Mark Kornelius Frontoni
Mark Kornel Frontoni (latinisht Marcus Cornelius Fronto ose Fronton, rr. 100–fundi i viteve 160 të e.s.), i njohur më thjeshtë si Frontoni, ishte një grmaticien, orator dhe avokat romak. Me orgjinë berbere, ai do të lindi në Cirta (Kostantina moderne, Algjeri) në Numidi. Ai ishte konsull zëvendësues për nundinium të korrik–gushtit 142 me: Gaius Laberius Priskun si koleg të tij.[1] Perandor Antonin Piu e caktoi atë tutor të bijve të tij të adoptuar, perandorët e ardhshëm Mark Aureli dhe Lucius Veri.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Frontoni do të lindëte si qytetar romak në vitin 100[2] Në kryeqytetin numidian, Cirta. Ai e përshkruante veten si një libjan nga libjanët nomadë.[3][4] Ai u mësua si fëmijë nga pedagogu grek Aridelos.[5][6]
Më vonë, ai e vijoi arsimimin e tij në Romë[7] me filozofin Athenodotos dhe oratorin Dionisios.[8][9] Ai shpejtë fitoi famë si një avokat dhe orator duke u konsideruar inferior vetëm ndaj Ciceronit. Ai grumbulloi një pasuri të madhe, ngriti ndërtesa madhështore dhe blemu Kopshtet e famshme të Mecenatit.[10]
Në vitin 142 ai ishte konsull për dy muaj (gusht dhe shtator)[11] Por e refuzoi prokonsullatën e Azisë për shkak të shëndetit të tij të keq. Vitet e tij të mëvonshme do të hidhëroheshin nga humbja e të gjithë fëmijëve përveç një vajze. Talenti i tij si një orator dhe retoricien admiroheshin shumë nga bashkëkohësit e tij, disa prej të cilëve më vonë konsiderohen si formues të shkollës së quajtur Frontoniani sipas tij; objekti i tij i mësimeve të tij ishte të nguliste përdorimin e saktë të gjuhës latine në vend të artificialiteteve të autorëve të tillë të shekullit të I si Seneka i Riu dhe të inkurajonte përdorimin e "fjalëve të papritura dhe të paparashikuara", për tu gjetur nga leximi i përpiktë i autorëve para-ciceronian. Ai gjente gabim me Ciceronin për pavëmendshmërinë ndaj atij rafinimi, megjithëse i admironte letrat e tij pa rezerva. Ai gjithshtu mund të ketë vdekur në fundin e viteve 160 si pasojë e Epidemisë Antonine që pasoi Luftën Parthiane, megjithëse provat vendimtare mungojnë. C.R. Haines pohon se ai vdiq në vitin 166 ose 167.[12]
Veprat e mbijetuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vitin 1815, veprat e vetme të atribuara (gabimisht) Frontonit ishin dy traktate gramatike, De nominum verborumque differentiis dhe Exempla elocutionum (kjo e fundit ishte në të vërtetë e Arusian Mesiusit). Në atë vit, Angelo Mai zbuloi në Biblioteca Ambrosiana në Milano një dorëshkrim palimpsest, mbi të cilin ishin shkruar disa letra origjinale të Frontonit ndaj nxënësve të tij perandorakë dhe përgjigjet e tyre; katër vjetë më vonë Mai zbuloi mjaftë fletë nga dorëshkrimi në Vatikan. Këta palimpseste fillimisht i kishin përkitur konventit të famshëm të Shën Kolumbanit në Bobbio dhe ishin shkruar nga murgj me aktet e Këshillit të Parë të Kalçedonisë.
