Marco Verratti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Marco Verratti
Marco Verratti unveiling (cropped).jpg
Verratti duke u prezantuar nga PSG
Të dhënat personale
Emri i plotëMarco Verratti
Data e lindjes (1992-11-05) 5 Nëntor 1992 (26 vjeç)
Vendi i lindjesPescara, Itali
Gjatësia1.65 m (5 ft 5 in)m[1]
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualParis Saint-Germain
Numri24
Karriera në rini
2006–2008Pescara
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2008–2012Pescara74(2)
2012–Paris Saint-Germain119(4)
Ekipi kombëtar
2010–2011Italia U194(0)
2011–2012Italia U204(0)
2012–2013Italia U217(0)
2012–Italia19(1)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 9 janar 2017.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 30 Nanor 2016

Marco Verratti (Italisht: [ˈmarko verˈratti]; lindur më 5 nëntor 1992) është një futbollistë italian i cili luan me klubin francez Paris Saint-GermainLigue 1 dhe me kombëtaren italiane si mesfushor.

Një lojtar me aftësi të dhuruara teknike me driblime të shquara dhe aftësi në pasim, dhe sigurisht me vizion të mirë dhe me një kontroll të shkëlqyer të topit, Verratti është krahasuar me legjendën e Italisë Andrea Pirlo pasi luan të njëjtën lojë si organizator siç bëri Pirlo në Kupën e Botës 2006.[2][3][4][5][6][7]

Jeta e hershme[redakto | përpunoni burim]

Verratti ka lindur në Pescara, dhe u rrit në L'Aquila. Në fëmijëri, ai mbështeste Juventusin dhe adhuronte Alessandro Del Pieron, organizatorin e kombëtares italiane.[6] Talenti i Verrattit u zbulua që në moshë të hershme, duke bërë që akademitë e Atalantës dhe Internazionales t'i bënin ofertë për t'a marrë në akademi, por ai u bashkua me klubin e tij lokal Pescara për 5,000 . Pas një performance impresionuese për skuadrën U–16 të Pescarës kundër Milanit, klubi i Lombardisë i ofroi Pescarës 300,000 € për të firmosur me mesfushorin.[6]

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Pescara[redakto | përpunoni burim]

Verratti duke luajtur me Pescarën në vitin 2012

Verratti bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në sezonin 2008–09 në moshën 16 vjeçare. Në sezonin e tij të parë, ai luajti 10 ndeshje. Në sezonin 2009–10, ai u paraqit më rregullisht me Pescarën, dhe më pas u bë një lojtar titullar në formacion. Performancat e tij tërhoqën vëmëndjet e mediave kombëtare të cilat e cilësuan atë si yll me potencial dhe e ardhmja për kombëtaren italiane.[2] Ai e mbylli sezonin 2009–10 duke shënuar dy herë në trembëdhjetë paraqitje, me Pescarën e cila u promovua në Serie B.

Me Zdeněk Zeman si trajner, Verratti shkëlqeu si mesfushor organizator me skuadrën e Pescarës që fitoi titullin e 2011–12 Serie B duke luajtur "futbollin më të mirë në Itali", duke arritur ngjitjen në Serie A për sezonin e ardhshëm.[6] Pas ndihmoi Pescarën për t'u ngjitur në Serie A, Verratti mori çmimin Bravo për vitin 2012 për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare në Europë, dhe raportohej se ai kërkohej nga Napoli, Roma dhe Juventus, dhe gjithashtu nga Paris Saint-Germain i Carlo Ancelottit.[6]2012 AIC Gran Gala del Calcio, ai u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit 2011–12 të Serie B, sëbashku me ish shokët e tij të Pescarës Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.[8]

Paris Saint-Germain[redakto | përpunoni burim]

Veratti me Paris Saint-Germain në Mars 2013.

