Manastiri i Strahovit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Manastiri i Strahovit (Strahovský klášter) u themelua më 1143 nga Jindřich Zdík, Peshkopi Gjon dhe Vladislaus II, Duka i Bohemisë. Është i vendosur në Strahov, Pragë, Republika Çeke.


Themilimi i Manastirt

Më 1138, peshkopit Jindřich Zdík i erdhi në mendje ideja e themelimit të një manastiri të zakonshëm kanonik në Pragë. Ai kishte mbështetjen e peshkopëve të Pragës si dhe të Soběslavit I, Dukës së Bohemisë dhe pas vdekjes së tij kishte mbështetjen edhe të Vladislavit II. Fetarët filluan të ndërtonin manastirin e tyre të parë prej druri, me një bazilikë romake si qendër të të gjitha ngjarjeve shpirtërore në Strahov. Ndërtesa u përfundua gradualisht dhe vazhdoi ndërtimi i ndërtesave të gurit, për të zëvendësuar lagjet e përkohshme me ato të përhershme. Në vitin 1258, manastiri u dëmtua rëndë nga zjarri dhe më vonë u rinovua.


Salla Teologjike

Më 1670 Jeroným Hirnheim, filozof dhe teolog, u bë abati i Strahovit. Puna e tij më e madhe, e cila ka mbijetuar deri në ditët e sotme, është ndërtimi i bibliotekës së re në Sallën Teologjike (Teologický sál), më 1679. Ai së bashku me ndihmësit e tij u kujdesën gjithashtu dhe për kishën, e cila u riparua dhe u dekorua disa herë gjatë kësaj periudhe. Pas vitit 1950, biblioteka u inkorporua në Përkujtimin e Letërsisë Kombëtare. Biblioteka Strahov përmban mbi 200.000 vëllime, duke përfshirë mbi 3.000 dorëshkrime dhe 1.500 printime të para të ruajtura në një depo të posaçme.


Salla filozofike

Më 1779 Václav Mayer zuri fronin e abatit dhe ishte i fundit që kreu aktivitete të mëdha ndërtimi. Puna e tij më e shquar ishte ndërtimi i bibliotekës së re, tani në stilin klasik. Sot quhet Salla Filozofike (Filosofický sál). Kjo punë solli fundin e aktivitetit të gjerë të ndërtimit në Manastirin Strahov dhe gjeneratat e mëvonshme të abatëve u kushtuan vëmendje vetëm riparimeve të vogla arkitekturore, të gjitha nën ndikimin e modës bashkëkohore dhe mirëmbajtjen e zonës në tërësi.