Shko te përmbajtja

Abacia Princërore e Thornit

Abacia Princërore e Thornit
Reichsstift Thorn (gjermanisht)
Rieksstif van Thoear (limburgisht)
Rijksabdij van Thorn (holandisht)
Abbatia Thorensis (latinisht)
1292–1794
Emblema e Abacia e Thornit
Emblema
Territori i Abacisë së Thornit rreth vitit 1700 (në të purpurtë)
Territori i Abacisë së Thornit rreth vitit 1700 (në të purpurtë)
StatusiAbaci Perandorake
KryeqytetiThorni
50°10′N 5°50′E / 50.167°N 5.833°E / 50.167; 5.833
Gjuhët e përbashkëtaHolandisht
QeverisjaPrincipatë Zgjedhore Teokratike
Abateshë 
Epoka historikeMesjeta klasike, Mesjeta e vonë, Periudha e hershme moderne
 Themelimi
rr.975
 Mori përkatësinë perandorake
1292
 Bashkimi me Këshillin e Princave
1794
 Pushtimi nga Franca
1794
9 qershor 1815
Paraprirë nga
Pasuar nga
Stema e Peshkopatës së Liezhit Peshkopata e Liezhit
Moza e Poshtme

Abacia e Thornit, Abacia Perandorake e Thornit, ose Abacia Princërore e Thornit ishte një abaci perandorako-princërore e Perandorisë Gjermaniko-Romake në atë që tani është Holanda. U themelua në shekullin e X dhe mbeti e pavarur deri në vitin 1794, kur u pushtua nga trupat revolucionare franceze. Abacia vetë-qeverisëse iu bashkua qarqeve perandorake, duke i përkitur Qarkut të Rinit të Poshtëm-Vestfalian.

Në kohën që Abacia e Thornit u pushtua nga Revolucionarët Francez në vitin 1794, territori i saj përbëhej nga tre pjesë pa vazhdimësi, në një tërësi prej 52.1 km2. Gjithashtu, abatesha e ndante sundimin mbi zonat e afërta që arrinte një tërësi prej 35 km2. Territori i abacisë ndahej në katër "quarters", secili i administruar nga dy kryebashkiakë. Në vitin 1796, popullsia e tij ishte 2,975 banorë.

Në vitin 1797, abacia u shkri zyrtarisht në Republikën e Parë Franceze. Interiori barok i mbijetoi restaurimit, por majëza u zëvendësua me një kambanare masive Neo-Gotike.[1]

Një manastir i dyfishtë benediktin u themelua nga kont Ansfridi i Utrehtit dhe gruaja e tij, Hilsvinda, kontesha e Strijenit, në fundin e shekullit të X në tokën e zotëruar nga Hilsvinda në Thorn.[2] Hilsvinda do të ishte abatesha e parë, por vdiq gjatë rrugës së saj për aty; vendin e saj do ta zinte Benedikta.[3]

Struktura e abacisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ansfridi i Utrehtit dhe gruaja e tij, Hilsvinda, të konsideruar si themeluesit e Abacisë së Thornit

Bashkësia e grave vinte vetëm nga fisnikëria e lartë.[2] Abacia shërbehej si një shkollë konventi për vajzat e fisnikërisë. Ka të ngjarë që Thorni fillimisht i përkiste Urdhërit Benediktin. Ai me gjasa ndryshoi, megjithatë, në shekullin e XII, në një bashkësi të lirë kanoneshas shekullare (Damenstift). Në vitin 1310, anëtarët e abacisë theksonin statusin e tyre shekullar dhe pohonin se nuk kishin qenë kurrë Benediktinë.

Model i kompleksit të abacisë

shekullin e XVIII, zonjat kolegjiate, ose kanoneshat, në parim, kërkohej të qëndronin në abaci gjatë tërë vitit, përveç për të paktën gjashtë javë në vit. Gjithësesi, për 600 florinë, zonjat mund ta blinin vetë lirinë; megjithëse në teori atyre u kërkohej akoma të mundësonin gjashtë javë të shërbimit koral, kjo nuk ndiqej gjithmonë në praktikë. Kjo mundësi e blerjes së lirisë duket se ka qenë përdorur shpesh. Disa zonja i përkisnin mjaft abacive. Maria Jozefa e Hatzfeldit dhe Glajkenit, për shembull, ishte anëtare e abacive në Thorn dhe Esen për 46 vjetë. Gjatë kësaj kohe, ajo qëndronte në Abacinë e Esenit për katër vjetë, por asnjë në Thorn.

Hilsvinda duke u lutur, me të shoqin, Ansfridin e Utrehtit në gjysmë-errësirë

Distrikti i abacisë përmbante një ndërtesë kurie për diakoneshat dhe pesë shtëpi për zonjat; disa ndërtuan vetë shtëpi jashtë rrethimit të abacisë. Në shekullin e XIV, u ndërtua një kishë e re gotike.

Përkatësia perandorake e abacisë u konfirmua në vitin 1292 nga mbreti Adolf i Nasaut. Nën perandorin Maksimiliani I, abacia ishte nën mbrojtjen e veçantë perandorake. Në rregjistrin perandorak të matrikullimit në Worms, abacia është rregjistruar si reichsunmittelbar. Detyrat e matrikullimit, gjithësesi, u transferuan te kontët e Lipes. Abacia ishte anëtare e Qarkut perandorak Rinian të Poshtëm-Vestfalian dhe Kolegjit Rinian të Prelatëve Perandorak.

