHBA, diplomë nga Instituti Amerikan për Paqe – USIP, si dhe shumë mirënjohje dhe certifikata nga institucionet vendore e ndërkombëtare

Me 8 Mars 2006 është zgjedhur edhe zevendes kryeministrit te Kosoves. Aktualisht është kryetar i degë së KDK-së dega në Gjilan, dhe deputet i Parlamentit të Republikës së Kosoves.

Më 24 dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Gjilanit me votë plebishitare, për t’u rikonfirmuar në dhjetor 2017 sërish në krye të këtij qyteti.[2][3]

Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Gjilan.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë.


Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]