Malet Urale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Malet Urale, ose thjesht Uralet, janë një varg malor që shkon përafërsisht nga veriu në jug nëpër Rusinë perëndimore, nga brigjet e Oqeanit Arktik në Lumin Ural dhe në veri-perëndim të Kazakistanit. Ana lindore e tyre zakonisht konsiderohet kufiri natyror i Evropës dhe Azisë. Ishulli Vajgaç dhe ishujt e Novja Zemlja formojnë vazhdimin e mëtejshëm të zinxhirit në veri të Arktikut Malet shtrihen brenda rajonit Ural dhe në mënyrë të konsiderueshme mbivendosen me distriktin Ural Federal dhe rajonin Ural ekonomik. Ata janë të pasur me depozita të ndryshme, duke përfshirë minerale metalike, qymyr, të çmuar dhe gjysëm të çmuar dhe që nga shekulli i 18-të kanë qenë bazë e madhe minerale e Rusisë.