Mandarina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mandarina
-
Mandarina
Seleksionimi shkencor
Lloji: Bimë
Dega: Magnoliophyta
Klasa: Magnoliopsida
Rosidae
Sapindales
Fisi: Sapindales
Familja: Rutaceae
Grupi: Citrus
Anëtarët
  • Citrus unshiu
  • Citrus nobilis
  • Citrus reticulata
  • Citrus reshni
  • Citrus sunki
  • Citrus tangerina
  • Citrus indica
  • Citrus tachibana
  • Citrus madurensis

Mandarina është emri me të cilin thirren disa lloje të familjes Rutaceae.

Vetite kuruese[redakto | redakto tekstin burimor]

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet. Fruta e mandarinës është shumë e këndshme dhe aromatike. Ajo është e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lëngu i frutave prodhohet mandarinadë shumë e shijshme. Mandarinat janë ndër agrumet më të pëlqyeshme falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit. Ato janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë. Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë. Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë po ato përdorime si te portokalli. Nëse ato zihen dhe pihen si lëng në formë çaji, kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri. Gjethet dhe filizat e njomë të mandarinës dhe portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë (nevrasteni: sëmundje që ka për shkak dobësimin e force nervore.)


Lista e anëtarëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mandarina në projektin Commons të Wikipedias (Citrus reticulata)


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Rutaceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale