Kërceni tek përmbajtja

Mario Götze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mario Gotze
Personal information
Emri i plotë Mario Götze
Data e lindjes 3 qershor 1992 (32 vjeç)
Vëndi i lindjes Dortmund, Gjermania Perëndimore
Gjatësia 1.76 m (5 ft 9 in)
Pozicioni(et) Mesfushor–sulmues
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
Eintracht Frankfurt
Number 27
Karriera rinore
1995–1996 SC Ronsberg
1998-2001 FC Eintracht Hombruch
2001–2009 Borussia Dortmund
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2009–2013 Borussia Dortmund 83 (22)
2013–2016 Bayern München 73 (22)
2016–2020 Borussia Dortmund 75 (13)
2020–2022 PSV Eindhoven 47 (9)
2022– Eintracht Frankfurt 58 (6)
Karriera ndërkombëtare
2009 Gjermania U21 2 (0)
2010– Gjermania 66 (17)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 19 prill 2024
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 25 mars 2023

Mario Gotze (Gjermanisht: [ˈmaːʁi̯o ˈɡœtsə]; lindur me 3 qershor 1992) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor sulmues për klubin gjerman Eintracht Frankfurt. Pavarësisht se pozicioni i tij i preferuar është ai i rolit të organizatorit, Götze mund të luaj si anësor i majtë dhe si sulmues i dytë. Në vitin 2010, drejtori teknik i asaj kohe në Federatën Gjermane të Futbollit, Matthias Sammer, deklaroi se Götze ishte "një nga talentët më të mirë që Gjermania pa pasur ndonjëherë."[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Borussia Dortmund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Götze është produkt i akademisë së Dortmundit, të cilës j'u bashkua në moshën 8 vjeç.[2] Ai debutoi në Bundesligë më 21 nëntor 2009 në barazimin pa gola kundër Mainz 05; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 88të në vend të Jakub Błaszczykowski.[3] Gjatë pushimeve dimërore të sezonit 2009–10, ai u promovua nga trajneri Jürgen Klopp në ekipin e parë. Ai e mbylli sezonin me pesë ndeshje të luajtura si zëvëndësues.[4] Götze u bë protagonist në sezonin 2010–11 ku Dortmund fitoi kampionatin, duke shënuar tetë gola në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[5][6]

Ai luajti në distafën ndaj Schalke 04 në Superkupën e Gjermanisë në korrik 2011.[7] Në janar 2012, Götze u diagnostifikua me një dëmtim në legen; një kërc në legenin e Götzes ishte përflakur nën stres.[8]

Më 27 mars 2012, Götze firmosi një kontratë të re me Borussia Dortmund deri në vitin 2016. Rreth rinovimit të kontratës, Götze deklaroi: "Të gjithë e dinë sa rehat jam te Dortmundi. Klubi nuk ka marr fund ende me ringjalljen e tyre të fundit. Dhe unë dua të jem pjesë e këtij zhvillimi."[9]

Götze u rikthye me ekipin në prill 2012 për ndeshjen e kampionatit ndaj ekipit rival Schalke 04, por nuk luajti. Ndeshjen e tij të parë pas dëmtimi e luati më 21 prill në fitoren 2–0 kundër Borussia Mönchengladbach.[10]

Götze fitoi një një tjetër kampionat me Dortmundin në përfundim të sezonit 2011–12, me ekipin që vendosi një rekord pikësh, duke mbledhur plot 81, e cila u thye nga Bayerni një sezon më vonë. Ai gjithashtu kontriboi në fitimin e DFB-Pokal, edhe pse nuk luajti asnjë minutë në finalen e fituar 5–2 kundër Bayern München.[11]

Götze e nisi sezonin e ri duke humbur Superkupën e Gjermanisë ndaj Bayern Munich.[12] Në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Werder Bremen, ai u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi golin e fitores në triumfin 2–1 në shtëpi. Më 19 dhjetor, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–1 të Dortmund ndaj Hannover 96 në raundin e tretë DFB-Pokal.[13]

Te Barcelona Lionel Messi, Andrés Iniesta dhe Xavi po ndërtojnë një trekëndësh, por nuk ka dyshe më klasike se Reus dhe Götze. Ma la mbresa mënyra si e ndanë Ajaxin në Ligën e Kampioneve. Uroj mos t'ja dalin mbanë në Mynih.

