Shko te përmbajtja

Mark van Bommel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mark van Bommel
Van Bommel në 2010
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Mark Peter Gertruda Andreas van Bommel[1]
Data e lindjes 22 prill 1977 (49 vjeç)
Vëndi i lindjes Maasbracht, Limburg, Holandë
Gjatësia 1.87 m (6 ft 2 in)
Pozicioni Mesfushor mbrojtës
Të dhënat e ekipit
Ekipi aktual
PSV (trajner)
Karriera me të rinjtë
1985–1992 RKVV Maasbracht
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1992–1999 Fortuna Sittard 153 (13)
1999–2005 PSV 169 (46)
2005–2006 Barcelona 24 (2)
2006–2011 Bayern München 123 (11)
2011–2012 Milan 39 (0)
2012–2013 PSV 28 (6)
Gjithsej 536 (78)
Karriera ndërkombëtare
1996–2000 Holanda U21 27 (3)
2000–2012 Holanda 79 (10)
Karriera si trajner
2014–2015 Holanda U17 (ndihmës)
2015–2017 Arabia Saudite (ndihmës)
2017–2018 PSV (të rinjtë)
2018 Australia (ndihmës)
2018– PSV
* Club domestic league appearances and goals

Mark Peter Gertruda Andreas van Bommel (lindur më 22 prill 1977 në Maasbracht) është një futbollist profesionist holandez i cili aktualisht luan për Milanin dhe është kapiten i Kombëtares holandeze të futbollit si një mesfushor.

Ai gjithashtu është edhe dhëndëri i menaxherit të kombëtares holandeze, Bert van Marwijk. Ai ka shërbyer si kapiten i parë jo-gjerman për FC Bayern München. Gjatë kësaj periudhe, ai udhëhoqi skuadrën në dy tituj kampionati, dhe mbaroi në vendin e dytë në Finalen e UEFA Ligës së Kampioneve 2010.

Ai e fitoi Finalen e UEFA Champions League 2006 me FC Barcelona dhe ishte pjesë e skuadrës e cila mbaroi në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mark van Bommel e filloi karrierën e tij amatore në skuadrën lokale të RKVV Maasbracht përpara se të meritojë kontratë profesionale me Fortuna Sittard në vitin 1992. Kolegët e tij të tjerë tek Fortuna të cilët në atë kohë më vonë do t’i bashkangjiteshin PSV-së së bashku me të ishin edhe Wilfred Bouma dhe Kevin Hofland.

Van Bommel nënshkroi me PSV në vitin 1999 ku ai formoi partneritet mesfushe me zviceranin Johann Vogel. Ai me skuadrën fitoi tre tituj Eredivisie dhe dy Johan Cruijff Shield. Ai u emërua si Lojtari Holandez i Vitit në vitet 2001 dhe 2005.

Në sezonin e tij të fundit me PSV-në, duke e ndihmuar skuadrën deri tek titulli i ligës holandeze dhe vend në gjysmëfinale të UEFA Champions League, ai pritej t’i bashkohet vjehrrit të tij Bert van Marwijk i cili në atë kohë e menaxhonte skuadrën nga Bundesliga, Borussia Dortmund, por van Bommel zgjodhi të qëndrojë me PSV-në deri në fund të sezonit 2004-05.

Pas humbjes në gjysmëfinale në UEFA Champions League kundrejt AC Milanit dhe me titullin e Eredevise në duart e PSV-së në fund të prillit, ai konfirmoi se do t’i bashkangjitet Barcelonës në maj të vitit 2005 pasi që skuadra e kishte fituar ligën e tyre shtëpiake.

Van Bommel me Barcelonën.

