Magdi Allam
Magdi Allam | |
|---|---|
| Të dhëna vetjake | |
| Shkollimi | Università degli Studi di Roma "La Sapienza" |
Magdi Cristiano Allam, i lindur Magdi Allam (në arabisht مَجْدِي علام?, Maǧdī ʿAllām; Il Cairo, 22 prill 1952) është një gazetar,eseist dhe politikan egjiptian i natyralizuar italian.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fëmijëria dhe shpërngulja në Itali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me vullnetin e nënës së tij Safeya (Ṣāfiya), e cila punonte si dado për një familje të pasur italiane, Caccia, ai studioi në kolegjin katolik të motrave komboniane në Kajro. Prej vitit 1962 deri në vitin 1970 i vazhdoi studimet në një kolegj salezian të udhëhequr nga Don Carlo Moroni. Ai mësoi gjuhën italiane dhe ufitoi familjaritet me kulturën italiane e perëndimore, si dhe me fenë katolike ndonëse nuk ishte ende i pagëzuar.
Në moshën 20-vjeçare (pra në vitin 1972) ai fitoi një bursë studimi të shpallur nga qeveria italiane dhe u zhvendos në Itali. Ai u diplomua për Sociologji në Sapienza - Universiteti i Romës .[1][2]Allam ka tre fëmijë: Davide, nga gruaja e tij Valentina Colombo, Sofia dhe Alessandro, të lindur nga martesa e tij e mëparshme.[3]
Aktiviteti gazetaresk në Itali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e gazetarisë e Magdi Allam ka filluar në fillim të viteve të tetëdhjeta. Ai u mor menjëherë me tema të lidhura me Lindjen e Afërt dhe marrëdhëniet midis saj dhe Perëndimit. Pasi bashkëpunoi me gazetat e përditshme Il Manifesto dhe me agjensinë e lajmeve Quotidiani Associati, ku shkruan artikuj mbi politikën ndërkombëtare, ai hyn në La Republica, ku punon si kolumnist dhe korrespondent special. Në vitin 2003, Stefano Folli e sjell atë në Corriere della Sera duke i ofruar postin e "zëvendësdrejtorit ad personam", një kualifikim më i lartë se ai që kishte në La Republica dhe që e lironte Allam nga çdo përgjegjësi mbi linjën politike të gazetës. Artikulli i tij i parë për Corriere mban datën 3 shtator 2003;[4] Allam nënshkruan artikullin e tij të fundit për gazetën e Via Solferino më 30 nëntor 2008,[5] kur drejtor është Paolo Mieli (të dy ishin takuar në vitin 1978 në Quotidiani Associati). Nga viti 2009 ka filluar një bashkëpunim me Libero Quotidiano. Aty fiton Çmimin Ndërkombëtar Letrar "Il Molinello" 2009 – Edicioni i XIII me librin "Grazie Gesù", botuar nga Mondadori.[6] Nga viti 2011 e deri më sot ai ka punuar si kolumnist për Il Giornale.
Qëndrimet e tij mjaft të ashpra dhe kritike ndaj botës islame - ku përfshihen dënimi i ashpër i shumë shoqatave myslimane që ai i konsideronte ekstremiste, propozimi për të ndaluar ndërtimin e xhamive të reja,[7] si dhe teoritë mbi lidhjet e fshehta mes xhamive dhe grupeve terroriste që në disa raste mund të kenë financuar edhe ndërtimin e tyre[8] - i kanë sjellë atij kritika të shumta, por edhe mbështetje.
