Mark Wahlberg
| Mark Wahlberg | |
Wahlberg në Premierën australiane të filmit Contraband në shkurt 2012 |
|
| Emri: | Mark Robert Michael Wahlberg |
|---|---|
| Ditëlindja: | 5 qershor 1971 |
| Vendlindja: | Boston, Massachusetts, SHBA |
| Filma & seriale të shquar: |
The Other Guys (2010), The Fighter (2010), Ted (2012) dhe Lone Survivor (2013) |
| Pseudonime: | Marky Mark Monk D |
| Bashkëshort(ja): | Rhea Durham (2009-) |
| Kombësia: | Amerikan |
Mark Robert Michael Wahlberg (lindur në 5 qeshor 1971) është aktor, producent, model, dhe ish repist amerikan. Ai njhej si Marky Mark në fillimet e tij, duke u bërë i famshëm në debutimin në vitin 1991 me grupin Marky Mark and the Funky Bunch. Më vonë ai kaloi në aktrim, dhe njihet në rolet në filmat si: Boogie Nights (1997), Three Kings (1999), The Perfect Storm (2000), Planet of the Apes (2001), Rock Star (2001), The Italian Job (2003), The Departed (2006), dhe ku është nominuar për Academy Award for Best Supporting Actor, The Other Guys (2010), The Fighter (2010), Ted (2012) dhe Lone Survivor (2013). Ai po ashtu ka qënë producent ekzekutiv në tre seri të HBO: Entourage, Boardwalk Empire, dhe How to Make It in America.
Përmbajtja
Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]
Wahlberg ka lindur në Dorchester lagje e Bostonit, Massachusetts, më i vogli nga nëntë fëmijë,[1] me vëllezërit Arthur, Jim, Paul, Robert, Tracey, Michelle, Debbie (vdiq në 2003 në moshën 43), dhe Donnie. Nëna e Wahlberg, Alma Elaine (Donnelly), ishtë punonjëse banke dhe ndihmës-infermiere, dhe babai i Wahlberg, Donald Edward Wahlberg, punonte si shofer korrier. Prindërit e tij u divorcuan në 1982 dhe nga ai moment ai e ndante kohën ndërmjet tyre.[2][3] Babai i tij ishte me prejardhje Suedeze dhe Irlandeze, dhe e ëma me prejardhje Irlandeze, Angleze, dhe Franko-Kanadeze.[4] Nga ana e të ëmës, Wahlberg ka lidhje të largëta me autorin Nathaniel Hawthorne.[5] Wahlberg është rritur si Katolik Roman[6][7] dhe ka ndjekur shkollën e mesme lokale në Boston por nuk e mori diplomën. Ai e mori diplomën e shkollës së mesme në qershor 2013.[8]
Sulmet dhe dënimet[redakto | redakto tekstin burimor]
Wahlberg ka pasur probleme rreth 20–25 herë me Departamentin e Policisë së Bostonit në rininë e tij. Në moshën 13 vjeçare, Wahlberg krijoi varësi nga kokaina dhe substanca të tjera.[9][10] Në moshën 15 vjeçare, një padi civile u ngrit ndaj Wahlberg për përfshirjen e tij në dy incidente të ndryshme për ngacmim të fëmijëve Afro-Amerikanë (në fillim disa vëllezër dhe e dyta një grup fëmijësh me ngjyrë në një eskursion), duke iu hedhur gurë dhe thirrje epitetesh rraciale.[11] Në moshën 16 vjeçare, Wahlberg iu afrua një meso-burri Vietnamez në rrugë dhe, duke përdorur një shkop të madh druri, e la atë pa ndjenja ndërkohë që bërtistë me epitete raciale. Po atë ditë, ai sulmoi po ashtu edhe një burrë tjetër Vietnamez, duke e lënë viktimën përjetësisht të verbër në njërin sy.[12][13]
