Shko te përmbajtja

Marina Vjollca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marina Vjollca
Lindi17 maj 1990 (35 vjeçe)
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptare
ProfesioniPrezantuese televizive, sipërmarrëse
Vite aktiviteti2005 – aktualisht
Bashkëshorti/ja
(m. 2017)
[1]
Fëmijë1

Marina Vjollca (lindur më 17 maj 1990) është prezantuese televizive dhe sipërmarrëse shqiptare. Ajo është bërë e njohur për drejtimin e disa prej programeve në Top Channel si Top Select, E Diell, Proçesi Sportiv, Top Fest dhe më pas në TV Klan me spektaklet C’est la vie dhe Klanifornia.

Jeta e hershme dhe arsimimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vjollca lindi në Tiranë, ku kaloi fëmijërinë dhe ku vazhdon të jetojë. Publiku e njohu fillimisht si velinë në emisionin satirik Fiks FareTop Channel, ndërsa më pas nisi karrierën si moderatore. Ajo ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi dhe është diplomuar me master në Drejtësi Penale. [2]

Karriera televizive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2005, Vjollca fitoi konkursin e shtojzovalleve të Fiks Fare dhe u bë pjesë e emisionit, ku qëndroi për dy vite. [2]

Në vitin 2007 ajo prezantoi për herë të parë programin rinor Top Select, ndërsa një vit më vonë iu bashkua si moderatore enisionit Proçesi Sportiv. [3] [4]

Gjatë viteve në Top Channel, Vjollca drejtoi edhe programe të tjera si E Diell, Top Fest (për katër edicione) dhe Summer Fest me motrën e saj Luanën. Deri në vitin 2017 ajo ishte një nga figurat kryesore të televizionit. [5] [6] [7]

Në shtator 2017 ajo kaloi në TV Klan, ku nisi spektaklin muzikor C’est la vie, ndërsa në periudhën 2019–2023 ishte prezantuese e Klanifornia.[8] [9] [10]

Karriera në biznes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 korrik 2021, në Tiranë, Marina Vjollca u bë pronare dhe Brand Ambasador i markës italiane të modës Elisabetta Franchi për Shqipërinë.[11]

Vjollca është e martuar me reperin Getoar Selimi që prej vitit 2017.[12] Çifti ka një vajzë.[13]

  1. "Martohen Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca". Panorama. 10 shtator 2017. Marrë më 20 gusht 2025.
  2. 1 2 "Pamje kur Marina Vjollca garonte për t'u bërë velinë e "Fiks Fare", sa ka ndryshuar prezantuesja shqiptare?". Telegrafi. 3 qershor 2021. Marrë më 20 gusht 2025.
  3. "Marina Vjollca largohet nga "Top Select"". Koha Jonë. 9 prill 2021. Marrë më 20 gusht 2025.
  4. "Kush është zëvendësuesja e Marina Vjollcës te "Procesi Sportiv" që po "çmend" fansat". Balkanweb. 18 shtator 2017. Marrë më 20 gusht 2025.
  5. "Marina Vjollca nuk i thotë "Jo" ofertës së Edi Manushit – "E Diell Proces", 26 prill 2020". Top Channel. 26 prill 2020. Marrë më 20 gusht 2025.
  6. "Hyri me motor në finalen e "Top Fest", Marina rrëfen përjetimin e mamasë së saj". Gazeta Shqip. 18 mars 2022. Marrë më 20 gusht 2025.
  7. "Motrat Vjollca bashkë në aventurën e "Summer Fest"". Panorama. 17 qershor 2015. Marrë më 20 gusht 2025.
  8. "Marina Vjollca me rol të ri në TV Klan". BalkanWeb. 2019. Marrë më 20 gusht 2025.[lidhje e vdekur]
  9. "Fillon "Klanifornia" në Tv Klan, ja si duket Marina Vjollca". TV Klan. 11 shtator 2021. Marrë më 20 gusht 2025.
  10. "Marina Vjollca përlotet në skenën e "C'est la vie", mesazh të ndjerë për Aleksandër Lalon". Koha Jonë. 18 korrik 2021. Marrë më 20 gusht 2025.
  11. "Marina Vjollca hap dyqanin e Elisabetta Franchi në Tiranë". Bordo. 12 korrik 2021. Marrë më 20 gusht 2025.[lidhje e vdekur]
  12. "Martesa e shekullit, Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca thonë "Po" në Itali". Class. 10 shtator 2017. Marrë më 20 gusht 2025.[lidhje e vdekur]
  13. "Marina Vjollca bëhet nënë për herë të parë". BalkanWeb. 15 nëntor 2021. Marrë më 20 gusht 2025.