Letrat nga palimpsesti ambrosian, bashkë me fragmente të tjera, u publikuan në Romë në vitin 1815. Tekstet e Vatikanit u shtuan në vitin 1823, ashtu si dhe fundi i Gratiarum actio pro Carthaginiensibus të tij nga një tjetër dorëshkrim i Vatikanit. Nuk do të ishte deri në vitin 1956 që Bernhard Bischoff identifikoi një dorëshkrim të tretë (të përbërë nga një fletë e vetme) që përmbante fragmente të korrespondencës së Frontonit me Lucius Verin, që mbivendosej me palimpsestin e Milanos; gjithësesi, në fakt dorëshkrimi ishte botuar për herë të parë në vitin 1750 nga René-Prosper Tassin, që mendonte se ai mund të kishte qenë vepër e Frontonit.[13]
Këto fragmente i zhgënjyen studjuesit romantikë pasi nuk përputheshin me reputacionin e madh të shkrimtarit, pjesërisht sepse mësimet e Frontonit, me theksin mbi studimin e shkrimtarëve të lashtë në kërkim të fjalëve goditëse, nuk ishin në përputhje me modën e kohës (Italia, ku jo vetëm Mai, por edhe Leopardi u entuziazmua mbi to, ishte një përjashtim), pjesërisht sepse ato nuk i jepnin mbështetje mendimit se Frontoni kishte qenë një këshilltar i ditur i Mark Aurelit (në fakt, ato nuk përmbajnë gjurmë këshillash politike), dhe pjesërisht sepse ankesat e tij të shpeshta rreth shëndetit të keq, veçanërisht ato në librin 5 të Ad M. Caesarem, shkaktuan më shumë mërzi sesa keqardhje. Këto gjykime kundërshtuese do të tejkaloheshin kur Frontoni do të lexohej për atë që ai ishte në vend të asaj që ai nuk ishte, si në trajtimin simpatizues të Dorothy Brock.[14]
Pjesa më e madhe e letrave përbëheshin nga korrespondenca me Antonin Piun, Mark Aurelin dhe Lucius Verin, në të cilat karakteri i nxënësve të Frontonit duket në një dritë shumë të favorshme, veçanërisht në dashurinë që dukej se ata kishin ruajtur për mësuesin e tyre të vjetër.[15] Ka gjithashtu letra ndaj miqve, kryesisht letra rekomandimi, por përfshijnë edhe një (Ad amicos 1.19) në të cilën një Fronton i shfazuar (ego epistulas invitissime scribo, "Urrej të shkruaj letra") ankohet për përpjekjen e Aul Gelliusit për të siguruar kopje të shkrimeve të tij për ti publikuar. (Frontoni shfaqet në pesë kapituj të Noctes Atticae, megjithëse duke shprehur shije që ndonjëherë duken më afër vetë Gelliusit sesa në ato të shfaqura në letra.) Koleksioni përmban gjithashtu traktate mbi elokuencën, disa fragmente historike dhe pjesëza të vogla letrare mbi subjekte si lëvdimi i tymit dhe pluhurit, të neglizhencës dhe një dizertacion mbi Arionin. Përveç këtyre, një fragment i një fjalimi është ruajtur nga Minucius Feliksi (Octavius 9. 6–7) në të cilin Frontoni i akuzon të krishterët për orgji inçestuoze.
Mark Aureli, në Meditimet e tij, nuk thotë asgjë për mësimet retorike të Frontoit; as, megjithëse shkruan në greqisht, nuk përmend aq shumë mësuesin e tij të retorikës greke dhe mikun prej kohësh Herodes Atiku. Ai megjithatë, i atribuon Frontonit mësimin e tij rreth veseve të tiranisë dhe mungesës së afeksionit në klasën e lartë romake (1.11); meqë e para ishte e zakonshme, aty mund të jetë një referencë e fshehur ndaj jetës nën Adrianin, të cilin Frontoni në mënyrë retrospektive pretendon se e kishte frikë në vend që ta donte,[16] por ky i fundit ka ngelur jashtë vërejtjes së mësuesit se nuk ka të barazvlefshëm latin të philóstorgos grek, që do të thotë i dashur (latinisht affectionatus.[17] Letrat midis Mark Aurelit dhe Frontonit, të cilat paraqesin natyrën intime të marrëdhënies, janë letrat e vetme intime që kanë mbijetuar nga lashtësia.[18]
Editio princeps u krye nga Angelo Mai, siç u përshkrua më lartë; botimi standard është teksti i Teubner nga Michel van den Hout (Lajpcig, 1988). Loeb Classical Library shtypi një botim të korrespondencës së Frontonit me një përkthim përballë anglisht nga Charles Reginald Haines në dy volume (1919–1920). Van den Hout gjithashtu publikoi një komentar në shkallë të plotë në anglisht (Leiden, 1999).[19]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Antonin Piu