Ish kapiteni i Gjermanisë dhe trajneri Franz Beckenbauer rreth marrëdhënjes së Reus dhe Götze, dhjetor 2012[14]

Götze dhuroi një asist dhe shënoi në fitoren 3–0 kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, duke ndihmuar ekipin të fitonte me rezultatin e përgjithshëm 5–2 dhe të kalonte në çerek-finale.[15] Kjo ishte çerek-finalja e parë e Dortmundit pas 15 vitesh.[16][17] Götze humbi finalen kundër Bayern Munich në Wembley Stadium, Londër, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales kundër Real Madridit; ai doli nga fusha në momentin kur Dortmund po mposhtej 2–0, megjithatë, fitorja 4–1 në ndeshjen e parë i siguroi kalimin në finalem rezultatin e përgjithshëm 4–3.[18] Në finale, Dortmundi u mposht me rezultatin 2–1 falë një goli në minutat e fundit të Arjen Robben.[19]

Në sezonin e tij të fundit me Dortmundin, Götze formoi një dyshe të fuqishme sulmi me gjermanin tjetër Marco Reus, dhe e mbylli sezonin me 16 gola në të gjitha kompeticionet.[12][20]

Më 23 prill 2013, u njoftua se Götze do t'i bashkohej klubit rival Bayern München duke nisur nga 1 korriku 2013 pasi pagimit të klauzolës prej 37 milion €.[21][22][23] Ky transferim e bëri atë lojtarin gjerman më të shtrenjtë në histori.[24][25] Megjithatë, rekordi i tij u thye nga mesfushori tjetër Mesut Özil, i cili u transferua te Arsenali për 50 milion €.[26] Trajneri i Dortmundit Jürgen Klopp deklaroi se arsyeja e transferimit të organizatorit te Bayerni ishte dëshira e tij të luante nën drejtimin e Pep Guardiolës.[27] Klopp pranoi mërzitjen e tij për kohën e njoftimit të transferimit të Götzes, pasi ishte rreth 36 orë para sfidës ndaj Real Madridit në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve.[28] Klopp më vonë deklaroi se Dortmundi nuk kishte asnjë mundësi për të bindur lojtarin që të qëndronte, duke thënë, "Ai [Götze] është i preferuari i Guardiolës.""[29]

Götze debutoi me ekipin e ri më 11 gusht 2013 në një miqësore kunder kampionëve të Hungarisë, Győri ETO; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 60të në vend të Mitchell Weiser dhe shënoi dy gola, duke kontribuar në një fitore 4–1.[30] Debutimi i tij në Bundesligë erdhi 13 ditë më vonë në një ndeshje kundër 1. FC Nürnberg, të cilën Bayerni e fitoi 2–0. Më 19 tetor, në ndeshjen kundër 1. FSV Mainz 05, Götze hyri në fushë si zëvëndësues dhe asistoi dy gola për të ndihmuar ekipin të fitonte 4–1 pasi fillimisht ishite në disavantazh.[31]

Më 23 tetor, Götze shënoi golin e tij të parë zyrtar me Bayernin në fitoren 5–0 kundër Viktoria PlzeňAllianz Arena, në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve; ai gjithashtu asistoi edhe golin e Bastian Schweinsteiger.[32] Tre ditë më vonë, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 25të në vend të të dëmtuarit Toni Kroos dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesligë për Bayernin me kokë në fitoren 3–2 kundër Hertha BSC.[33] Më 2 nëntor, ai u rikthye si titullar në fitoren 2–1 si vizitor kundër TSG 1899 Hoffenheim.

Eintracht Frankfurt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 21 qershor 2022, Götze firmosi një kontratë tre-vjeçare me Eintracht Frankfurtin.[34]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Debutimi dhe vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi kishte luajtur me disa nga ekipet e moshave, Götze mori thirrjen e parë në kombëtaren gjermane më 17 nëntor 2010 në një ndeshje miqësore kundër Suedisë. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola por Götze debutoi duke zëvëndësuar Kevin Großkreutz në minutën e 78të.[35] Ai u bë lojtari më i ri që debuton me ekipin kombëtar që nga Uwe Seeler në vitin 1954.[36] Pas kësaj, ai luajti edhe në ndeshjen miqësore kundër Italisë më 9 shkurt 2011.

