Maja e Shkarpës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Emri majës Shkarpa vjen nga fjala “shkarpë” në dialektin opojar që do të thotë shkurre, ndërsa në hartat topografike të APJ’së mund të gjindet nën emrin Skarpa.

Gjatë konfliktit në Maqedoni në vitin 2001 kjo majë është përdorë si pikë vrojtimi nga trupat gjermane të KFOR-it, mbetje e të cilave kanë mbetur gërmadhat e bazës prej betoni, shtylla të hekurit dhe tela tme gjemba.

maja e Shkarpës, në fakt është e vetmja maje nga malet e Sharrit që e ka rrugën e shtruar për automjete ushtarake rrugë që tani është pothuajse e pakalusehme, pasi që s’është mirëmbajtur që nga ndërtimi i saj në 2001.

Në rrënzë të majës në territorin maqedon, pra në faqen jugore të majës, gjenden dy liqenj, të cilët në harta të APJ’së janë të emërtuar si „Malo Ezero“ dhe „Golemo Ezero“ ndërsa në hartat më të vonshme si „Malo Karanikolsko Jezero“ dhe „Veliko Karanikolsko Jezero“ edhe pse këto liqene nuk kanë lidhje me majën e Karanikollës dhe gjenden tërësisht në rrënzë të majës së Shkarpës.

Shpina e madhe është e kthyer në veri 360º, ndërsa shpinët që e përbëjnë kufirin Kosovë-Maqedoni janë të kthyera nga maja, njëra veri-lindje 40º ndërsa tjetra jug 160º.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]