Shko te përmbajtja

Margita Figuli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Margita Figuli

Margita Figuli (2 tetor 1909 – 27 mars 1995; e njohur pas martesës së saj si Margita Šustrová edhe me pseudonimin Ol'ga Morena) ishte një prozatore sllovake, përkthyese dhe autore e letërsisë për fëmijë dhe të rinj.[1]

Margita Figuli lindi në një familje fermeri në Vyšný Kubín. Pas studimeve në Banska Bistrica, ajo u transferua në Bratislavë për të punuar në një bankë, ndërsa shkruante. Tregimet e saj më të hershme u botuan në vitin 1937. Më pas, ajo punoi si korrespondente angleze në Tatrabanka deri në vitin 1941 kur u pushua nga puna për shkak të botimit të Olovený vták që denonconte publikisht pushtimin nga Gjermania të Polonisë. Pas kësaj, ajo u fokusua në shkrime dhe përkthime.

Ajo ndërroi jetë në Bratisllavë në vitin 1995.

Margita Figuli është një përfaqësuese e rëndësishme e shkollës sllovake të natyralizmit. Veprat e saj filluan të botoheshin në vitin 1930 në Slovenská nedeľa (E diela sllovake), Elán (Shpirti), Slovenské pohľady (vështrime sllovake) dhe revista të tjera periodike. Dashuria, dhembshuria dhe problemet aktuale sociale ishin mbizotëruese në shkrimet e saj. Një e krishterë e devotshme, ajo shkroi romanin historik biblik Babilonia, i cili portretizoi rënien e perandorisë kaldease te Persianët. Veprat e saj më të mira u përkthyen në gjermanisht, rusisht, polonisht dhe gjuhë të tjera.

Lista e punimeve të përzgjedhura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prozë

  • 1932 - List od otca (Letër nga babai)
  • 1938 - Čierny býk (Demi i zi)
  • 1940 - Olovený vták (Zog plumbi)
  • 1940 - Tri gaštanové kone (Tre kuaj gështenjë)
  • 1942 - Tri noci a tri sny (Tri netë dhe tri ëndrra)
  • 1946 - Babilonia (Pjesët 1 dhe 2)
  • 1973 - Rebeka (Rebeka)
  • 1974 - Vietor v nás (Era brenda nesh)

Për fëmijët dhe të rinjtë:

  • 1963 - Lista Môj prvý (Letra ime e parë)
  • 1964 - Ariadnina niť (Fija e Ariadnës)
  • 1980 - Balada o Jurovi Jánošíkovi (Baladë për Juro Jánošík )
  1. "Margita Figuli (1909-1995) - Find A Grave..." www.findagrave.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]