Götze shënoi golin e parë me Gjermaninë në miqësoren kundër Brazilit më 16 gusht 2011; në moshën 19 vjeç e 68 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri pas luftës sëbashku me Klaus Stürmer, i cili kishte shënuar në debutimin e tij kundër Francës më 16 tetor 1954.[37] Më 28 maj 2012, Götze ishte një nga 23 lojtarët e zgjedhur në Joachim Löw për të luajtur në UEFA Euro 2012.[38] Debutimi i tij në turnament erdhi si zëvëndësues në fitoren 4–2 kundër Greqisë në çerek-finale.[39]

Kupa e Botës 2014

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Götze shënoi katër gola në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014 si dhe u zgjodh në ekipin që do të merrte pjesë në turnament.[40] Ai e nisi si titullar ndeshjen e parë të grupit, duke fituar një penallti që i hapi rrugën një fitoreje 4–0.[41] Në ndeshjen e dytë, ai shënoi golin e parë të ekipit dhe u emërua lojtari i ndeshjes në barazimin 2–2 kundër Ganës.[42] Pas kësaj, ai u aktivizua vetëm 14 minuta në ndeshjen e tretë të grupit kundër Shba-së,[43] 45 minuta kundër Algjerisë në raundin e 16-tave dhe vetëm 7 minuta në fitoren 1–0 kundër Francës në çerek-finale.[44][45] Ai nuk luajti asnjë minutë në fitoren rekord 7–1 kundër Brazilit në gjysëm-finale.[46]

Në finalen e Kupës së Botës 2014 kundër Argjentinës, trajneri Löw zëvëndësoi Miroslav Klosen me Götzen në minutën e 88të të ndeshjes dhe i tha: "Tregoi botës që je më i mirë se Messi dhe fitoje Kupën e Botës."[47] Götze shënoi golin e vetëm në minutën e 113të, duke kontrolluar me gjoks krosimin e André Schürrles para se të mposhte portierin me një gjuajtje në ajër, duke i dhënë Gjermanisë Botërorin e katërt.[48] Ai u bë zëvëndësuesi i parë që vendos finalen e një Kupe Bote që nga Wolfgang Weber në vitin 1966, i cili ishte gjithashtu 22 vjeç.[49] Götze u shpall lojtari i ndeshjes.[50]

Euro 2016, mungesa dhe Kupa e Botës 2022

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Götze luajti katër ndeshje në turnamentin e Euro 2016, me Gjermaninë që arriti deri në gjysëm-finale. Ai u aktivizua vetëm 20 minuta në fazën me eliminim direkt pasi kishte luajtur të tre ndeshjet e fazës së grupeve si titullar. Performanca e tij përgjatë turnamentit u kritikua nga analistët.[51] Gjatë kësaj kohe, Götze mori pjesë gjithashtu në një bashkëpunim midis Federatës Gjermane të Futbollit dhe Grupit LEGO, të cilët në maj 2016 publikuan një seri minifigurash koleksionuese ekskluzive për Evropën, me Götze që shfaqej si i pesëmbëdhjeti nga gjashtëmbëdhjetë minifigurat në koleksion.[52]

Në nëntor 2017, disa muaj para nisjes së Kupës së Botës 2018, Götze luajti në miqësoren kundër Francës, duke regjistruar paraqitjen e tij të parë me ekipin kombëtar pas një viti. Ai nuk u zgjodh për finalet e turnamentit.[53]

