Malet Dinarike

Malet Dinarike janë male në Gadishullin Ballkanik që shtrihen prej linjës Lubjanë-Goricë në veri deri te vija dislokative Pejë-Shkodër. Duke shkuar në jug të Sharrit, ky kompleks malor merr drejtimin jugor dhe njihet me emrin Helenide ose Pindet. Dinariket bien pjerrtas në Detin Adriatik. Nga ana e detit kanë pamjen e vargmalave mjaft të larta, të cilat në drejtim të mbrendshëm, përkatësisht kah Fusha e Panonisë ulen gradualisht. Dinariket perëndimore, jo vetëm që diferencohen për kah pjerrtësia, lartësia, por edhe për kah ndërtimi gjeologjik homogjen. Formacionet e trasha gëlqerorëve të mesozoikut, me shumë forma karstike, e bëjnë mjaft karakteristike dhe individuale.
Dinariket Lindore përkundrazi në ndërtimin e tyre, edhe pse kanë gëlqerore të mesozoikut me përhapje të madhe, kanë të pranishëm shiste dhe shkëmbinj ranorë të palezoikut në fundament, të cilat i bëjnë më të ndryshuar dhe më të veçantë.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Alpet Shqiptare
- Maja e Jezercës
- Grykat e Hapëta
- Maja e Briasit
- Maja e Malësores
- Maja e Shkëlzenit
- Gjeravica
- Guri i Kuq
- Bjeshkët e Rugovës
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Discover Dinarides Project
- Environment for People in the Dinaric Arc Project
- Via Dinarica Trail - Mega-trail across highest peaks of Dinaric Alps
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |