macOS Sequoia
macOS Sequoia (versioni 15) është versioni i njëzet e një dhe aktual kryesor i sistemit operativ macOS të Apple, pasardhësi i macOS Sonoma. U njoftua në WWDC 2024 më 10 qershor 2024. Në përputhje me praktikën e Apple për të emërtuar versionet e macOS sipas monumenteve në Kaliforni, ai është emëruar sipas Parkut Kombëtar Sequoia, i vendosur në vargmalin Sierra Nevada.[1]
Versioni i parë beta për zhvilluesit u publikua më 10 qershor 2024. Versioni i parë beta publik u publikua më 15 korrik 2024. U publikua më 16 shtator 2024. Sequoia ishte versioni i parë macOS i publikuar në të njëjtën ditë me një version të ri për iOS dhe iPadOS.[2]
Do të pasohet nga macOS Tahoe, i cili do të dalë në shtator 2025.
Sequoia do të jetë versioni i fundit i macOS që mbështet iMac Pro, Mac Mini të bazuar në Intel, MacBook Pro 2018, MacBook Pro 13 dhe 15” të vitit 2019, MacBook Pro 13” me 2 porta të vitit 2020, iMac 2019 dhe MacBook Air të bazuar në Intel, pasi pasardhësi i tij, macOS Tahoe, heq dorë nga mbështetja për këto modele.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Allan, Kristina Terech Contributions from Darren; Hanson, Matt; updated, Muskaan Saxena last (2024-06-07). "macOS 15 Sequoia: launch date, latest news and everything we know". TechRadar (në anglisht). Marrë më 2025-07-01.
- ↑ "macOS Sequoia Release Likely to Be the Earliest in Years". MacRumors (në anglisht). 2024-09-08. Marrë më 2025-07-01.