- Mark Aureli
- * Meditime
- Sekst Julius Frontini
- Apulei
- Klaud Eliani
- Makrini
- Tertuliani
- Viktori I
- Agostini
- Ciceroni
- Ligjëratat e Ciceronit
- Taciti
- Mark Fabius Kuintiliani
- Jus
- Amicitia
- Hospitium
- Auctoritas
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Romakët në Afrikën Nën-Sahariane
- Iliro-romakët
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Besimet e lashta mesdhetare
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Dux
- Cirku Romak
- Cursus honorum
- Dashuria Greke
- Equites
- Festivalet Romake
- Gaius Marius
- Gens
- Goto-grekët
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Kalendari Romak
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Kolona e Fitores
- Konsulli Romak
- Kultura e Romës së lashtë
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Letrat e Ciceronit
- Limes Britannicus
- Lista e konsujve romakë
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Marrdhëniet Indiano-Romake
- Marrdhëniet Sino-Romake
- Marina Romake
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Muri i Antoninit
- Njësitë matëse romake
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Patricët romakë
- Personalitete romake
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Prokopi i Çezaresë
- Publius Papinius Statius
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Lucius Annaeus Seneca
- Shtetësia Romake
- Skulptura Romake
- Tempulli Romak
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Tregtia romake me Indinë
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ushtria Romake
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Werner Eck (2013). "Die Fasti consulares der Regierungszeit des Antoninus Pius, eine Bestandsaufnahme seit Géza Alföldys Konsulat und Senatorenstand". përmbledhur nga Werner Eck; Bence Feher; Péter Kovács (red.). Studia epigraphica in memoriam Géza Alföldy (në gjermanisht). Bon: Antiquitas. fq. 69–90.
- ↑ "ose një apo dy vjetë më herët", C.R. Haines, fq. lii dhe fq. xxiii: "Data e mundshme e lindjes së tij është viti 100 i e.s., dhe në çdo rast para vitit 113 të e.s.."
- ↑ Ad M. Caesarem 2. 3. 5; cf. A. R. Birley (1999). The African Emperor (në anglisht). Londër: Batsford. fq. 43.
- ↑ Edward Champlin (1980). Fronto and Antonine Rome (në anglisht). Kembrixh, MA: Harvard University Press. fq. 7–8.
- ↑ Ballif, Michelle; Moran, Michael G. (2005). Classical Rhetorics and Rhetoricians: Critical Studies and Sources (në anglisht). Greenwood. fq. 83. ISBN 978-031332178-8.
- ↑ Van Den Hout, Michel P. J. (1999). A Commentary on the Letters of M. Cornelius Fronto (në anglisht). Brill. fq. 1. ISBN 978-900410957-5.
- ↑ Edward Champlin (1980). Fronto and Antonine Rome (në anglisht). Kembrixh, MA: Harvard University Press. fq. 20.
- ↑ Fronto, M. Cornelius (2014). Fronto: Selected Letters (në anglisht). Bloomsbury Academic. fq. 163. ISBN 978-178093442-6.
- ↑ Greek Letters-Marcus Cornelius Fronto
- ↑ Aul Gelliusi, 19.10
- ↑ Werner Eck; M. M. Roxan (1995). "Two New Military Diplomas". përmbledhur nga Regula Frei-Stolba; Michael Alexander Speidel (red.). Römische Inschriften–Neufunde, Neulesungen und Neuinterpretationen. Festschrift für Hans Lieb zum 65. Geburtstag dergebracht von seinen freunden und Kollegen (në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, dhe italisht). F. Reinhardt. fq. 55–99. ISBN 978-3-72450893-9.
- ↑ "Ka pak dyshim se ai i parapriu vdekjes së Verit dhe vdiq në vitin 166 ose 167". Mark Kornelius Frontoni (1919). Charles Reginald Haines (red.). The Correspondence of Marcus Cornelius Fronto with Marcus Aurelius Antoninus, Lucius Verus, Antoninus Pius, and Various Friends (në anglisht). Vëll. 1. W. Heinemann. fq. xl. ISBN 978-043499112-9.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - ↑ Ky tregim i rizbulimit të Frontonit bazohet te L. D. Reynolds, red. (1983). Texts and Transmission: A Survey of the Latin Classics (në anglisht). Oksford: Clarendon Press. fq. 173.