Ndërsa mbështetësit e tij e vlerësonin shpesh si shembull të një myslimani të moderuar dhe të një arabi të integruar plotësisht në kulturën dhe vlerat perëndimore;[9] kritikët e tij e shihnin si një figurë jo të besueshme, që përhap dyshime dhe urrejtje.[10] Një ngjarje që u duk si incident mediatik i pazgjidhur ishte deklarata e tij e 31 majit 2004 "Corriere della Sera". Allam shkroi se në grupin e irakianit Muqtada al-Sadr, i cili kishte rrëmbyer katër italianë dhe kishte vrarë Fabrizio Quattrocchi-n, bënte pjesë edhe një shtetas italian. Edhe pse iu kërkua ta tregonte emrin, Allam nuk e bëri këtë, me arsyetimin se informacionin e kishte marrë nga shërbimet sekrete italiane. Kjo e bëri që Sandro Brondi dhe Franco Servello të kërkonin në Parlament që qeveria e Silvio Berlusconi të sqaronte se çfarë të dhënash kishte mbi lidhjet e mundshme mes terrorizmit islamik dhe celulave italiane. Përtej ekzistencës së pavërtetuar të një "komponenti italian të terrorizmit ndërkombëtar" në atë datë, këto pyetje, si dhe ajo e ngritur nga grupi DS në Senat, mbetën pa përgjigje, dhe Allam nuk e konfirmoi kurrë atë që në fakt mbeti një deklaratë pa ndonjë burim të verifikueshëm.
Gjatë vitit 2006, Allam u nderua me çmimin "Dan David", së bashku me tre gazetarë të tjerë. Ky çmim është themeluar nga fondacioni izraelit që mban të njëjtin emër, në nderim të një sipërmarrësi vendas.[11] Shpërblimi prej 1 milion dollarësh u nda në pjesë të barabarta mes katër fituesve, ashtu siç e përcaktonte rregullorja,[12] dhe ai dhuroi 10% të shumës së tij për studentët e diplomuar në fushat e tyre përkatëse.[13] Ky vlerësim iu akordua Allam-it për punën e tij të palodhshme që synon nxitjen e mirëkuptimit dhe tolerancës midis kulturave të ndryshme".[14]
Konvertimi në katolicizëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 22 mars të vitit 2008, përgjatë Vigjiljes së Pashkëve, Magdi Cristiano Allam zyrtarizoi kalimin e tij në katolicizëm. Në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ai mori njkohësisht nga Papa Benedikti XVI pagëzimin, krezmimin dhe kungimin e shenjtë.[15]
Lidhur me Benediktin XVI, ai deklaroi se:Page Stampa:Citazione/styles.css has no content.
"Padyshim takimi më i jashtëzakonshëm dhe domethënës në vendimin tim për t'u konvertuar ishte ai me papën Benedikti XVI, të cilin e kam admiruar dhe mbrojtur si mysliman për mjeshtërinë e tij në vendosjen e lidhjes së pandashme midis besimit dhe arsyes si themel i fesë autentike dhe i qytetërimit njerëzor, dhe të cilit i bashkohem plotësisht si i krishterë për t'u frymëzuar nga një dritë e re në përmbushjen e misionit që Zoti ka rezervuar për mua".
Përmes këtij konvertimi, ai mori emrin Cristiano: të cilin filloi ta përdorte si nënshkrim "Magdi Cristiano Allam". Kumbari i pagëzimit për gazetarin ishte Maurizio Lupi, i cili në atë periudhë shërbente si deputet i partisë "Forza Italia-s".
Lidhur me këtë vendim, Yahya Sergio Yahe Pallavicini, zëvendëspresident i bashkësisë islame italiane Coreis, deklaroi për agjensinë ANSA-n se e respektonte përzgjedhjen e Allamit. Megjithatë, ai shprehu disa "dyshime" për sa i përket kohës dhe vendit "me një vlerë kaq të madhe simbolike" që u zgjodh për pagëzimin duke shtuar: "Nëse Allam do të ishte vërtet i shtyrë nga një frymëzim i fortë shpirtëror, ndoshta do të kishte qenë më mirë të vazhdonte me delikatesë, ndoshta me një prift në Viterbo, ku jeton". Edhe UCOII, një shoqatë islamike me të cilën Allam ka argumentuar gjithmonë fort, deklaroi gjithashtu përmes zëdhënësit të saj, imamit ʿIzz al-Dīn al-Zīr, se e respekton zgjedhjen e Allamit: "Gjëja e rëndësishme është që çdo person ta jetojë fenë e tij në një mënyrë paqësore dhe duke respektuar fetë e tjera".[17]
Kritika ndaj Kishës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 mars 2013 ai deklaroi për gazetën Il Giornale :Page Stampa:Citazione/styles.css has no content.