Për këto krime, Wahlberg u akuzua për tentativë vrasjeje, u deklarua fajtor për sulm, dhe u dënua me dy vjet heqje lirie në Shtëpinë e Korrektimit Deer Island në Boston. Ai kreu 45 ditë nga dënimi i tij.[12][14] Në një tjetër incident, 21-vjeçari Wahlberg frakturoi nofullën e një fqinji në një sulm të pa provokuar.[15] Duke komentuar në 2006 për krimet e tij të kaluara, Wahlberg ka thënë: "Kam bërë shumë gjëra për të cilat jam i penduar, dhe kam paguar për gabimet e mia." Ai ka thënë se gjëja më e mirë për të bërë ishte të tentonte të kërkonte burrin e verbuar dhe të shlyente gabimin, dhe e ka pranuar që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por shtoi se nuk ndjehej më në faj: "Duhet të shkoja të kërkoja falje dhe deri kur unë vërtetë nisa të bëja mirë për njerëz të tjerë, po ashtu edhe vetes, atëherë filloi të më ikte ndjenja e fajit. Kështu që nuk e kisha më problem të më zinte gjumi natën. Ndjehem mirë kur zgjihem në mëngjes."[16]
Pasi shkoi në burg për sulm, ai vendosi të përmirësonte sjelljen e tij. Sipas Wahlberg, "Sapo fillova atë jetë kriminale, ishte gjithmonë një zë në kokën time që më thoshte që do të përfundoja në burg. Tre nga vëllezërit e mi kishin bërë burg. Motra ime u fut aq herë në burg sa i humba llogaritë. Më në fund isha atje, i mbyllur me ata lloj njerëzish që që unë kisha gjithmonë dëshirë të isha. Tani që i fitova vijat e mia dhe isha si ata, kuptova që kjo nuk ishte kurrë ajo që doja. Kisha përfunduar në vendin më të keq të mundshëm që mund të imagjinoja dhe kurrë nuk doja të të kthehesha aty. Pikë së pari, më duhej të qëndroja drejt dhe i kthjellët." Wahlberg në fillim zbatoi këshillat e pastorit të tij që ti kthente kurrizin krimit. Ai iu tha bandës së tij të rrugës se do ti linte ata dha pati "sherre serioze" me ta për këtë çështje. Aktori komentoi në vitin 2009: "Kam bërë shumë gabime në jetën time dhe kam bërë gjëra të këqija, por kurrë nuk e kam fajësuar rritjen time për këtë. Kurrë nuk jamë sjellur si viktimë në mënyrë që të gjeja një arsye të bindshme për të viktimizuar të tjerët. Gjithçka që bëja ishte faji im. Më është mësuar që në moshë të vogël se cili është ndryshimi ndërmjet të mirës dhe së keqes. Marr përgjegjësi të plotë."[17]
Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]
Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]
Wahlberg u bë i famshëm si vëllai i vogël i Donnie Wahlberg i bandës së famshme New Kids on the Block. Mark, në moshën 13 vjeçare, ishte anëtar themeltar i grupit, bashkë me Donnie, Danny Wood, Jordan Knight, dhe Jonathan Knight. Gjithësesi, ai e la shpejt. Me ikjen e tij vendin e zuri Joe McIntyre si anëtar i grupit.
Wahlberg filloi të regjistrojë me Marky Mark and the Funky Bunch, duke arritur hitin "Good Vibrations" nga albumi Music for the People. Disku, i prodhuar nga vëllai Donnie, arriti Nr.1 në Billboard Hot 100, më vonë u çertifikus si platinum single. Soloja e dytë, "Wildside", arriti Nr. 5 në klasifikimin e Billboards Hot Singles Sales dhe Nr. 10 tek Billboard Hot 100.[18] U çertifikua si Solo e Artë (gold single). Marky Mark bëri hapjen për "New Kids on the Block" gjatë turneut të tyre të fundit. Kënga e dytë e "Marky Mark and the Funky Bunch" LP, You Gotta Believe, nuk pati sukses si më parë. Wahlberg më vonë bashkëpunoi me kënkëtarin reggae Prince Ital Joe për albumin Life in the Streets. "Marky Mark and the Funky Bunch" patë po ashtu edhe një video-lojë, të quajtur Marky Mark and the Funky Bunch: Make My Video, e cila megjithëse grupi kishte sukses pësi një zhgënjim të madh. Projkti kombinonte vokale rap dhe ragga me muzikë të fortë eurodance (si në solot Happy People, hiti Gjerman Nr. 1 United, Life in the Streets, dhe Babylon).