Duke kërkuar që ta forcojë skuadrën e tij e cila tashmë e kishte fituar titullin, Frank Rijkaard e mori pa para van Bommelin për Barcelonën, skuadrën për të cilën ai e kishte mbështetur që si fëmijë. Van Bommeli e kaloi atë verë përpara se të shkojë në Spanja duke mësuar gjuhën spanjolle në një manastirEindhoven. Ngjashëm me pozicionin e tij tek PSV ku ai më së shumti luante si një top-fitues në mesfushë, Rijkaard e përdorte van Bommelin më së shumti si një mesfushor qendre agresiv, duke i shfrytëzuar aftësitë e tij si top-fitues për t’i kompletuar lojtarët më të aftë që tashmë luanin për skuadrën. Sa i përket rolit të tij në skuadër, gjatë kampanjës së ligës ai ndërrohej me shokët e skuadrës Xavi, Edmílson, Andrés Iniesta, Deco dhe Thiago Motta, duke u shfaqur në 24 ndeshje shtëpiake dhe 12 ndeshje të tjera në kompeticionet për kupë. Sezoni i tij tek Barcelona ishte shumë i suksesshëm ku skuadra fitoi La Ligan dhe UEFA Champions League 2005-06. Ai e fitoi titullin e tij të tretë me skuadrën më 20 gusht 2006 ku Barça mundi rivalët e tyre të qytetit RCD EspanyolSupercopa de España 2006. Gjashtë ditë më vonë, megjithatë, u njoftua se van Bommel i është bashkuar FC Bayern München.

Mark van Bommel me Bayern Munich në vitin 2009

Më 26 gusht 2006, menaxheri i FC Bayern München, Uli Hoeneß njoftoi se van Bommeli do t’i bashkohet skuadrës Bavareze. Raportet mediatike spekulonin se blerja ishte nxitur nga saga e vazhdueshme e transferimit të Owen Hargreaves, por Hoeneß këmbënguli që skuadra ka për qëllim të vazhdojë me të dy lojtarët. Bayern Munich i pagoi Barcelonës 6 milionë euro për marrëveshjen.

Shumë shpejtë pasi bashkimit me skuadrën gjermane, van Bommel dëshmoi të jetë një lojtar kyç për ta, duke siguruar fuqi në mes të fushës. Për shkak të paraqitjeve të tija të mrekullueshme gjatë sezonit të tij të parë me Bayernin, ai u vota si Lojtari më i mirë i Vitit i Bayernit në sezonin 2006-07, duke i mposhtur të preferuarit e fansave tanimë për shumë vite, Roy Makaay dhe Mehmet Scholl. Kur Oliver Kahn u pensionua në vitin 2008, van Bommel u zgjodh kapiten i skuadrës. Ai ishte kapitani i parë jo-gjerman i Bayern Munich.

Më 25 janar 2011, van Bommel nënshkroi një kontratë gjashtë mujore me skuadrën italiane Milan në një transferim pa para pasi që e ndërpreu kontratën e tij me Bayern Munich. Atij iu dha numri katër, dhe një ditë më vonë, bëri debutimin e tij në një fitore 2-1 kundrejt Sampdorias në gjysmëfinale të Coppa Italia 2010–11. Më 29 janar 2011, van Bommel bëri debutimin e tij në Seria A kundrejt Catania Calcio, ai u ndëshkua me karton të kuq pas marrjes së kartonit të verdhë të dytë shumë shpejtë në pjesën e dytë. Megjithatë, që nga atëherë ai është adoptuar me futbollin italian dhe është bërë një lojtar i rregullt në skuadrën e Max Allegrit, duke kontribuar shumë në fitoret 3-0 kundrejt Napolit dhe rivalëve nga qyteti Inter. Ai filloi ndeshjen nga minuta e parë kundrejt Roma më 7 maj 2011. Kjo ndeshje i solli Milanit Scudettoon e tyre të 18-të. Më 17 maj 2011, Milani njoftoi se van Bommel e ka zgjatur kontratën e tij edhe për një vit.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Debutimi i tij me Kombëtaren holandeze të futbollit ishte më 7 tetor 2000 kundrejt Kombëtares qipriote të futbollit, e cila u fitua 4-0. Megjithatë, për Oranje, ai nuk morri pjesë në një kampionat madhështor deri në vitin 2006, kur kombëtarja holandeze në arriti të kualifikohet në Kampionatin Botëror të Futbollit 2002, dhe një lëndim e parandaloi atë që të luajë në Kampionatin Evropian të Futbollit 2004Portugali.

Van Bommel me fansat holandez.