Më 10 nëntor 2022, Hansi Flick e thirri në ekipin që do të luante në Kupën e Botës 2022Katar. Ky vendim shkaktoi surprizë në media pasi shënoi rikthimin e Götzes në kombëtare pas pesë vitesh.[54][55]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 23 shkurt 2025[56][57]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Borussia Dortmund 2009–10 Bundesliga 5 0 0 0 5 0
2010–11 Bundesliga 33 6 2 0 6[a] 2 41 8
2011–12 Bundesliga 17 6 2 1 6[b] 0 1[c] 0 26 7
2012–13 Bundesliga 28 10 4 4 11[b] 2 1[c] 0 44 16
Gjithsej 83 22 8 5 23 4 2 0 116 31
Bayern München 2013–14 Bundesliga 27 10 4 1 11[b] 3 3[d] 1 45 15
2014–15 Bundesliga 32 9 4 2 11[b] 4 1[c] 0 48 15
2015–16 Bundesliga 14 3 2 1 4[b] 2 1[c] 0 21 6
Gjithsej 73 22 10 4 26 9 5 1 114 36
Borussia Dortmund 2016–17 Bundesliga 11 1 1 0 4[b] 1 0 0 16 2
2017–18 Bundesliga 23 2 0 0 9[a] 0 0 0 32 2
2018–19 Bundesliga 26 7 2 0 6[b] 0 34 7
2019–20 Bundesliga 15 3 2 0 4[b] 0 0 0 21 3
Gjithsej 75 13 5 0 23 1 0 0 103 14
PSV Eindhoven 2020–21 Eredivisie 18 5 1 0 6[a] 1 25 6
2021–22 Eredivisie 29 4 5 2 17[e] 5 1[f] 1 52 12
Gjithsej 47 9 6 2 23 6 1 1 77 18
Eintracht Frankfurt 2022–23 Bundesliga 32 3 6 0 7[b] 0 1[g] 0 46 3
2023–24 Bundesliga 30 3 2 1 9[h] 0 41 4
2024–25 Bundesliga 18 2 3 0 4[a] 0 25 2
Gjithsej 80 8 11 1 20 0 1 0 112 9
Gjithsej karriera 358 74 40 12 115 20 9 2 522 108
  1. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ a b c d e f g h i Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ a b c d Ndeshje në DFL-Supercup
  4. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje dhe një gol FIFA Kupën e Botës për Klube
  5. ^ Gjashtë ndeshje dhe tre gola në UEFA Ligën e Kampioneve, pesë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës, gjashtë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Konferencës
  6. ^ Ndeshje në Johan Cruijff Schaal
  7. ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
  8. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencës
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania 2010 1 0
2011 11 2
2012 8 1
2013 6 3
2014 15 7
2015 7 3
2016 14 1
2017 1 0
2018 0 0
2019 0 0
2020 0 0
2021 0 0
2022 2 0
2023 1 0
Gjithsej 66 17

Borussia Dortmund[56]

Bayern München[56]

PSV Eindhoven[56]