Më 18 korrik 2012, Verratti firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin francez Paris Saint-GermainLigue 1 franceze.[9] Pas bëri debutimin e tij kundër Lille, mesfushori assistoi golin e parë të Javier Pastores në paraqitjen e tij të parë në Parc des Princes, ku Paris Saint-Germain mposhti 2–0 Toulouse.[6] Më 18 shtator, Verratti bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në triumfin 4–1 kundër ukrainasve të Dynamo Kyiv.[10] Ai e mbylli sezonin e tij të parë në kryeqytetin francez duke fituar titullin e 2012–13 Ligue 1. Më 20 gusht 2013, Verratti rinovoi edhe për një vit tjetër kontratën e tij me klubin, gjë që do të thoshte se ai do të qëndronte në Paris deri në vitin 2018.[11][12]

Sezoni i dytë i tij me PSG ishte akoma më i suksesshëm se i pari me skuadrën e cila mbeti ende kampioni në fuqi i Ligue 1 dhe gjithashtu fitoi edhe Coupe de la Ligue. Verratti u emërua Ligue 1 Lojtari Më i Mirë i Ri dhe ishte përfshirë në formacionin e sezonit 2013–14.[13]

Më 30 shtator 2014, Verratti shënoi golin e parë me PSG, një gol me kokë në fitoren 3–2 në shtëpi kundër Barcelonës në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.[14] Më 18 janar, Verratti shënoi edhe golin e tij të parë në Ligue 1, në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Evian.[15]

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Verratti ende pa asnjë ndeshje ndërkombëtare ishte në listën paraprake prej 32 lojtarësh të thirrur nga trajneri Cesare Prandelli për të përfaqsuar ItalinëUEFA Euro 2012, duke qënë vetëm një nga dy lojtarët e Serie B (sëbashku me mbrojtësin e Torinos, Angelo Ogbonna) që ishin thirrur.[16] Ai më pas nuk ishte pjesë e listës përfundimtare.[17]

Më 15 gusht 2012, Verratti bëri debutimin e tij me kombëtaren e të rriturve në një ndeshje miqësore kundër Anglisë e cila u luajt në Bern.[18] Ai më pas bëri debutimin e tij kompetitiv duke luajtur në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2014, duke u paraqitur si zëvëndësues në pjesën e dytë të vend të Emanuele Giaccherinit në barazimin 2–2 kundër Bullgarisë më 7 shtator.

Më 6 shkurt 2013, Verratti shënoi golin e tij të parë ndërkombëtarë në një ndeshje miqësore kundër Hollandës, një gol barazimi në minutën e 91 që solli barazimin 1–1.[19]

Ai mori pjesë me Italinë U–212013 Kampionatin Europian U–21, ku të kaltrit e përfunduan turnamentin si të dytët ku humbën në finale kundër Spanjës U–21.[20] Performancat e tij bënë që ai të përfshihej në skuadrën e turnamentit nga UEFA.[21]

Më 1 qershor 2014, Verratti ishte në listën e 23 lojtarëve të zgjedhur për të luajtur me Italinë në Kupën e Botës 2014.[22] Në ndeshjen hapëse të Italisë në turnament, ai luajti ndeshjen e tij të parë kompetitive si titullar, duke formuar një treshe në mesfushë sëbashku me Andrea Pirlon dhe Daniele de Rossin në fitoren 2–1 kundër Anglisë në Manaus.[23]

Golat me kombëtaren[redakto | përpunoni burim]

Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 6 shkurt 2013 Amsterdam Arena, Amsterdam Flamuri Hollanda 1–1 1–1 Ndeshje Miqësore

Statistikat[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 1 shkurt 2015 [24][25][26]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Pescara 2008–09 7 0 3 0 10 0
2009–10 8 1 5 1 13 2
2010–11 28 1 1 0 29 1
2011–12 31 0 1 0 32 0
Total 74 2 10 1 0 0 0 0 84 3
Paris Saint-Germain 2012–13 27 0 3 0 9 0 39 0
2013–14 29 0 5 0 8 0 1 0 43 0
2014–15 20 1 3 0 4 1 1 0 28 2
Total 76 1 11 0 21 1 2 0 110 2
Karriera në total 150 3 21 1 21 1 2 0 194 5

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 3 nëntor 2014 [27]

Kombëtarja italiane
Viti Ndeshje Gola
2012 2 0
2013 2 1
2014 6 0
2015 0 0
Total 10 1

