Marie Grice Young

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marie Grice Young

Marie Grice Young (5 janar 1876 – 27 korrik 1959) ishte një pasagjere e anijes së Titanikut si dhe e mbijetuar nga përmbytja famëkeqe e anijes. Jonathan Ned Katz sugjeroi se Marie kishte një raport intim me Ella Holmes White, duke e kthyer në këtë mënyrë në një prej pasagjereve LGBTQ nga anija e Titanikut.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marie Grice Young lindi në 5 janar 1876, e bija e Samuel Grice Young dhe Madge W.Young. [2] Ajo ishte pjesë e një familjeje të ngritur politikanësh në Washington. Familja e Young-ëve e kishte origjinën e largët nga Virginia.

Në 1897 ajo studioi muzikë me profesorin John Porter Lawrence. Në 1904 ajo bëri tur nëpërmjet një recitali muzikor, “Enoch Arden”, Young duke luajtur në piano kurse Helen Weil duke recituar poemat. [3]Familja e Young-ëve ishte shumë e përfshirë në botën e muzikës. Vëllai i Young, Wilson Young, ishte vetë shumë i përfshirë në muzikë dhe gruaja e tij ishte një soprano e njohur në qytetin e New York-ut, ndërsa e bija Hildreth Young u bë këngëtare. Young këndonte ndonjëherë në Kishën Katolike të Shën Matthew.

Në mes të vitit 1900 Young ishte një mësuese pianoje shumë e famshme dhe numëronte mes nxënësve të saj Ethel Roosevelt Derby, Archibald Roosevelt dhe Quentin Roosevelt, fëmijët e Presidentit Theodore Roosevelt. Përfshirja e saj e lartë në familjen e Roosveltëve e mundësoi atë të merrte sa më shumë informacion me mënyrën si e menaxhonin ekonominë e shtëpisë.

Për një periudhë të gjatë kohe ajo e ndau qeranë e shtëpisë me Ella Holmes White. Young ishte mikeshë e mirë me Thomal Nelson Page si edhe bashkëshorten e tij, Florence Lathrop Field.

Marie Grice Young udhëtoi me Titanikun së bashku me White, duke marrë shërbimin e klasit të parë.

Young vdiq në 27 korrik 1959.


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ White, Barrett (2015). "103 years later, OutSmart dives into the lives of LGBT passengers aboard the Titanic". OutSmart Houston's LGBTQ Magazine. Marrë më 8 janar 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "16 Aug 1908, Sun • Page 14". The Washington Herald: 14. 1908. Marrë më 6 janar 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "New Musical Reading of "Enoch Arden" - 26 Jan 1904, Tue • Page 5". The Washington Times: 5. 1904. Marrë më 6 janar 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)