"Marr parasysh se Kisha është fiziologjikisht e tunduar nga e keqja, e kuptuar si shkelje e moralit publik, nga momenti që imponon sjellje që janë në konflikt me natyrën njerëzore, siç është celibati priftëror, shtuar këtu edhe tundimin e parave; ... Çka më shumë se çdo faktor tjetër më ka larguar nga Kisha është relativizmi fetar dhe legjitimimi i Islamit si fe e vërtetë, i Allahut si Zot i vërtetë, i Muhamedit si profet i vërtetë, i Kuranit si tekst i shenjtë, i xhamive si vende adhurimi; ... Jam kundër globalizmit që çon në hapjen e pakushtëzuar".
Gjatë një interviste të dhënë për revistën "Wall Street International" më 15 gusht 2013,[18] Magdi Cristiano Allam deklaroi si në vijim:Page Stampa:Citazione/styles.css has no content.
"Jam i krishterë, e konsideroj të vlefshëm pagëzimin e marrë nga Benedikti XVI, por kritikoj sjelljet e Kishës duke filluar nga legjitimimi thelbësor i Islamit si fe me vlerë të barabartë me krishterimin, nga anëtarësimi në ideologjinë e imigracionizmit e deri te legjitimimi i klandestinëve, nga mbështetja e fuqive financiare siç ishte rasti me qeverinë Monti, njeri i Goldman Sachs, Moody's, Grupit Bilderberg dhe Komisionit Trilateral".
Zgjedhjet për në Parlamentin Europian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 nëntor 2008, Magdi Allam bëri të ditur krijimin e partisë "Protagonisti per l'Europa Cristiana" (Protagonistët për Evropën e Krishterë). Gjatë një interviste të dhënë për "Corriere della Sera", Allam shpjegoi se kjo forcë e re politike lindi edhe me qëllimin për të mbrojtur dhe afirmuar rrënjët e krishtera të Evropës në sferën politike.[19]
Më vonë, Allam nënshkroi një marrëveshje me partinë UDC, në bazë të së cilës ai u kandidua si i pavarur dhe kryesues i listës për rajonin e Veriperëndimt në zgjedhjet evropiane të vitit 2009. Ai arriti të zgjidhej në Parlamentin Evropian duke siguruar 39,637 vota preferenciale.
Kur mbylli mandatin e tij në maj të vitit 2014, ai u rendit në mesin e eurodeputetëve me shkallën më të lartë të mungesave në votimet e asaj legjislature, duke regjistruar një pjesëmarrje prej vetëm 77.12% e pjesëmarrjes në seancat plenare.[20]
Lindja e "Unë e dua Italinë"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përgjatë datave 28 dhe 29 nëntor 2009, në Solbiate Olona (VA) u zhvillua kongresi i parë i lëvizjes politike të Allam-it, e cila mori emrin Io Amo l'Italia.[21] Si simbol zgjedhor, kjo lëvizje përdori një vizatim të dhuruar nga Giorgio Forattini i cili paraqet një flamur italian trengjyrësh me një kryq të verdhë të vendosur sipër tij. Lëvizja politike "Io Amo L'Italia" ka themeluar gjithashtu një "Qendër për reformën etike të institucioneve", e cila është e organizuar në 11 komisione tematike.