- ↑ Dorothy Brock (1911). Studies in Fronto and his Age (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press.
- ↑ Amy Richlin (2006). Marcus Aurelius in Love (në anglisht). Çikago: University of Chicago Press.
- ↑ Ad M. Caesarem 2.4.1; një lloj distancimi nga Adriani mund të vërehet në veprimet e Antonin Piut dhe fjalët e Mark Aurelit.
- ↑ Ad Verum 1.6.7, Ad amicos 1.3.3 (margin).
- ↑ Amy Richlin (2006). Marcus Aurelius in Love (në anglisht). University of Chicago Press.
- ↑ Van Den Hout, Michel P. J. (1999). A Commentary on the Letters of M. Cornelius Fronto (në anglisht). Brill. ISBN 978-900410957-5.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime të lashta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Publius Elius Aristides (1986). Charles Allison Behr (red.). The Complete Works (në anglisht). Vëll. I: Orationes I-XVI, With an Appendix Containing the Fragments and Inscriptions. Brill Archive. ISBN 978-90-04-07844-4.
- Mark Tulius Ciceroni (1998). Niall Rudd; Jonathan Powell (red.). The Republic and The Laws (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-283236-8.
- Mark Tulius Ciceroni (1855). George Long (red.). M. Tullii Ciceronis Orationes: With A Commentary (në anglisht). Vëll. II. George Bell, Whitaker and co.
- Mark Tulius Ciceroni (1928). Walter Miller (red.). De officiis (në anglisht). William Heinemann ltd.
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- Eutropi, Breviarium historiae romanae (teksti latin), I-X.
- Mark Kornelius Frontoni (1919). Charles Reginald Haines (red.). The Correspondence of Marcus Cornelius Fronto with Marcus Aurelius Antoninus, Lucius Verus, Antoninus Pius, and Various Friends (në anglisht). Vëll. 1. W. Heinemann. ISBN 978-043499112-9.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Mark Kornelius Frontoni (1997). Opere di Marco Cornelio Frontone (në italisht). UTET. ISBN 978-88-0205038-6.
- Frontoni, Mark Kornelius (2014). Fronto: Selected Letters (në anglisht). Bloomsbury Academic. ISBN 978-178093442-6.
- Gaius; Gne Domicius Anius Ulpiani (1895). The Institues of Gaius and Rules of Ulpian: The Former from Studemund’s Apograph of Verona Codex (në anglisht). Përkthyer nga James Muirhead. T. & T. Clark.
- Juvenali (1836). P. Austin Nuttall (red.). The Satires of Decimus Junius Juvenalis (në anglisht). Përkthyer nga William Gifford. Nichols and Son.
- Mark Porcius Katoni; Mark TerencVarroni; Lucius Junius Moderat Kolumela; Rutilius Taur Emilian Paladi (1864). Les Agronomes latins: Caton, Varron Columelle, Palladius (në frëngjisht). Përkthyer nga Charles-François Saboureux de La Bonneterie. Firmin Didot Fréres – nëpërmjet Gallica.[lidhje e vdekur]
- Gaius Sallustius Krispi; Jul Çezari; Vellej Paterkuli; Lucius Ane Flori (1850). "3. C. Velleius Paterculus: Histoire romaine adressée à M. Vinicius, consul; L. Annæus Florus: Abrégé de l'Histoire romaine". përmbledhur nga Désiré Nisard (red.). Salluste, Jules César, C. Velléius Paterculus et A. Florus: œuvres completes avec la traduction en français (në frëngjisht dhe latinisht). Firmin Didot frères. fq. 533–618, 625–726.
- Tit Livi (1835). George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. II. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Mark Valerio Marciali (1877). Henry George Bohn (red.). The Epigrams of Martial (në anglisht). George Bell and Sons.
