Shko te përmbajtja

Marco Andreolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marco Andreolli
Andreolli me Cagliarin në 2017
Informacioni personal
Emri i plotë Marco Giancarlo Andreolli
Data e lindjes 10 qershor 1986 (39 vjeç)           
Vendi i lindjes Ponte dell'Olio, Itali
Gjatësia 1.87 m (6 ft 2 in)[1]
Pozicioni(et) Mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1994–2003 Padova
2003–2005 Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2005–2007 Internazionale 7 (0)
2007–2010 Roma 8 (0)
2008Vicenza (huazim) 3 (0)
2008–2009Sassuolo (huazim) 28 (1)
2010–2011 Chievo 18 (0)
2011 Internazionale 0 (0)
2011Chievo (huazim) 10 (0)
2011–2013 Chievo 51 (3)
2013–2017 Internazionale 16 (2)
2015–2016Sevilla (huazim) 7 (0)
2017–2019 Cagliari 26 (0)
2019 Chievo 8 (0)
Karriera ndërkombëtare
2003–2004 Italia U18 2 (0)
2004–2005 Italia U19 9 (0)
2005 Italia U20 1 (0)
2006–2009 Italia U21 24 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Marco Giancarlo Andreolli (lindur më 10 qershor 1986) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si qëndër-mbrojtës.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andreolli filloi të luante futboll me skuadrat e moshave të Padovas, përpara se të transferoheshe te Interi në vitin 2003. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 18 vjeç kundër Regginës, gjithashtu në sezonin 2005–06 luajti edhe dy ndeshje të tjera.

Në sezonin 2005–06, Andreolli fitoi Coppa Italia Primavera me ekipin e të rinjëve duke mposhtur Milanin në finale.[2]

Më 29 nëntor 2006, gjatë një ndeshje në Kupën e Italisë kundër Messinës, Andreolli shënoi golin e tij të parë profesionist në minutën e gjashtë.

Më 27 korrik 2007, Andreolli firmosi me Romën në një kontratë bashkpronësie si pjesë e marrëveshjes që pa rumunin Cristian Chivu të kalonte në krahun e kundërt; Andreolli kushtoi 3 milion .[3] Ai shpenzoi pjesën e dytë të sezonit 2007–08 në huazim tek skuadra e VincenzësSerie B.

Roma arriti që ta blej përfundimisht kartonin e Andreollit në verën e vitit 2008, duke e huazuar atë sërisht tek Sassuolo që luante në Serie B për të luajtur më rregullisht.[4][5]

Më 29 tetor 2009, Andreolli shënoi një gol vendimtar në minutën e 94të kundër Fulhamit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1.[6]

Në verën e vitit 2010, Andreolli u transferua tek klubi tjetër elitar Chievo Verona për të luajtuar më rregullisht.[7] Për shkak se atij i kishte mbetur edhe një vit kontratë me klubin kryeqytetas, vlera e transferimit ishte vetëm 800,000 .[8]

Andreolli mori fanellën me numrin 3, dhe bëri debutimin e tij zyrtar pesë ditë më vonë duke luajtur si titullar në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Catanias.[9] Më 24 janar 2011, Inter bleu gjysmën e kartonit të tij nga Chievo për 885.000 €.[10] Andreolli u rikthye në huazim tek Chievo.[10] Megjithatë, më 22 qershor, ai shit sërisht nga klubi zikaltër e rishiti për 500.000 €.[11]

"Kthimi në shtëpi është një emocion i veçatë. Unë kujtoj ditën kur u largova nga qëndra sportive Brunico shtatë vite më parë, ishte një nga ditët më të trishtuara të karrerës time, sepse unë u largova nga një ambient i jashtëzakonshëm, ku u rrita si futbollist. Pas gjithë këtyre viteve, unë jam zhvilluar dhe jam rritur si futbollist. Unë jam shumë i lumtur që u riktheva."

Andreolli, kur u pyet për rikthimin e tij tek Interi

Më 11 maj 2013, u bë zyrtare që Andreolli do të rikthehej si transferim i lirë te Inter.[12][13][14] Ai mori fanellën me numrin 6 para nisjes së sezonit 2013–14.