Gjermania U17

Gjermania

  1. ^ "Matthias Sammer Praises Borussia Dortmund's German Wunderkind Mario Goetze" [Matthias Sammer vlerëson talentin gjerman të Borussia Dortmund Mario Gotze] (në anglisht). Goal.com. 13 gusht 2010. Marrë më 8 shkurt 2011.
  2. ^ "Mario Götze seals Dortmund return from Bayern" [Mario Götze vulos rikthimit te Dortmundi nga Bayern]. bundesliga.com (në anglisht). Fußball-Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2023. Marrë më 18 gusht 2016. Ai j'u bashkua Borussias në moshën tetë vjeç
  3. ^ "Borussia Dortmund vs. Mainz 05 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 nëntor 2009. Marrë më 21 gusht 2016.
  4. ^ "Mario Götze". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 18 gusht 2014.
  5. ^ "Mario Götze" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 20 prill 2014.
  6. ^ "Mario Götze". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 18 gusht 2014.
  7. ^ "Fährmann bringt BVB zur Verzweiflung" (në gjermanisht). kicker. 23 korrik 2011. Marrë më 18 gusht 2014.
  8. ^ Whitney, Clark (24 janar 2012). "Borussia Dortmund's Mario Gotze set for lengthy injury lay-off" [Mario Gotze i Borussia Dortmund gati të qëndrojë jashtë me një dëmtim të gjatë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 prill 2012.
  9. ^ Whitney, Clark (27 maj 2012). "Mario Gotze extends Dortmund contract until 2016" [Mario Gotze rinovon kontratën me Dortmund deri në vitin 2016] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 prill 2012.
  10. ^ "Borussia Dortmund vs. Borussia Mönchengladbach 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 prill 2012. Marrë më 22 gusht 2019.
  11. ^ "Borussia Dortmund 5-2 Bayern Munich" (në anglisht). ESPN FC. 12 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 11 qershor 2012.
  12. ^ a b "Die Bayern holen den ersten Titel der Saison" (në gjermanisht). kicker. 12 gusht 2012. Marrë më 18 gusht 2014.
  13. ^ "Dortmund cruise through" [Dortmund lundron përtej] (në anglisht). ESPN FC. 19 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2013. Marrë më 20 dhjetor 2012.
  14. ^ Rob Salisbury (1 dhjetor 2012). "Beckenbauer: Gotze and Reus world's best midfield duo" [Beckenbauer: Gotze dhe Reus janë dyshja më e mirë e mesfushës në botë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 21 prill 2014.
  15. ^ "Borussia Dortmund 3 Shakhtar 0 (agg 5–2): Gotze and Co show ruthless streak to seal progression to quarter-finals" [Borussia Dortmund 3 Shakhtar 0 (agg 5–2): Gotze dhe Co tregojn rekord të pamëshirshëm për të vulosur kalimin në çerek-finale] (në anglisht). Daily Mail. 5 mars 2013. Marrë më 6 mars 2013.
  16. ^ "Devastating Dortmund sweep Shakhtar aside" [Dortmundi shkatërrues fshin Shakhtarin] (në anglisht). UEFA. 5 mars 2013. Marrë më 6 mars 2013.
  17. ^ "Borussia Dortmund dash Málaga's hopes with two injury-time goals" [Dortmundi godet shpresat e Malagës me dy gola në kohën shtesë] (në anglisht). The Guardian. 9 prill 2013. Marrë më 22 prill 2013.
  18. ^ "Borussia Dortmund prepared for Champions League final without Mario Götze — video" [Borussia Dortmund përgatitet për finalen e Ligës së Kampioneve pa Mario Götzen – video] (në anglisht). The Guardian. 24 maj 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
  19. ^ McNulty, Phil (25 maj 2013). "Borussia Dortmund 1–2 Bayern Munich" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 maj 2013.
  20. ^ "Mario Götze". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 18 gusht 2014.
  21. ^ Röckenhaus, Freddie (23 prill 2013). "Von Guardiola ins Paradies gelockt". Süddeutsche Zeitung (në gjermanisht). Marrë më 23 prill 2013.
  22. ^ "Götze wechselt für 37 Millionen zum FC Bayern". Die Welt (në gjermanisht). 23 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013.
  23. ^ "Mario Götze to join Bayern Munich from Borussia Dortmund" [Mario Götze do t'i bashkohet Bayern Munich nga Borussia Dortmund] (në anglisht). The Guardian. 23 prill 2013. Marrë më 2 maj 2013.
  24. ^ "Mario Gotze to join Bayern Munich from Borussia Dortmund" [Mario Götze do t'i bashkohet Bayern Munich nga Borussia Dortmund] (në anglisht). BBC Sport. 23 prill 2012. Marrë më 23 prill 2013.
  25. ^ "Bayern confirm Gotze signing" [Bayern konfirmon firmosjen e Gotzes] (në anglisht). FIFA. 23 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013.
  26. ^ "Transfer-Hammer: Özil wechselt zu Arsenal". Österreich (në gjermanisht). 2 shtator 2013. Marrë më 2 shtator 2013.
  27. ^ Maston, Tom (23 prill 2013). "Klopp: Guardiola signed Gotze" [Klopp: Guardiola firmosi me Gotzen] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 24 prill 2013.