Në dhjetor të vitit 2011, Allam u largua nga grupi parlamentar i Partisë Popullore Evropiane (PPE). Ky vendim erdhi si pasojë e polemikave mbi qëndrimin e vakët të grupit ndaj çështjeve etike dhe pranisë në PPE të Partisë konservatore-islamike turke për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).[22] dhe iu bashkua grupit euroskeptik të Evropës së Lirisë dhe Demokracisë, ku ai ulet përkrah eurodeputetëve italianë nga Liga Veriore dhe lëvizjeve të tjera nacionaliste, të tilla si Tubimi Popullor Ortodoks, Partia Popullore Daneze, Lëvizja për Francën, Partia Politike e Reformuar, Finlandezët e Vërtetëdhe Partia Kombëtare Sllovake.
Në prag të zgjedhjeve rajonale në Bazilikatë, më 20 janar 2010, Allam deklaroi gjatë emisionit në "Porta a Porta" dëshirën e tij për të kandiduar për postin e guvernatorit të rajonit duke përfaqësuar qendrën e djathtë, por Berlusconi dhe Fini shprehën dyshime serioze në lidhje me kandidaturën e tij.[23] Më pas, Magdi Allam njoftoi kandidaturën e tij me listën e tij, Io Amo la Lucania, e cila mori pjesë në zgjedhjet e Bazilikatës, duke arritur 8.72%[24] Me rastin e masakrës së Oslos më 22 korrik 2011, Allam u dallua për pretendimin e tij se sulmi duhet të konsiderohet si pasojë e përhapjes së multikulturalizmit.[25] Ai ndiqet vazhdimisht nga një eskortë prej 6 burrash në tre makina të blinduara.
Bashkimi me FdI-në
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë vitit 2014 ai u anëtarësua në partinë "Fratelli d'Italia - Alleanza Nazionale", duke u bërë pjesë e zyrës së kryesisë së kësaj force politike.[26] Ai kandidoi në zgjedhjet evropiane të majit 2014 në zonën zgjedhore Verilindore,[27] por nuk arriti të rizgjidhej.
Gjatë vitit 2015, ai u largua zyrtarisht nga posti i tij në zyrë e kryesisë së partisë.
Procedurat ligjore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në maj të vitit 2011, Gjykata e Milanos e dënoi Allam-in për shpifje ndaj liderit politik tunizian Rashid Ghannushi. Në atë kohë ai kërkohej nga regjimi diktatorial i Zine El-Abidine Ben Ali në atdheun e tij në atë kohë dhe më vonë do të zgjidhej President i Republikës Tuniziane. Në librin e tij Viva Israele, Allam kishte bërë akuza kundër Ghannushi-t që gjykata i vendosi si krejtësisht të pabazuara, duke e dënuar Allam me pagesën e 38.000 euro.[28]
- Pak muaj më vonë, në gusht të vitit 2011, gjykata e Jesi-t e dënoi Allamin për shpifje kundër Unionit të Komuniteteve dhe Organizatave Islamike në Itali (UCOII) për një akuzë të rreme për një kërcënim me vdekje të marrë.[29]
- Gjatë muajit shkurt të vitit 2012, Seksioni i Parë Civil i Milanos vendosi se Allam kishte shpifur ndaj dy gazetarëve të gazetave nga "Corriere della Sera" dhe "Il Sole 24 Ore", të cilët në librin e tyre "Unë e dua Italinë, por a e duan italianët atë?" (Mondadori), ishin akuzuar nga Allam se nuk kishin qenë kurrë në Basra (Irak) në vitin 2003. Ndërkohë që në realitet, gazetarët ishin marrë peng më 28 mars 2003. Gjykata gjithashtu urdhëroi Mondadori-n të fshinte fragmentet e inkriminuara, pasi ato u gjykuan si rezultat i një rindërtimi të rremë të fakteve.[30]