Ai bëri debutimin e tij pas rikthimit më 3 nëntor 2013 duke luajtur nëntë minutat e fundit të fitores 3–0 jashtë fushe kundër UdinesesStadio Friuli.[15] Andreolli debutoi edhe në Coppa Italia në dhjetor, duke lujtur 90 minuta në fitoren 3–2 në San Siro kundër klubit modest Trapani.[16]

Më 18 maj 2014, Andreolli shënoi golin e parë dhe të vetëm të sezonit, golin e parë në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër ish skuadrës së tij Chievo, në ndeshjen e fundit të skuadrës për sezonin 2013–14.[17] Kjo ishte ndeshja e fundit si profesionist për kapitenin legjendar Javier Zanetti.

Më 11 janar 2015, Andreolli luajti për herë të parë si kapiten i ekipit në triumfin 3–1 në shtëpi ndaj Genoas.[18] Në intervistën pas ndeshjes, Andreolli tha se të ishe kapiten i Interit ishte një "ëndërr e bërë realitet".[19]

Më 31 gusht, pasi kishte luajtur vetëm dhjetë herë në ligë në dy sezonet e fundit, Andreolli u largua nga Italia për herë të parë, duke u huazuar tek klubi i La Ligas Sevilja, për një sezon.[20] Debutimi i tij erdhi më 11 shtator, në një ndeshje kampionati ndaj Levante UD që u mbyll në barazimin 1–1, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Timothée Kolodziejczak për shkak të mungesës së Adil Ramis.[21] Më 21 nëntor, ai dëmtoi tendinat e akilit në humbjen 2–0 ndaj Real Sociedad, gjë që e la jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.[22]

Më 30 qershor 2017, Andreolli u bë lojtar i lirë pasi Interi vendosi të mos i ofronte kontratë për sezonin e ardhshëm.[23][24]