- Julius Pauli; Gne Domicius Anius Ulpiani (1878). Paulus Krueger (red.). Ulpiani Liber Sungularis Regularum – Pauli Libri Quinque Sententiarum – Fragmenta Minora saeculorum P. Chr. N. secundi et terti. Collectio Librorum Iuris Anteiustiniani (në latinisht). Berlin: Apud Weidmannos.
- Plini i Riu (1890). The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co.
- Plutarku (1878). John Langhorne; William Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers.
- Procopi i Çezaresë (1916). The History of the Wars (në anglisht). Vëll. The Vandalic War. Përkthyer nga H. B. Dewing. Cambridge University Press.
- Lucius Ane Seneka (1998). Umberto Boella (red.). Lettere a Lucilio (në italisht). Unione Tipografico-Editrice Torinese. ISBN 88-02-02664-5.
- Lucius Ane Seneka (1910). Archibald Geikie (red.). Phycical Science in the Time of Nero: Being a Translation of the Quaestiones Naturales of Seneca (në anglisht). Përkthyer nga John Clarke. Macmillan and Co.
- Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press.
- Publius Kornelius Taciti (1942). Moses Hadas (red.). The Complete Works of Tacitus: The Annals – The Hisstory – The Life of Cnaeus Julius Agricola – Germany and Its Tribes – A Dialogue on Oratory (në anglisht). Përkthyer nga Alfred John Church; William Jackson Brodribb. Random House. ISBN 978-039430953-8.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
Burime historiografike moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alberto Angela (2017). Una giornata nell'antica Roma. Vita quotidiana, segreti e curiosità. Rai Eri (në italisht). Milano: Mondadori. ISBN 978-88-04-66668-4.
- B. Bahr, Ann Marie (2009). Christianity: Religions of the World (në anglisht). Infobase Publishing. ISBN 978-143810639-7.
- Ballif, Michelle; Moran, Michael G. (2005). Classical Rhetorics and Rhetoricians: Critical Studies and Sources (në anglisht). Greenwood. ISBN 978-031332178-8.
- Adolf Berger (1953). "Encyclopedic Dictionary of Roman Law". Transactions of the American Philosophical Society (në anglisht). 43 (2): 333–809. JSTOR 1005773.
{{cite journal}}: Lidhje e Wikipedia Library në(Ndihmë!)|url= - A. R. Birley (1999). The African Emperor (në anglisht). Londër: Batsford.
- Bowditch, Phebe Lowell. 2001. Horace and the Gift Economy of Patronage. Berkeley and Los Angeles: University of Carolina Press.
- Dorothy Brock (1911). Studies in Fronto and his Age (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press.
- J. B. Bury (1889). History of the Later Roman Empire (në anglisht). Vëll. 1. Londër: Macmillan.
- Carlos Cabanillas; Santiago Apóstol (2003). "La vida cotidiana en Roma". Santiagoapostol.net (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2012.
- Jérôme Carcopino (1971). La vita quotidiana a Roma (në italisht). Bari: Universale Laterza.
- C. Castelli (2021). Il greco di Frontone. Testo critico e traduzione. Studio linguistico, stilistico e retorico. Storia editoriale (në italisht). Romë: Edizioni di Storia e letteratura.
- Edward Champlin (1980). Fronto and Antonine Rome (në anglisht). Kembrixh, MA: Harvard University Press.
- Claassen, J. M. (2009). "Cornelius Fronto: A 'Libyan Nomad' at Rome". Acta Classica (në anglisht). 52: 47–71.
- Conant, Jonathan (2012). Staying Roman: Conquest and Identity in Africa and the Mediterranean, 439–700 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-113904810-1.
- John A. Crook (1955). Consilium Principis: Imperial Councils and Counsellors from Augustus to Diocletian (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 22.
- Werner Eck; M. M. Roxan (1995). "Two New Military Diplomas". përmbledhur nga Regula Frei-Stolba; Michael Alexander Speidel (red.). Römische Inschriften–Neufunde, Neulesungen und Neuinterpretationen. Festschrift für Hans Lieb zum 65. Geburtstag dergebracht von seinen freunden und Kollegen (në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, dhe italisht). F. Reinhardt. fq. 55–99. ISBN 978-3-72450893-9.