- Në dhjetor 2014, ai u lirua nga akuza për 'islamofobi' nga "Këshilli Disiplinor" i Urdhrit të Gazetarëve. Akuza ishte ajo e botimit të artikujve të karakterizuar nga islamofobia në gazetën Il Giornale, sepse "nuk ka vlerësime kritike të lajmeve specifike, por deklarata të përgjithshme mbi fenë islame dhe ata që e praktikojnë atë, me një përgjithësim që prek edhe ata të moderuar, midis afërsisht dy milionë banorëve të pranishëm në Itali, të cilët respektojnë ligjet e vendit që i pret". Në motivimin e vendimit të lirimit nga akuzat, Këshilli Disiplinor beson se në artikujt e kontestuar "shprehet një kritikë e ashpër dhe e ashpër ndaj fesë islame, por ende e kufizuar brenda kufijve të përmbajtjes shprehëse, e cila si gjykim ose manifestim i mendimit duhet të konsiderohet legjitime dhe e padiskutueshme".[31]
- Së fundmi, në janar të vitit 2015, Gjykata e Apelit e Milanos e dënoi sërish Allam-in të dëmshpërblente Unionin e Komuniteteve dhe Organizatave Islame në Itali për shpifje, pasi ai e kishte akuzuar këtë shoqatë se po tentonte të "impononte një shtet islamik ".[32]
Kritikat dhe polemikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkrimtari Valerio Evangelisti e ka cilësuar Allam-in si "Pinoku i Egjiptit". Sa i përket librit të Allam-it me titull "Sadami, Historia Sekrete e një Diktatori ", ai kritikoi mungesën e një bibliografie të mirëfilltë dhe cilësinë e dobët të burimeve të përdorura, duke theksuar, për shembull, se i gjithë kapitulli i dytë i librit bazohet në një artikull në revistën javore Gente të titulluar "Isha dashnori i Sadamit për tridhjetë vjet".Page Stampa:Citazione/styles.css has no content.
«Asnjëherë nuk kisha parë që "Gente" të bëhej burim i një studimi historik dhe psiko-sociologjik (...) teza kryesore e autorit është se Sadam Huseini është bërë i keq për shkak të emrit (që do të thotë "fatkeqësi")[1] dhe për shkak të së ëmës që e keqtrajtonte. Përmasat e kësaj ligësie i zbulojmë me tmerr që në faqen 7: "Një ish-shok i tij i shkollës ka kujtuar se Sadami u vdiste ushqimin e mëngjesit fëmijëve. Nëse ata tentonin t'ia merrnin mbrapsht duke e sulmuar disa vetë bashkë, ai e hidhte ushqimin përtokë dhe e shkelte me këmbë". E tmerrshme. Pjesa tjetër është një rritje dramatike: Sadami që buzëqesh në publik por qëndron serioz kur është vetëm, Sadami që urren të mbajë syze dhe që i lyen flokët, Sadami që është një rrugaç i pandreqshëm pas femrave, etj.
— [33]
Pas botimit të "Viva Israele", më shumë se 200 intelektualë, shkrimtarë dhe mësimdhënës nënshkruan një letër të hapur, drejtuar revistës javore «Reset». Përmes saj ata dënuan "listën e ndaluar" të "urrejtësve të Izraelit" të cilën Allam e kishte përfshirë në librin e tij.[34]
Akuzat për dezinformim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Krishtlindjeve të vitit 2014, Magdi Allam publikoi një shkrim në Facebook, ku fajësonte Kishën Katolike se “po e çon Krishterimin drejt vetëvrasjes” për shkak të priftërinjve që ishin tolerantë ndaj myslimanëve.[35] Në të njëjtin postim, gazetari bashkëngjiti disa video si provë të “ islamizimit ” të kishave italiane, video që më vonë u demaskuan nga faqja e internetit Bufale.net.[36] Në fakt, videot nuk tregojnë ndonjë “ islamizim ” të supozuar, por vetëm një ceremoni ndërfetare që as nuk u zhvillua në Itali, por në Kishën Episkopale të Gjithë Shenjtorëve në Pasadena të Kalifornisë.[37] Për më tepër, në pamjet filmike mund të vihet re edhe prania e hebrenjve dhe aktorit mysliman Ben Youcef.