Modelimi[redakto | redakto tekstin burimor]
Wahlberg e tregoi fizikun e tij për herë të parë në videoklipin e Good Vibrations dhe më vonë në reklamat e të mbathurave për Calvin Klein, më pas me reklama televizive për Calvin Klein.[19] Promocionet për revista dhe televizion shpesh shfaqnin Markun vetëm ose të shoqëruar nga modelja Kate Moss.
Në 2012, ai lëshoi një linjë për ushqime sportive të quajtura "Marked".[20]
Filmi[redakto | redakto tekstin burimor]
Wahlberg e la emrin "Marky Mark" dhe filloi karrierën e aktrimit, duke debutuar për herë të parë në filmin televiziv të vitit 1993 The Substitute. Debutimi në ekranine madh erdhi vitin tjetër, me Danny DeVito feature Renaissance Man. Si fanatik i basketbollit, ai i tërhoqi vëmenden kritikëve në filmin The Basketball Diaries në 1995, duke luajtur rolin e Mickey bashkë me Leonardo DiCaprio. Ai po ashtu luajti në filmin e vitit 1996 të James Foley trilleri Fear.
Ai ka fituar kritika të mira në filmat si Boogie Nights (si Dirk Diggler), Three Kings, The Perfect Storm, The Italian Job, dhe Four Brothers. Performanca e tij tek I ♥ Huckabees u votua si performanca mbështetëse me e mirë e vitit 2004 ngaVillage Voice. Wahlberg u zgjodh si Linus Caldwell tek Ocean's Eleven; por rolin e luajti Matt Damon. Të dy bashkë luajtën në filmin The Departed.[21] Wahlberg u propozua edhe për filmin Brokeback Mountain. Fillimisht mendohej të ishte Wahlberg dhe Joaquin Phoenix si Ennis Del Mar dhe Jack Twist, respektivisht, por të dy aktorët ishin të pa rehatshëm me skenat e seksit. Rolet në fun i shkuan respektivisht Heath Ledger dhe Jake Gyllenhaal.[22]
Wahlberg luajti në dramën e Futbollit amerikan, Invincible, i bazuar në histërinë e vërtetë të banakierit Vince Papale. Ai është po ashtu producent ekzekutiv i serisë së HBO Entourage e cila bazohet pak a shumë tek eksperienca e tij në Hollywood. Ai po ashtu luajti rolin e policit detektiv me gojë të ndyrë në filmin e Martin Scorsese, trillerin The Departed në vitin 2006, në të cilin u nominua në Academy Award si aktori më i mirë mbështetës, një nominim për Golden Globe si aktori më i mirë mbështetës, dhe një çmim NSFC si aktori më i mirë mbështetës. Wahlberg ka konfirmuar se është kërkuar për filmin e ardhshëm të The Departed, por është ende në zhvillim e sipër. Pjesa e dytë e filmit mendohet se do të zhvillohet rreth rreshterit që luhet nga Wahlberg.[23]
Për tu pregatitur për rolin në filmin Shooter, Wahlberg bëri trajnim për snajper, dhe ishte në gjendje të godiste në shenjë 1 kilometër larg që në ditën e dytë, një arritje e tillë arrihet zakonisht për disa javë stërvitje.[24] Ai ka thënë në disa intervista se të tërhiqet në moshën 40 vjeçare për ti u dedikuar familjes[25] dhe golfit profesional. Gjithësesi, në fillim të vitit 2007 ai tha se ky plan nuk do të funksiononte pasi "loja e tij e golfit ishte e tmerrshme".[26] Ai luajti rolin e Jack Salmon, rol kryesor në filmin e Peter Jackson The Lovely Bones.[27] Në 2007, ai luajti rolin e Joaquin Phoenix në filmin We Own the Night, një film rreth një familjeje policësh në Nju Jork.