- Werner Eck (2013). "Die Fasti consulares der Regierungszeit des Antoninus Pius, eine Bestandsaufnahme seit Géza Alföldys Konsulat und Senatorenstand". përmbledhur nga Werner Eck; Bence Feher; Péter Kovács (red.). Studia epigraphica in memoriam Géza Alföldy (në gjermanisht). Bon: Antiquitas. fq. 69–90.
- Eilers, Claude. 2002. Roman Patrons of Greek Cities. Oxford: Oxford University Press.
- Andrew Erskine, red. (2012). A Companion to Ancient History (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-118-58153-7.
- Fleury, P. (2012). "Marcus Aurelius' Letters". përmbledhur nga M. van Ackeren (red.). A Companion to Marcus Aurelius (në anglisht). Oksford dhe Malden, MA: Blackwell. fq. 62–76.
- Freisenbruch, A. (2007). "Back to Fronto: Doctor and Patient in His Correspondence with an Emperor". përmbledhur nga R. Morello; A. D. Morrison (red.). Ancient Letters: Classical and Late Antique Epistolography (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. fq. 235–256.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Andrea Giardina (1993). L'uomo romano (në italisht). Economica Laterza.
- Andrea Giardina (2005). Profili di storia antica e medievale (në italisht). Vëll. 1. Laterza Edizioni Scolastiche.
- Gibbon, Edward (2015). The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. 4. Cambridge University Press. ISBN 978-113933357-3.
- Gillett, Andrew (2001). "Rome, Ravenna and the Last Western Emperors". Papers of the British School at Rome (në anglisht). 69 (69). British School at Rome: 131–167. doi:10.1017/S0068246200001781. JSTOR 40311008.
- Marcel Le Glay; Jean-Louis Voisin; Yann Le Bohec (2002). Storia romana (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1508779-9.
- Gold, Barbara K. 1987. Literary Patronage in Greece and Rome. Chapel Hill and London: University of North Carolina Press.
- Erich S. Gruen (1986). The Hellenistic World and the Coming of Rome (në anglisht). Vëll. 1. University of California Press.
- Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-814099-3.
- Peter Heather (2006). The Fall of the Roman Empire: A New History of Rome and the Barbarians (në anglisht). Oxford University Press.
- Van Den Hout, Michel P. J. (1999). A Commentary on the Letters of M. Cornelius Fronto (në anglisht). Brill. ISBN 978-900410957-5.
- Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
- Kemezis, A. M. (2010). "Lucian, Fronto, and the Absence of Contemporary Historiography Under the Antonines". American Journal of Philology (në anglisht) (131): 285–325.
- Keulen, W. (2014). "Fronto and Apuleius: Two African Careers in the Roman Empire". përmbledhur nga B. Todd Lee; E. Finkelpearl; L. Graverini (red.). Apuleius and Africa (në anglisht). Londër: Routledge. fq. 129–153.
- Konstan, David. 2005. "Friendship and Patronage". In A Companion to Latin Literature. Edited by Stephen Harrison, 345–359. Oxford: Wiley-Blackwell.
- Peter Lampe (2006). Christians at Rome in the First Two Centuries: From Paul to Valentinus (në anglisht). Continuum International Publishing Group. ISBN 0-8264-8102-7.
- Lee, A. (2013). From Rome to Byzantium AD 363 to 565: The Transformation of Ancient Rome (në anglisht). Edinburgh University Press. ISBN 978-074862790-5. JSTOR 10.3366/j.ctt1g0b1z1.
- Malaspina, Ermanno (2005). Bibliografia senecana del XX secolo (në italisht). Bologna: Pàtron Editore.
- Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
- Theodor Mommsen (1972). Storia di Roma antica (në italisht). Firence: Sansoni.
- Muhlberger, S., The Fifth Century Chroniclers: Prosper, Hydatius and the Gallic Chronicler of 452 (Leeds, 1990).
- Mullen, A. (2015). "In Both Our Languages: Greek-Latin Code-switching in Roman Literature". Language and Literature (në anglisht) (24): 213–232.
- Nauta, Ruurd R. 2002. Poetry for Patrons: Literary Communication in the Age of Domitian. Leiden, The Netherlands, and Boston: Brill.
- Nelson, Eric (2001). The Complete Idiot's Guide to the Roman Empire (në anglisht). Alpha Books. ISBN 0-02-864151-5.