Për më tepër, Allam gjithashtu mbështet ekzistencën e të ashtuquajturit "plani Kalergi" për zëvendësimin etnik të popullatave evropiane[38][39][40] megjithëse nuk ka prova që mbështesin këtë teori.[41][42]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Islami, Itali. Kush janë myslimanët që jetojnë midis nesh dhe çfarë mendojnë ata?, Milan, Guerini, 2001. ISBN 88-8335-208-4.
- Bin Ladeni në Itali: Një udhëtim drejt Islamit Radikal, Milano, Mondadori, 2002. ISBN 88-04-51416-7 .
- Ditar nga Islami. Kronikat e një lufte të re, Milano, Oscar Mondadori, 2002. ISBN 88-04-50478-1.
- Xhihadi në Itali: Një udhëtim në Islamin Radikal, Mondadori, Milano, 2002. ISBN 88-04-52421-9.
- Sadami. Historia Sekrete e një Diktatori, Milano, Mondadori, 2003. ISBN 88-04-51633-X.
- Kamikaze i prodhuar në Evropë. A do të jetë në gjendje Perëndimi t’i mposhtë terroristët islamikë?, Milano, Mondadori, 2004. ISBN 88-04-51805-7.
- Kapërcimi i Frikës: Jeta ime kundër Terrorizmit Islamik dhe Pamaturisë së Perëndimit, Milano, Mondadori, 2005. ISBN 88-04-50449-8 .
- Unë e dua Italinë, por a e duan italianët atë?, Milano, Mondadori, 2006. ISBN 88-04-55655-2.
- Rroftë Izraeli. Nga ideologjia e vdekjes te qytetërimi i jetës: Historia ime, Milano, Mondadori, 2007. ISBN 978-88-04-56777-6.
- Faleminderit Jezus. Konvertimi im nga Islami në Katolicizëm, Milano, Mondadori, 2008. ISBN 978-88-04-57850-5 .
- Evropa e Lirë e Krishterë. Jeta Ime Midis së Vërtetës dhe Lirisë, Besimit dhe Arsyes, Vlerave dhe Rregullave, Milano, Mondadori, 2009. ISBN 978-88-04-59008-8 .
- Faleminderit Jetës. Italia Tjetër që Nuk Ndalon Kurrë së Ëndërruari, me Rita Coruzzi-n, Milano, Piemme, 2011. ISBN 978-88-566-1810-5 .
- Kurani i shpjeguar nga Magdi Cristiano Allam, redaktuar nga Cherubino Mario Guzzetti, Milano, Elledici, 2015.
- Islami, Ne Jemi në Luftë, Milano, Magic Press, 2015. ISBN 8877598735 .
- Unë dhe Oriana, Milano, MCA Comunicazione, 2016. ISBN 978-8877599261 .
- Muhamedi dhe Allahu i Tij. Ose, Shpikja e Kuranit, Milano, Piemme, 2017. ISBN 978-88-566-5988-7 .
- Kurani pa mbulesë, Milano, MCA Comunicazione, 2017. ISBN 978-88-942-0382-0 .
- Stop Islamit, Milano, MCA Comunicazione, 2020. ISBN 978-88-942-0383-7 .
- Një mrekulli për Italinë, Milano, MCA Comunicazione, 2023.
