Mallëngjim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Secila pikturë e piktorit Gashi kanë një kompozicion shumë dimensional dhe shprehje semantike universale. Edhe në vija të holla, edhe në vija të trasha, çdo pikturë e këtij artisti mund të lexohet si metaforë kozmike. E kjo nuk është pak. Herë-herë ngjyrat janë lirike, herë-herë edhe shqetësuese e me dramë përbrenda, herë-herë të ftohta. Edhe ngjyra e kaltër e fortë krijon tension. Edhe ngjyra e bardhë dhe e zezë sugjerojnë imazhe poetike. Thash: Është një artist i përveçëm. Që vazhdimisht po gjurmon një GJUHË TË RE artistike me një thyerje të fortë të shprehjes moderne dhe universale. Gani Gashi është piktor i figurës dhe i metaforës. Me një gjuhë jo të zakonshme të ngjyrave ka krijuar një pavarësi estetike. Një gjuhë që e përtërin vetveten. Edhe imazhet poetike i ka të veçanta. Vazhdimisht ndjek aventurat e artit modern, duke ngulmuar të sjellë shprehje të reja semantike si dhe sinjale filozofike me një strukturë të brendshme, vokacion të fortë dhe harmoni poetike.

Sistemin koloristik ka pikënisjen nga ngjarjet që u kanë parë sytë brenda atdheut të tyre, pranë ngjarjeve kombëtare, ngjyrës së flamurit emblematik, ngjyrës së gjakut në rrjedhën tragjike, ngjyrës së zjarrit të votrës a të luftës, ngjyrës së djegies, ngjyrëssë diellit.


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]