Pasi u bë lojtar i lirë, më 7 korrik 2017, Andreolli u bashkua me Cagliarin në një marrëveshje dy-vjeçare.[25] Në sezonin e tij të parë, ai regjistroi 23 paraqitje, duke koleksionuar 1,826 minuta në fushë.[26]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andreolli ka luajtur me ekipet nën-18, nën-19, nën-20 dhe nën-21. Me kombëtaren nën-21, Andreolli ka luajtur nga viti 2006 deri në vitin 2009, ku ka marrë pjesë edhe në dy kampionate europiane, ku në kampionatin e vitit 2009, arritën deri në gjysmë-finale; ai regjistroi gjithsej 24 ndeshje.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 23 janar 2015[27][28][29]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti[nb 1] Tjetër[nb 2] Total
NdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Internazionale 2004–05 10000010
2005–06 2020100050
2006–07 4021100071
Total 70411000121
Roma 2006–07 00000000
Vicenza 2007–08 300030
Sassuolo 2008–09 28100281
Roma 2009–10 801061151
Chievo 2010–11 28010290
2011–12 23110241
2012–13 28200282
Total 793200000813
Internazionale 2013–14 412061
2014–15 401060110
Total 80306000170
Karriera në total 1335101141001577
Internazionale[27]
  1. Përfshirë kompedicione të tjera si UEFA Liga e Kampioneve dhe UEFA Europa League
  2. Përfshirë kompedicione të tjera si Supercoppa Italiana
  1. "Marco Andreolli". Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2017. Marrë më 13 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 "Inter beat Milan to Lift Primavera Cup". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2012. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  3. "Acquisizione a Titolo Definitivo con Accordo di Partecipazione del Diritto alle Prestazioni Sportive del Calciatore Marco Andreolli" (PDF) (në italisht). AS Roma. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 gusht 2007. Marrë më 1 shkurt 2014.
  4. FC Internazionale Milano 2008–09 accounts and report
  5. COMPONENTI FINANZIARI NETTI DA GESTIONE CALCIATORI, AS Roma 2008–09 accounts and report[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  6. Simon Hart (22 tetor 2009). "Andreolli saves Roma at the last" [Andreolli shpëton Romën në fund] (në anglisht). Craven Cottage: UEFA. Marrë më 21 korrik 2017.
  7. Claudio Colla (24 gusht 2010). "UFFICIALE: Chievo, arrivano Andreolli e Thereau" [Zyrtare: Chievo, Andreolli dhe Thereau mbërrinjë] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 6 korrik 2017.
  8. "AS Roma 2009–10 Annual Report" [AS Roma raporti vjetor 2009–10] (PDF) (në anglisht). A.S. Roma. 13 tetor 2010. Marrë më 7 korrik 2011.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  9. "Chievo vs. Catania 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 gusht 2010. Marrë më 6 korrik 2017.
  10. 1 2 "TRANSFERS: NWANKWO, OBI, ANDREOLLI" [Transferimet: Nwankwo, Obi, Andreolli]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 1 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 4 gusht 2017.
  11. FC Internazionale Milano Report and Accounts on 30 June 2011Require purchase in CCIAA
  12. "Andreolli:"Proud and happy to be back"". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 8 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2013. Marrë më 26 korrik 2013.
  13. "Inter, presentazione Andreolli: "Essere tornato a casa è un motivo di orgoglio"". Interlive.it (në italisht). 12 korrik 2013. Marrë më 26 korrik 2013.
  14. "Inter 2013-14, zyrtarizohen pesë blerje". Panorama Sport. 26 maj 2013. Marrë më 24 janar 2015.
  15. "Interi ndëshkon Udinezen, Palasio udhëheqësi i ekipit". Panorama Sport. 4 nëntor 2013. Marrë më 24 janar 2015.
  16. "Pëson dy gola shqetësues, Interi kualifikohet me vuajtje". Panorama Sport. 5 dhjetor 2013. Marrë më 24 janar 2015.
  17. "Lamtumirë e hidhur për heronjtë e tripletës". Panorama Sport. 19 maj 2014. Marrë më 24 janar 2015.
  18. "Bind Interi "i ri", Champions-i më pranë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  19. "ANDREOLLI: "CAPTAIN AT SAN SIRO, A DREAM COME TRUE"" [Andreolli: "Kapiten në San Siro, ëndërr e bërë realitet"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 11 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2017. Marrë më 17 mars 2017.
  20. "Zyrtare: Interi huazon një mbrojtës". Gazeta Express. 31 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  21. Aguado, Á. (10 shtator 2015). "Andreolli, 'obligado' a la titularidad" [Andreolli, i 'detyruar' të luajë titullar] (në spanjisht). El Desmarque. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 26 shkurt 2016.
  22. "Sevilla hit by long-term Achilles blow for Andreolli" [Sevilja goditet nga dëmtimi i gjatë në tendinat e akilit i Andreollit] (në anglisht). FourFourTwo. 22 nëntor 2015. Marrë më 26 shkurt 2016.
  23. "Di Marzio – Inter, Andreolli non rinnoverà il contratto: tre squadre su di lui" [Di Marzio – Inter, Andreolli nuk rinovon kontratën, tre ekipe pas tij] (në italisht). fcinter1908.it. 30 qershor 2017. Marrë më 6 korrik 2017.
  24. Luca Bargellini (30 qershor 2017). "Inter, niente rinnovo per Marco Andreolli. C'è il Cagliari" [Inter, nuk ka rinovim për Marco Andreollin. Aty është Cagliari] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 6 korrik 2017.
  25. "Zyrtare: Andreolli largohet nga Interi, nënshkruan me Cagliarin". Telegrafi.com. 7 korrik 2017. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  26. "Games played by Marco Andreolli in 2017/2018" [Ndeshje të luajtura nga Marco Andreolli në 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  27. 1 2 "Marco Andreolli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 janar 2015.
  28. "Profile of Marco Andreolli" [Profili i Marco Andreollit] (në anglisht). Scoresway. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 23 janar 2015.
  29. "Football : Marco Andreolli" [Futboll : Marco Andreolli] (në anglisht). Football Database. Marrë më 23 janar 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]