Machiel Kiel

Machiel Kiel (28 shkurt 1938 - 29 korrik 2025) ishte një profesor holandez i historisë së artit dhe specialist i ngushtë në arkitekturën osmane në Ballkan.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë se gjysmë shekulli pas Luftës së Dytë Botërore, ai punoi në terren, në restaurime dhe me arkivat osmane në Sofje, Stamboll dhe Ankara.[1]
Hulumtoi personalisht arkitekturën osmane të Çarshisë së Shkupit para tërmetit të Shkupit më 1963.
Një aksident pune më 1976 ia ndërpreu punën si restaurator, duke iu përkushtuar si rrjedhojë studimit të arkitekturës islame në Universitetin e Amsterdamit. Këmbëngulja për t'u thelluar në atë osmanen bënë që të vihej në kontakt me famëlartin Ekrem Hakki Ayverdi. Pasi botoi tezën e doktoraturës mbi «Artin dhe shoqërinë e Bullgarisë në periudhën turke» më 1985, Kieli nisi të japë leksione për arkitekturën islame në Universitetin e Utrecht-it, e fill më pas në Paris, Mynih, Durham dhe Harvard.[2]
Kiel është autor i 15 librave rreth kësaj teme. Ai vdiq në Wormerveer më 29 korrik 2025, në moshën 87 vjeç.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Prof. Dr. Machiel Kiel
- ↑ Vrioni, Holta (8 gusht 2025). "Machiel Kiel (1938-2025)". peizazhe.com.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Professor Machiel Kiel: Man who preserved Ottoman Balkan heritage