Kapërcimi i Frikës (2005)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në librin “Kapërcimi i Frikës”, Magdi Allam ka rrëfyar pëjetimet e jetës së tij nën mbrojtjen e policisë, një masë kjo e vendosur nga Ministria e Brendshme italiane pas kërcënimeve të marra nga udhëheqësia e Hamasit për shkak të kritikave të përsëritura të Allamit ndaj terrorizmit vetëvrasës palestinez.[43] Në të njëjtin libër, Allam akuzoi gjithashtu Roberto Piccardo-n, ish-sekretarin e UCOII-së, se e kishte raportuar atë te Hamasi me qëllim që ta dënonin me vdekje, për bashkëpunim në rrëmbime në Irak dhe për “nxitje të urrejtjes dhe nxitje të vdekjes”. Pas botimit të librit, Piccardo ngriti një padi kundër Allamit.[44]
Unë e dua Italinë. Por a e duan italianët atë? (2006)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në librin e tij "E dua Italinë". Por a e duan italianët atë? Allam shkruan se UCOII dhe IADL (Lidhja Islamike Kundër Shpifjes) dyshohet se kishin pajtuar një "skuadër pushkatimi" të përbërë nga ekstremistë të krahut të djathtë dhe të majtë me qëllim vrasjen e tij dhe "përhapjen e helmit mbi besueshmërinë dhe nderin [e tij]": kjo për të ekzekutuar urdhrin e lartpërmendur të vrasjes që do të ishte lëshuar nga udhëheqja e Hamasit kundër tij. Megjithatë, senatori Luigi Malabarba ( PRC ) vëren se "nuk ka procedura penale të hapura kundër UCOII ose IADL, aq më pak për nxitjen e vrasjes së z. Magdi Allam", dhe se i njëjti Ministër i Brendshëm që i caktoi truprojën Allamit e konsideroi "emërimin e UCOII në konsultim për Islamin Italian".[45]
Ndaj këtij qëndrimi të fundit të senatorit Malabarba, ish-Ministri i Brendshëm Giuseppe Pisanu (nismëtari kryesor i Këshillit së lartpërmendur) reagoi më vonë duke argumentuar se do të kishte qenë e paimagjinueshme që të përjashtohej UCOII - organizata kryesore islamike në Itali, nga organi i ri i krijuar pikërisht për të përfaqësuar Islamin italian.
Rroftë Izraeli (2007)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në librin e tij "Viva Israele", Allam kritikon ashpër disa studiues të njohur të botës bashkëkohore arabo-islame, ku i pari ndër ta ishte profesori Massimo Campanini-n, atëherë profesor i Universitetit të Napolit "L'Orientale". Allam e akuzon Campaninin për antisemitizëm, për minimizimin me vetëdije të "rrezikut islamist"- një qëndrim mendor tipik, sipas Allam-it, për shumicën dërrmuese të profesorëve të universiteteve italiane - dhe për nënvlerësimin, në librat e tij, të botuar nga shtëpi botuese prestigjioze italiane dhe të huaja, të rolit të Vëllazërisë Myslimane në kryerjen e akteve të dhunës fundamentaliste në botë.
Kjo akuzë plotëson këndvështrimin e Magdi Allam, i cili mbante një qëndrim armiqësor ndaj botës universitare të studimeve orientale italiane, e cila, në vitin 2007, e kishte shtyrë tashmë, për shembull, të dënonte me ashpërsinë më të madhe, nga faqet e Il Corriere della Sera, Universitetin e Napolit "L'Orientale"-i specializuar që nga viti 1732 në studimin e kulturave orientale jashtë-evropiane - si dhe Universitetin Georgetown në Uashington, një universitet katolik në Shtetet e Bashkuara, për ftesën, ndër folës të tjerë (përfshirë Šariq Ramaḍān), të një figure si Rashid Ghannushi për konferencën ndërkombëtare "Duke u dhënë zë demokratëve myslimanë" të zhvilluar në Napoli. Si pasojë e këtij artikulli, Ghannushi e refuzoi ftesën, duke deklaruar se nuk ndiente që i garantohej liria e shprehjes së ideve të tij.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Magdi Allam". Enciclopedia Treccani.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Magdi Cristiano Allam". Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2012. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Biografia di Magdi Cristiano Allam". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2016. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Il primo articolo di Magdi Allam sul Corriere della Sera".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Magdi Allam racconta l'Islam moderato". 19 agosto 2005. fq. 7.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Premio Letterario Internazionale Il Molinello 2009 XIII Edizione". Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2024. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Magdi Allam (29 settembre 2005). "Moschea-mania, serve uno stop".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Intervista di Magdi Allam all'ex ministro dell'Interno Giuseppe Pisanu". 25 settembre 2003. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2009. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Un ammiratore di Magdi Allam".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Magdi Allam, fanatismo e conversioni part time". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) il parere del direttore Pierangelo Giovanetti sul quotidiano L'Adige. - ↑ "Il premio Dan David".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "About the prize" (në anglisht).