Ai luajti në filmin e M. Night Shyamalan The Happening si Eliot Moore, i cili kishte premierën në kinema në 13 qershor 2008. Në të njëjtin vit, ai luajti rolin kryesor në filmin Max Payne, i bazuar në lojën me të njëjtin emër.
Kohët e fundit, Wahlberg është caktuar në një rol kryesor në serinë e katërt të filmave Transformers.
Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]
Në fillim të viteve 1990, Wahlberg kishte lidhje me aktoren Soleil Moon Frye.[28] Wahlberg ka qëne në marëdhënie me modelen Rhea Durham që prej 2001 dhe u martuan në 1 gusht 2009 në një kishë në Beverly Hills.[29] Çifti ka katër fëmijë, Ella Rae (lindur 2 shtator 2003), Michael Robert (lindur 21 mars 2006), Brendan Joseph (lindur 16 shtator 2008)[30] dhe Grace Margaret (lindur 11 janar 2010).[31]
Babai i Wahlberg, një veteran i Ushtrisë Amerikane në Luftën e Koresë, vdiq në 14 shkurt 2008.[32]
Wahlberg është një Krishter Katolik i devotshëm dhe shkon në kishë çdo ditë.[33] Gruaja e tij u konvertua nga Baptiste në Katolike. Wahlberg ka thënë, "Rhea u rrit si Baptiste por ajo donte të pagëzohej dhe të kthehej në katolike para se ne të martoheshim, e cila kërkoi ca kohë."[34] Ndërkohë që ai është i impresionuar nga Papa Françesku, të cilin ai e quan "mbresëlënës", ai ka thënë se nuk është dakord me pikëpamjet e kishës mbi martesat gei, të cilët ai i mbështet.[35]
Ai është po ashtu shumë aktiv në bamirësi, ai ka krijuar një fondacion në maj 2001 për grumbullim fondesh për të rinjtë.[36] Wahlberg është donator edhe në një qëndër për të pastrehët.[37]
Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]
| Titulli | Viti | Roli | Shënime |
|---|---|---|---|
| Entourage | 2004–11 | Producent ekzekutiv | British Academy Television Award for Best International Programme (2006) |
| We Own the Night | 2007 | Producnt | |
| In Treatment | 2008–10 | Producent ekzekutiv | |
| How to Make It in America | 2010–11 | Producent ekzekutiv | |
| Boardwalk Empire | 2010–sot | Producent ekzekutiv | Golden Globe Award for Best Television Series – Drama Nominuar—Primetime Emmy Award for Outstanding Drama Series (2011, 2012) Nominuar—Golden Globe Award for Best Television Series – Drama (2011, 2012) |
| The Fighter | 2010 | Producent | Nominuar– Academy Award for Best Picture Nominuar—Broadcast Film Critics Association Award for Best Film Nominuar—Golden Globe Award for Best Motion Picture – Drama |
| Contraband | 2012 | Producent | |
| Broken City | 2013 | Producent | |
| Prisoners | 2013 | Producent ekzekutiv | |
| Lone Survivor | 2013 | Producent | |
| Entourage | 2015 | Producent |
Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]
- ^ Mark Wahlberg Biography. Biography.com. Vizituar në 14 gusht 2010.
- ^ "Changing Room". Forbes. June 30, 2008. Retrieved August 14, 2010.
- ^ Stephen Galloway (12 dhjetor 2013): Mark Wahlberg on 'Entourage' Cast Apology, Wish to Own a Studio and 'Highway to Heaven' Reboot Pitch. The Hollywood Reporter. Vizituar në 8 janar 2014.
- ^ Ancestry of Mark Wahlberg. Wargs.com. Vizituar në 10 janar 2014.
- ^ Pierce, Kathleen (May 14, 2011). "Just call him pop culture's sleuth". The Boston Globe.
- ^ Robin Lynch, Ileana Young (September 21, 2008). "Mark of a man". Herald Sun (Australia). Retrieved September 9, 2010.
- ^ "Reformed bad boy Mark Wahlberg goes to church during Australian tour". Herald Sun (Australia). August 17, 2010. Retrieved September 9, 2010.
- ^ Raha Lewis (16 shtator 2013): Mark Wahlberg Earns His High School Diploma. People. Vizituar në 17 shtator 2013.
