Marco Benassi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Marco Benassi
Zenit-Torino (3).jpg
Benassi me Torinon në vitin 2015
Të dhënat personale
Data e lindjes 8 Shtator 1994 (20 vjeçar)
Vendi i lindjes Modena, Itali
Gjatësia 1.83
Pozita ne fushë Mesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktual Torino[1]
Numri 94
Kariera në rini
2007–2011 Modena
2011–2012 Internazionale
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2012–2014 Internazionale 6 (0)
2013–2014 Livorno (huazim) 20 (2)
2014– Torino 25 (3)
Ekipi kombëtar
2011–2012 Italia U–18 8 (1)
2012–2013 Italia U–19 13 (1)
2013– Italia U–21 10 (2)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 26 Qershor 2015.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 26 Qershor 2015

Marco Benassi (lindur më 8 Shtator 1994) është një futbollistë italian i cili luan me klubin italian TorinoSerie A si mesfushor.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Inter[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindur në Modena, Benassi filloi karrierën e tij në Serie B te Modena në vitin 2007. Në Janar 2011, ai u ble nga Interi dhe u vendos te skuadra e të rinjëve. Pas një gjysëm sezoni me Interin U–17, Benassi u ble nga Interi në një marrëveshje bashkëpronësie për 180.000 .[2] Benassi ishte pjesë e skuadrave Interit U–18 dhe U–19 në sezonin 2011–12, duke arritur të fitonte kampionatin primavera dhe NextGen Series (Kupa Europiane e të rinjëve). Më skuadrën U–18, ai luajti në ndeshjet e play–off në kampionat dhe arriti të fitonte kampionatin Berretti.

Benassi u bashkua me skuadrën e parë nga ish trajneri i tij te Primavera Andrea Stramaccioni, duke fituar edhe Trofeun TIM. Benassi gjithashtu ishte njëri nga 25 lojtarët që u zgjodhën për të luatjur në Ligën e Europës.[3] Në Tetor 2012, Benassi firmosi një kontratë të re pesë vjeçare.[4].

Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 22 Nëntor kundër Rubin Kazan në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, ai luajti si titullar me shumë lojtar të rinjë me Interin që humbi me rezultatin 3–0. Më 12 Janar 2013, ai bëri debutimin e tij në Serie A në fitoren 2–0 të Interit në San Siro kundër Pescarës, ai luajti si startues. Më 21 Shkurt, Benassi shënoi golin e tij të parë me skuadrën e parë në fitoren 0–3 kundër CFR Cluj në ndeshjen e parë e raundit të 16 të Ligës së Europës. Ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me Interin duke luajtur 13 ndeshje të të gjithë kompedicionet dhe duke shënuar një gol.

Livorno[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 9 Korrik 2013, Benassi u huazua zyrtarisht te Livorno, duke zgjedhur numrin 24. Më 17 Gusht, Benassi bëri debutimin e tij zyrtar me klubin në Kupën e Italisë në humbjen 0–1 kundër Sienës. Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian më 26 Janar 2014 kundër Sassuolos, para se të shënonte dhe të dytin kundër Bolonjës më 16 Mars.

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai ka luajtur për kombëtaret U–18, U–19 dhe U–21, ai luajti me Italinë U–18 në të tre ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro U–21 2013.[5]

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai është një mesfushor i talentuar me aftësi në ndërhyrje dhe me një vizion të mirë në lojë.

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Inter

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Marco Benassi". Goal.com. Retrieved 26 Tetor 2013. 
  2. ^ FC Internazionale Milano SpA Report and Accounts on 30 June 2012 (Italisht)
  3. ^ "Europa League, group stage: Inter's squad list". www.inter.it. 3 September 2012. Retrieved 24 November 2012. 
  4. ^ "Marco Benassi re-signs with Inter until 2017". www.inter.it. 23 Tetor 2012. Retrieved 24 Nëntor 2012. 
  5. ^ UEFA.com

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]