Pamje e Kishës së Shën Mikelit, në Thorn

shekullin e XVII qeveria e Holandës Spanjolle kërkoi ta kufizonte përkatësinë perandorake. Abateshat u rrezistuan me sukses këtyre përpjekjeve. Në shekullin e XVIII, abatesha mbante titullin e princeshës. Mjaft abatesha ishin njëkohësisht krerë të Abacisë së Esenit.

Territori do të pushtohej nga trupat revolucionare franceze në vitin 1794 dhe do të aneksohej nga Republika Franceze. Në vitin 1815, Kongresi i Vjenës ia dha territorin Mbretërisë së Bashkuar Holandike. Pronat e abacisë, manastiri, pallati i abateshës dhe ndërtesat e tjera u konfiskuan dhe iu shitën ofertuesit më të lartë dhe zakonisht u shkatërruan për materialin ndërtimor. Vetëm kisha e abacisë do të mbijetonte.[2] Kisha e abacisë së Shën Mikelit u bë një kishë famullitare.

Potreti i Franciska Kristinës së Sulzbahut (16961776)
Maria Kungunda e Saksonisë, litografi

Abatesha-princeshat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pretendente të diskutuara për titullin gjatë kësaj periudhe
  • 15311577: Margareta IV e Brederodes
  • 15771579: Josina I e Mandershajdit
  • 15791604: Josina II e Markut
  • 16041631: Ana e Markut
  • 16311632: Josina Valburgis e Lovenshtajn-Roshefortit
  • 16321646: Ana Eleonora e Staufenit (njëkohësisht abateshë e Abacisë së Esenit)
  • 16461647: Ana Katerina e Salm-Rajfershajdit
  • 16471690: Ana Salomeja e Mandershajd-Blankenhajmit (nga viti 1690 deri në vitin 1691 ajo qe edhe abateshë e Esenit)
  • 16901706: Eleanora e Lovenshtajn-Roshefortit
  • 17061717: Ana Juliana e Mandershajd-Blankenshtajnit
  • 17171776: Kontesha palatine Franciska Kristina e Sulzbahut (ajo qe edhe abateshë e Esenit)
  • 17761795: Maria Kunigunde e Saksonisë (ajo qe edhe abateshë e Esenit)
  1. Abdijkerkthorn.nl: Historie
  2. 1 2 3 "Archaeological site Thorn - The Abby of Thorn". Hart van Limburg (në anglisht dhe holandisht).
  3. Van der Akker, S. J. Dries. "Ansfried of Utrecht". Heiligen.net (në holandisht dhe anglisht).
  4. Derolez, Albert (1999). Corpus Catalogorum Belgii: Counts of Flanders, Provinces of East Flanders, Antwerp and Limburg (në anglisht). Paleis der Academiën. fq. 201–202. ISBN 978-90-6569677-9.
  5. Verspaandonk, J. A. J. M. (1875). Het hemels prentenboek: Devotie- en bidprentjes vanaf de 17e eeuw tot het begin van de 20e eeuw (në holandisht). Hilversum: Gooi en Sticht. fq. 9. ISBN 90-3040064-1.
  • Berkvens, Louis (2015). "Staatkundige en institutionele geschiedenis van de Limburgse territoria, 1548-1797". përmbledhur nga P. Tummers; etj. (red.). Limburg: Een geschiedenis, deel 2, 1500-1800 (në holandisht). Maastricht: LGOG. fq. 19–115. ISBN 978-90-8196022-9.
  • A. J. Bijsterveld (2015). "Machts-en territoriumvorming: van Karolingsche kernregio tot territiriale lappendeken, 900-1200". përmbledhur nga P. Tummers; etj. (red.). Limburg: Een geschiedenis, deel 1, tot 1500 (në holandisht). Maastricht: LGOG. fq. 207–240. ISBN 978-90-8196022-9.
  • Crusius, Irene, red. (2014). Studien zum Kanonissenstift (në holandisht). Göttingen.
  • Derolez, Albert (1999). Corpus Catalogorum Belgii: Counts of Flanders, Provinces of East Flanders, Antwerp and Limburg (në anglisht). Paleis der Academiën. ISBN 978-90-6569677-9.
  • Flament, A. J. (1899). Opgezworen kwartierstaten van 36 kanonikessen der vorstelijke rijksabdij Thorn, met den inhoud der opzweringen en de beschrijving der zegels van de opzweerders (në holandisht). 's Gravenhage: Algemene Landsdrukkerij.
  • Forschelen, J. (red.). De Abdijkerk: tourist brochure. Grote monumenten in Thorn (në holandisht). Publ. Stichting Limburg Natuurlijk.
  • Köbler, Gehrard (1988). "Thorn (Abtei, Frauenstift)". Historisches Lexikon der Deutschen Länder: die deutschen Territorien vom Mittelalter bis zur Gegenwart (në gjermanisht). Mynih: C. H. Beck. fq. 166–167, 852.
  • Koch, E. M. F. (1994). De kloosterpoort als sluitpost? Adellijke vrouwen langs Maas en Rij'n tussen huwelijk en convent, 1200-1600 (në holandisht). Levarden/Mekelen: Eisma.
  • Taddey, Gerhard (1983). "Reichsstift Thorn". përmbledhur nga Ders (red.). Lexikon der deutschen Geschichte. Ereignisse – Institutionen – Personen. Von den Anfängen bis zur Kapitulation 1945 (në gjermanisht). Shtutgart: Kröner-Verlag. ISBN 352080002-0.
  • Verspaandonk, J. A. J. M. (1875). Het hemels prentenboek: Devotie- en bidprentjes vanaf de 17e eeuw tot het begin van de 20e eeuw (në holandisht). Hilversum: Gooi en Sticht. ISBN 90-3040064-1.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]