- ↑ "About us" (në anglisht).
- ↑ "Laureates 2006 - Magdi Allam" (në anglisht).
- ↑ "«Approdo di un lungo cammino - Decisivo l'incontro con il Papa» (Lettera al direttore di Magdi Allam)". 23 marzo 2008.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ Stampa:Cita web
- ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "ReferenceA" - ↑ "Magdi Cristiano Allam. Intervista al giornalista egiziano naturalizzato italiano". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2013. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Gian Guido Vecchi. "«Il mio partito per l'Europa cristiana»".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Parlamento europeo, la classifica degli assenteisti italiani". 25 aprile 2014.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Sito ufficiale di "Io Amo l'Italia"".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Magdi Cristiano Allam (17 dicembre 2011). "Comunicato di dimissioni dal PPE" (në anglisht). Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ↑ Così riportano da Il Giornale e Il Secolo d'Italia. Quest'ultimo lo attacca duramente con un editoriale intitolato "Ci mancava solo l'egiziano"[nevojitet citimi]
- ↑ "Elezioni Basilicata 28 marzo 2010 - Matera e Potenza".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Magdi Cristiano Allam (1º agosto 2011). "Se il multiculturalismo genera nuovi mostri (e dirlo non è un reato)".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Sito ufficiale di Fratelli d'Italia - Alleanza Nazionale".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kopje e arkivuar, arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015, marrë më 1 qershor 2026
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Magdi Cristiano Allam condannato dal tribunale di Milano per diffamazione". 15 maggio 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2011. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Magdi Cristiano Allam condannato per diffamazione". 30 agosto 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2011. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ Roberto Borghi (24 febbraio 2012). "GIORNALISTI: MAGDI ALLAM CONDANNATO PER DIFFAMAZIONE" (në italisht).
{{cite web}}: Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Io assolto perché l'islamofobia non esiste".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "La nostra lotta al terrorismo? I giudici condannano Allam". ilgiornale.it. 12 gennaio 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ Stampa:Cita testo
- ↑ http://www.stefanoallievi.it/2007/08/lettera-aperta-su-magdi-allam
{{citation}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Magdi Cristiano Allam".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "BUFALA Chiese trasformate in moschee per volontà di sacerdoti cristiani cattolici".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ↑ "Magdi Cristiano Allam e la misinformazione".
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Il Piano Kalergi per l'annientamento dei popoli europei è in atto con la complicità di chi ci governa".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "L'invasione di clandestini e il Piano Kalergi: così gli italiani scompaiono".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Ma questa è una sostituzione etnica".
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Cos'è il piano Kalergi, la bufala dei migranti che uccideranno gli europei". 28 settembre 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Dai Protocolli dei savi di Sion al piano Kalergi: la lunga storia d'amore tra razzismo e fake news - Wired". 25 agosto 2017.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=(Ndihmë!) - ↑ "Anteprima del libro "Vincere la paura"".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Kopje e arkivuar, arkivuar nga origjinali më 29 mars 2008, marrë më 1 qershor 2026
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ http://www.senato.it/japp/bgt/showdoc/showText?tipodoc=Sindisp&leg=15&id=210930
{{citation}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Hyrje të ngjashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Anëtarë të Parlamentit Europian të Italisë të legjislaturës së VII-të
Projekte të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Gjej më shumë rreth q në projektet tjera simotra të Wikipedias: | |
| Deficione nga Wikifjalori | |
| Imazhe dhe media nga Commons | |
| Burimet të të mësuarit nga Wikiversity | |
| Lajme nga Wikilajme | |
| Citate nga Wikicitate | |
| Burime tekstesh nga Wikiburime | |
| Libra nga Wikilibra | |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Page Stampa:Modulo:Navbox/styles.css has no content.Page Stampa:Modulo:Controllo di autorità/styles.css has no content.