- ^ Vanity Fair. Rogue Star. Markwahlbergfan.com. Vizituar në 14 gusht 2010.
- ^ Burke, Monte (June 30, 2008). "Changing Room". Forbes.
- ^ Commonwealth of Massachusetts v. Michael Guilfoyle, Derek Furkart, and Mark Wahlberg. Vizituar në 16 tetor 2013.
- ^ a b Criminal Complaint In the Suffolk County Superior Court, Commonwealth of Massachusetts 1988. Arkivuar nga Origjinali në 28 shtator 2007. Vizituar në 29 shtator 2007.
- ^ Commonwealth v. Mark R. Wahlberg. Vizituar në 16 tetor 2013.
- ^ A Candid Chat With Mark Wahlberg – ABC News. ABC News (29 shtator 2006). Vizituar në 14 gusht 2010.
- ^ Crehan vs. Mark Wahlberg and Derek McCall. Vizituar në 16 tetor 2013.
- ^ A Candid Chat With Mark Wahlberg – ABC News Sept. 29, 2006. ABC News (29 shtator 2006). Vizituar në 14 gusht 2010.
- ^ Mark Wahlberg: I left the mean streets for Hollywood, The Daily Mail, December 26, 2009
- ^ [1]
- ^ Wilson, Eric (May 12, 2010). "Stretching a Six-Pack". The New York Times. Retrieved July 28, 2011.
- ^ Good vibrations? Mark Wahlberg and GNC create new MARKED sports nutrition range
- ^ filmfodder.com: archive: ocean's 11. Filmfodder.com. Vizituar në 27 tetor 2008.
- ^ 'Brokeback Mountain' Script 'Creeped Out' Mark Wahlberg – Starpulse Entertainment News Blog. Starpulse.com. Vizituar në 27 tetor 2008.
- ^ Stax (5 shkurt 2007): IGN.com article about Departed 2 problems. Retrieved February 9, 2007. Movies.ign.com. Vizituar në 28 janar 2011.
- ^ Wahlberg goes to sniper school: About training as a shooter. visualhollywood.com.
- ^ Actor Mark Wahlberg says he plans to retire at age 40.
- ^ HBO interview. Arkivuar nga Origjinali në 7 mars 2008.
- ^ Cardy, Tom (October 23, 2007). Lovely Bones' Gosling in shock exit. Dominion Post. Retrieved October 23, 2007.
- ^ Marjorie Rosen (26 prill 1993): 'Now I Can Be Free'. People. Vizituar në 23 prill 2011.
- ^ Pernilla Cederheim (1 gusht 2009): Mark Wahlberg Gets Married!. People.com. Vizituar në 26 prill 2013.
- ^ Mark Wahlberg and Rhea Durham Welcome Son Brendan Joseph. People.com (30 shtator 2008). Vizituar në 26 prill 2013.
- ^ Julie Jordan (13 janar 2010): It's a Girl for Mark Wahlberg. People.com. Vizituar në 26 prill 2013.
- ^ Donald E. Wahlberg. Boston Herald. Vizituar në 27 tetor 2008.
- ^ Mark Wahlberg talks central role of faith and prayer in his daily life. Au.christiantoday.com. Retrieved on 2012-12-16.
- ^ Gabrielle Donnelly (24 dhjetor 2010): 'The first thing I do each day is pray'. Catholic Herald. Vizituar në 26 prill 2013.
- ^ Stephen Galloway (12 dhjetor 2014): Mark Wahlberg on 'Entourage' Cast Apology, Wish to Own a Studio and 'Highway to Heaven' Reboot Pitch. The Hollywood Reporter. Vizituar në 8 janar 2014.
- ^ The Mark Wahlberg Youth Foundation. Markwahlbergyouthfoundation.com. Vizituar në 27 tetor 2008.
- ^ Mark Wahlberg on How He Helps the Homeless. Youtube.com. Vizituar në 21 janar 2014.
- ^ Transformers 4 Casting Sheet Reveals Crosshairs, Drift, Dinobots, Human Characters - Transformers News - TFW2005