  28. ^ "Jürgen Klopp annoyed at timing of Mario Götze's Bayern Munich deal" [Jürgen Klopp i mërzitur me kohën e transferimit të Mario Götzes te Bayern Munich] (në anglisht). The Guardian. 23 prill 2013. Marrë më 24 prill 2013.
  29. ^ Uersfeld, Stephan (29 maj 2013). "Bayern chose Gotze over Neymar" [Bayern zgjedh Gotzen para Neymarit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 13 qershor 2013.
  30. ^ "Mario Gotze scores twice on debut" [Mario Gotze shënon dopietë në debutim] (në anglisht). ESPN FC. 11 gusht 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
  31. ^ Schrader, Matthias (19 tetor 2013). "Mario Götze inspires Bayern to comeback win; more Bundesliga" [Mario Götze frymëzon fitoren me përmbysje të Bayernit; më shumë Bundesligë] (në anglisht). Sports Illustrated. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. Marrë më 20 tetor 2013.
  32. ^ "Remorseless Bayern brush Plzeň aside" [Bayern pa pendesa hedh Plzeň mënjanë] (në anglisht). UEFA. 23 tetor 2013. Marrë më 24 tetor 2013.
  33. ^ "Mandzu and Götze inspire winning fightback" [Mandzu dhe Götze frymëzojnë fitoren luftarake] (në anglisht). FC Bayern Munich. 26 tetor 2013. Marrë më 27 tetor 2013.
  34. ^ "Gotze rikthehet në Gjermani, firmos me Eintracht Frankfurt". mcntv.al. 21 qershor 2022. Marrë më 21 gusht 2022.
  35. ^ "Schweden – Deutschland". kicker.de (në gjermanisht). 17 nëntor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.
  36. ^ "Goldene Aussichten: Mit 18 schon Meister und Nationalspieler". dfb.de (në gjermanisht). Federata Gjermane e Futbollit. 25 maj 2011. Marrë më 8 qershor 2011.
  37. ^ "Youngest Debutants". schwarzundweiss.co.uk (në anglisht). 10 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2011. Marrë më 10 gusht 2011.
  38. ^ "Euro 2012: Germany's Joachim Löw names his 23-man squad" (në anglisht). The Guardian. 28 maj 2012. Marrë më 4 korrik 2018.
  39. ^ "Germany overpower Greece in Gdansk" (në anglisht). UEFA. Marrë më 4 korrik 2018.
  40. ^ "Germany World Cup 2014 squad" (në anglisht). The Telegraph. 2 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 22 qershor 2014.
  41. ^ "Germany 4–0 Portugal" (në anglisht). BBC Sport. 16 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
  42. ^ "Germany vs Ghana" (në anglisht). BBC Sport. 22 qershor 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
  43. ^ Ben Smith (26 qershor 2014). "USA 0–1 Germany" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 korrik 2014.
  44. ^ David Ornstein (1 korrik 2014). "Germany 2–1 Algeria" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 korrik 2014.
  45. ^ David Ornstein (4 korrik 2014). "France 0–1 Germany" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 korrik 2014.
  46. ^ "Brazil 1–7 Germany" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 10 korrik 2014.
  47. ^ Dominic Fifield (14 korrik 2014). "Joachim Löw: I told Mario Götze to 'show you are better than Messi'" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 16 korrik 2014.
  48. ^ Dave Raish (13 korrik 2014). "Götze volley gives Germany their fourth World Cup title" (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 14 korrik 2014.
  49. ^ "Numbers Game: All the stats from Germany's fourth World Cup triumph". Firstpost (në anglisht). 14 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
  50. ^ "Awards" (në anglisht). FIFA. 13 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2015. Marrë më 1 korrik 2015.
  51. ^ "Germany's Mario Gotze shrugs off pundit criticism after Euro struggles" (në anglisht). ESPN FC. 19 qershor 2016. Marrë më 2 janar 2020.
  52. ^ Lego Group (12 prill 2016). "This squad will be playing for the LEGO Minifigure Series "DFB – Die Mannschaft"". Lego.com (në anglisht). Lego. Marrë më 28 mars 2022.
  53. ^ "Mario Gotze misses out on Germany's provisional squad" (në anglisht). BBC Sport. 15 maj 2018. Marrë më 15 maj 2018.
  54. ^ "World Cup 2022: Midfielder Mario Gotze returns to Germany squad for first time in five years" (në anglisht). BBC Sport. 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
  55. ^ "Germany World Cup squad 2022: Mario Gotze makes surprise return to join final 26-man Germany national football team roster in Qatar". Sporting News (në anglisht). 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
  56. ^ a b c d e "Mario Götze" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 korrik 2014.
  57. ^ "Mario Götze" (në anglisht). World Football. Marrë më 27 shkurt 2025.
  58. ^ Lars Gartenschläger (6 qershor 2013). "Khedira, Özil, Neuer – Aufstieg der Euro-Helden" (në gjermanisht). Die Welt. Marrë më 17 korrik 2014.