Lutfi Lepaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lutfi Lepaja
U lind më1945
Podujevë, Kosovë
KombësiaShqiptar

Lutfi Lepaja u lind më 20 maj 1945 në Bajçinë të Podujevës, Kosovë. Lutfi Lepaja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve të ndryshme.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lutfi Lepaja u lind më 20 maj 1945 në Bajçinë të Podujevës, nga babai Xhafer dhe nëna Fatime. Shkollimin fillestar dhe të mesëm i kreu në StariTërg (Tregu i Vjetër), dhe Mitrovicë. Në formimin e tij prej krijuesi letrar përgjigjet me plot kuptimin e fjalës sintagma autodidakt. Merret me pesë gjini artistike letrare: roman, tregim, ese, poezi, dramë dhe publicistikë (polemikë). Është krijues tipik i "zbuluar" nga konkurset letrare anonime dhe në të gjitha këto gjini është shpërblyer më shumë se njëherë. Iu kanë realizuar tri radio drama në Radio Prishtinë, i është inskenuar teksti i monodramës "Ruleti kosovar" që është shfaqur në disa shtëpi teatrore në vend dhe me po këtë tekst ka marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtar të monodramës në vitin 2010 në Korçë (Shqipëri). Ka një numër veprash në dorëshkrim, që presin rastin e përshtatshëm për t'u publikuar dhe lexuesi mund të presë me durim se pikërisht në këto "fshihet" kryevepra, që nuk ndodh aq shpesh me krijuesit më të moshuar, edhe pse ndonjë rregull e saktë për këtë gjë nuk njihet. Në vitin 1972 u dënua me 2 muaj heqje lirie (burg) pas botimit të poezisë "O i imi drejtor"

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romanet

  • Parimi i Pritjes,
  • Tepër Serioz,
  • Gëte ka të drejtë,
  • Ofertë për pendim,
  • Metastaza,

Tregimet

  • Përqafim i padukshëm,
  • Shkollë për specialistë,
  • Kona,

Esetë

  • Ngutja në jetë,
  • Polemikë me vetveten,

Poezi

  • Granias Lament,
  • Valëza e Lumit,

Dramat

  • Zero zero,
  • Zinxhiri i këputur,
  • Panairi i ideve,
  • Kopili,
  • Ruleti kosovar,

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://openlibrary.org/authors/OL1791337A/Lutfi_Lepaja

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]