Trofe[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Pescara
Paris Saint-Germain

Personale[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Marco Verratti". pescaracalcio.com. Marrë më 11 janar 2015. 
  2. ^ a b "Marco Verratti". SKY.it. 26 janar 2011. Marrë më 11 gusht 2011. 
  3. ^ "Verratti e il mondiale: "Gioco in Champions, ma non so se basta"". Il Centro Gelocal.it. Marrë më 17 shtator 2014. 
  4. ^ "Verrati: Krenari të zëvendësoj Pirlon, është idhulli im". Panorama Sport. Marrë më 17 shtator 2014. 
  5. ^ "Marco VERRATTI". FIFA. Marrë më 21 June 2014. 
  6. ^ a b c d e f "Meet the new Pirlo looking to shatter England's World Cup dream". FourFourTwo. 14 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014. 
  7. ^ "Verratti, la Juve sul nuovo Pirlo Zeman lo ha inventato regista". Gazzetta.it. Marrë më 17 shtator 2014. 
  8. ^ a b "Oscar del calcio, Pirlo giocatore dell'anno". Corriere.it. Marrë më 16 janar 2015. 
  9. ^ "Marco Verratti joins PSG" [Marco Verratti i bashkohet PSG-së]. Paris Saint-Germain. 18 korrik 2012. Marrë më 18 korrik 2012. 
  10. ^ "Shënojnë Ibra e Tiago SIlva, PSG-ja "shkrin" Dinamon e Kievit". Panorama Sport. 18 shtator 2012. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  11. ^ "Verrati rinovon me PSG, djeg konkurrencën e italianeve". Panorama Sport. 29 korrik 2013. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  12. ^ "MARCO VERRATTI SIGNS YEAR EXTENSION". Paris Saint Germain F.C. 20 gusht 2013. Marrë më 22 gusht 2013. 
  13. ^ "Ibra shpallet lojtari i vitit, por dështon në frëngjisht". Panorama Sport. 13 maj 2014. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  14. ^ "PSG-ja i jep leksion Barcelonës". Panorama Sport. 1 tetor 2014. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  15. ^ "PSG rikthehet te fitorja". Panorama Sport. 19 janar 2015. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  16. ^ "Prandeli, grumbullime dhe surpriza". Panorama Sport. 14 maj 2012. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  17. ^ "Prandelli trims seven players from Italy squad". goal.com. 28 maj 2012. Marrë më 31 maj 2012. 
  18. ^ "Anglia hakmerret, Italia jep shpresa për të ardhmen". Panorama Sport. 15 gusht 2012. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  19. ^ "Italinë e shpëton Bufon dhe Verrati". Panorama Sport. 7 gusht 2013. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  20. ^ "Spanja konfirmohet një makth, i merr Italisë edhe Europianin U-21". Panorama Sport. 19 qershor 2013. Marrë më 1 shkurt 2015. 
  21. ^ "Thiago leads all-star squad dominated by Spain". UEFA.com. 21 qershor 2013. Marrë më 21 qershor 2014. 
  22. ^ "World Cup 2014: Italy omit Giuseppe Rossi from final squad". BBC. 1 qershor 2014. Marrë më 15 qershor 2014. 
  23. ^ "Triumfon Italia, "vulos" Baloteli". Panorama Sport. 15 qershor 2014. Marrë më 15 qershor 2014. 
  24. ^ "Italy - M. Verratti - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014. 
  25. ^ "Football : Marco Verratti". Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014. 
  26. ^ "Profile of Marco Verratti at footballzz.co.uk". footballzz.co.uk. Marrë më 30 tetor 2014. 
  27. ^ "Marco Verratti - National Football Teams". National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014. 
  28. ^ "The "Bravo" Award" [Çmimi "Bravo"]. RSSSF. Marrë më 12 korrik 2014. 
  29. ^ "Trophées UNFP : Marco Verratti sacré meilleur espoir". RTL. Marrë më 12 korrik 2014. 
  30. ^ "2012/13 UNFP Awards". French Football Weekly. Marrë më 12 korrik 2012. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]