Mësimdhënia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mathematics lecture at the Helsinki University of Technology.jpg

Mësimdhënia është kategori themelore e didaktikës dhe gjithashtu veprimtari dhe proces i organizuar që ka për qëllim arsimimin dhe edukimin e nxënësve. Ajo paraqet një aspekt të rëndësishëm shoqëror. Procesi i mësimdhënies është shumë kompleks pasi përfshin raporte dhe marrëdhënie të cilat duhet gërshetohen dhe harmonizohen njëkohësisht dhe vazhdimisht. Veprimtaria e mësimdhënies kryhet kryesisht në institucionet pedagogjike (shkollë, akademi, liceum, kolegj, fakultet etj.) dhe është e orientuar drejt zhvillimit të përgjithshëm të nxënësve, edukantëve, studentëve, etj.

Më tutje, mësimdhënia është veprimtari e organizuar, sistematike, krijuese e interaktive, institucionale ose joinstitucionale me qëllim të zotërimit të përmbajtjeve të përcaktuara, përvetësimin e njohurive, shkathtësive dhe shprehive, dhe aftësimin e nxënësve për punë të mëtejshme dhe të vazhdueshme. Qëllimi i mësimit është zhvillimi dhe krijimi i një personaliteti të nxënësit kritik, të lirë, të pavarur, kreativ, human, të arsimuar, multikulturor dhe shumëkonfesional, i cili është i hapur për të gjitha ndryshimet progresive aktuale dhe në të ardhmen, si për dhe në vetvete ashtu edhe në shoqërinë në të cilën jeton dhe vepron. Komponentët e këtij sistemi janë:

  1. Nxënësi (nxën dituri, fiton përvojë relevante, d.m.th. edukohet dhe promovohet)
  2. Mësuesi (arsimon, d.m.th. aktiviteti i tij është i orientuar drejt optimizimit të mësimit)
  3. Përmbajtja mësimore (përfaqëson bazën mbi të cilën mbështetet mësimi)
  4. Kushtet objektive (hapësirat dhe pajisjet mësimore ndikojnë direkt dhe indirekt në mësimdhënie)
  5. Marrëdhëniet ndërmjet pjesëmarrësve të mësimdhënies janë një faktor me rëndësi për sukses.[1] [2] [3] [4]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Alex Thornton, Nichola J. Raihani: The evolution of teaching. In: Animal Behaviour. Band 75, Nr. 6, 2008, ISSN 0003-3472, S. 1823–1836.
  2. ^ T. M. Caro, M. D. Hauser: Is There Teaching in Nonhuman Animals? In: The Quarterly Review of Biology. Band 67, Nr. 2, 1992, S. 151–174.
  3. ^ Lisa K. Son, Dominic A. Simon: Distributed Learning: Data, Metacognition, and Educational Implications. In: Educ Psychol Rev. 24, 2012, S. 379–399.
  4. ^ Bruner, J. S. (1966). Toward a Theory of Instruction. Cambridge, Massachusetts: Belkapp Press.