- John Nicols (2014). "2. Civic Patronage in the Late Republic – 3. Augustus and Civic Patronage". Civic Patronage in the Roman Empire (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 21–124. ISBN 978-90-04-26171-6. OCLC 869672373.
- Ugo Enrico Paoli (2005). Vita romana (në italisht). Oscar Mondadori.
- Gabriella Poma (2009). Le istituzioni politiche del mondo romano (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1513430-1.
- David Stone Potter; D. J. Mattingly (1999). Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08568-9.
- Claudio Rendina (2007). Roma ieri, oggi e domani (në italisht). Roma: Newton Compton Editori. ISBN 978-88-541-1025-0.
- L. D. Reynolds, red. (1983). Texts and Transmission: A Survey of the Latin Classics (në anglisht). Oksford: Clarendon Press.
- Amy Richlin (2006). Marcus Aurelius in Love (në anglisht). Çikago: University of Chicago Press.
- Richlin, Amy (2011). "Parallel Lives: Domitia Lucilla and Cratia, Fronto and Marcus". Eugesta (në anglisht) (1): 163–203.
- Ronnick, M. V. (1997). "Substructural Elements of Architectonic Rhetoric and Philosophical Thought in Fronto's Epistles". përmbledhur nga William J. Dominik (red.). Roman Eloquence: Rhetoric in Society and Literature (në anglisht). Londër dhe Nju Jork: Routledge. fq. 229–245.
- Norbert Rouland (1977). Clientela: essai sur línfluence des rapports de clientèle sur la vie politique Romaine (në frëngjisht). Université d’Aix-Marseille.
- Norbert Rouland (1979). "II.1: Structure et Utilisation des clientès urbanines au IIe siècle A.C. – Pérennité et acentuation du caractère urbain de la clientèle". Pouvoir politique et dépendance personnelle dans l’antiquité romaine: genès et rôle des raports de clientèle (në frëngjisht). Latomus. fq. 258–268. ISBN 978-2-87031-106-6.
- Saller, Richard P. 1982. Personal Patronage Under the Early Empire. Cambridge, UK: Cambridge University Press.
- Bernardo Santalucia (1994). Studi di diritto penale romano (në italisht). Roma: L'Erma di Bretschneider. ISBN 88-7062-864-7.
- Stearns, Peter N. (2001). The Encyclopedia of World History (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 0-395-65237-5.
- Syme, Ronald (1958). "Imperator Caesar: A Study in Nomenclature". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht). 7 (2): 172–188. JSTOR 4434568.
- Tellegen-Couperus, Olga (1993). Short History of Roman Law (në anglisht). Routledge. ISBN 0-415-07251-4.
- Wallace-Hadrill, Andrew, ed. 1989. Patronage in Ancient Society. London: Routledge.
- Wei, R. (2013). "Fronto and the Rhetoric of Friendship". Cahiers des études anciennes (në anglisht). 50: 67–93.
- Verboven, Koenraad. 2002. The Economy of Friends: Economic Aspects of Amicitia and Patronage in the late Roman Republic. Brussels: Latomus.
- Koenraad Verboven (2011). "Friendship Among the Romans". The Oxford Handbook of Social Relations in the Roman World (në anglisht). Oxford University Press. fq. 413–414.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The correspondence of Marcus Cornelius Fronto. Edited and translated by C. R. Haines (1919). Volume 1, Volume 2, at the Internet Archive. Alternate links to the same: Loeb edition vol. 1 and Loeb edition vol. 2
- M. Cornelius Fronto: Epistulae (teksti latin)
- "Fronto, Marcus Cornelius". Encyclopædia Britannica, Volume XI Franciscans to Gibson (në anglisht). Vëll. 11. 1911. fq. 250.
| Zyrat politike | ||
|---|---|---|
| Parardhësi Lucius Granius Kasti, dhe si konsuj zëvendësues Tiberius Junius Juliani |
konsul zëvendësues i Perandorisë Romake 142 me Gaius Laberius Prisku |
Pasardhësi Lucius Tusidius Kampesteri, dhe si konsuj zëvendësues Kuint Kornelius Senecio Aniani |