Menaxheri i kombëtares holandeze Marco van Basten ishte i pakënaqur me paraqitjet mbrojtëse të van Bommelit në ndeshjen e kualifikimit për Kampionatin Botëror të Futbollit 2006 kundrejt Rumanisë dhe më pas nuk i thirr për ndeshjet e mbetuar kualifikuese. Shumë vëzhgues të futbollit holandez besonin se karriera e van Bommelit me kombëtaren kishte mbaruar, ai u thirr përsëri në kombëtaren holandeze në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006.

Në Kampionatin Botëror 2006, van Bommel luajti në tre ndeshje për vendin e tij (të gjitha me përjashtim të ndeshjes kundrejt Argjentinsë, ku të dyja skuadrat e kishin siguruar plasmanin e tyre në fazën eliminuese të kompeticionit). Ai u zëvendësua dy herë në këta tre ndeshje. Pozicioni i tij në skuadër ishte si gjysmë-djathtas. Detyrat e tij kryesisht ishin të luajë rolin ankorohen në mesfushën holandeze me tre mesfushorë në formacionin e tyre të zakonshëm 4-3-3.

Mark van Bommel (majtas) me (Gregory van der Wiel, Demy de Zeeuw, dhe Giovanni van Bronckhorst.

Një konkurrent tejet i vështirë adresimi, ai ishte i pari nga shumë lojtar që u ndëshkua në ndeshjen e raundit të dytë në humbjen kundrejt Portugalisë, e njohur shtypi si "Beteja e Nurembergut". Pas Kampionatit Botëror, van Bommel nuk u ftua për ndeshjen kualifikuese të Kampionatin Evropian të Futbollit 2008 kundrejt Luksemburgut dhe Bjellorususë. Në shtator të vitit 2006, pas kalimit të tij tek Bayerni, ai u përfshij në skuadrën e Van Bastenit për ndeshjen kundrejt Bullgarisë; megjithatë, van Bommel deklaroi (së bashku me Ruud van Nistelrooy) se ai nuk do të lujë kurrë për Oranje përderisa van Basten është në krye. Kur van Basten u largua për të menaxhuar Ajaxin, menaxheri i ri i kombëtares holandeze dhe vjehrri Bert van Marwijk ftoi van Bommelin përsëri, e cila çoi në rikthimin e tij në kombëtaren holandeze. Van Bommel ishte pjesë e njëmbëdhjetë të parëve në skuadrën holandeze në Kampionatin botëror të futbollit 2010 i drejtuar nga Bert van Marwijk.

Van Bommeli i zgjodh nga vjehrri i tij Bert van Marwijk për të trashëguar Giovanni van Bronckhorst si kapiten i ri i Holandës, pavarësisht pretendimeve fillestare se ai nuk donte të jetë kapiteni i ri, duke munguar në kombëtare për dy vite. Ai për së pari herë u bë kapiten i skuadrës në fitoren 5-0 si mysafir kundrejt San Marinos. Kundrejt San Marinos, van Bommeli ishte kapiten i kombëtares holandeze në një fitore rekord thyese 11-0 në Eindhoven më 2 shtator 2011.

Van Bommeli është i martuar me Andra, vajzën e Bert van Marwijk, me të cilën ka tre fëmijë: Thomas, Ruben dhe Renée.[2]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 3 maj 2016[3]
Skuadra Sezoni Liga Kupa1 Evropë Gjithsej
NdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Fortuna Sittard 1992–93 10000010
1993–94 1300000130
1994–95 3170000317
1995–96 2700000270
1996–97 1900000190
1997–98 3110000311
1998–99 3150000315
Gjithsej 15313000015313
PSV Eindhoven 1999–00 3360000336
2000–01 32740112479
2001–02 2343072336
2002–03 2893060379
2003–04 2361081327
2004–05 3014311424717
Gjithsej 1694614146722954
Barcelona 2005–06 2423191364
Gjithsej 2423191364
Bayern Munich 2006–07 2963181408
2007–08 27260131463
2008–09 2923091413
2009–10 2514091382
2010–11 1302030180
Gjithsej 1231118142418316
Milan 2010–11 1402000160
2011–12 2003060290
Gjithsej 3405060450
Gjithsej karriera 503724031031264687

1Përfshin Supercoppa Italiana

Burimi:[4]

Kombëtarja holandeze
YearAppsGoals
200030
200174
200250
200371
200482
200540
200660
200700
200861
200971
2010141
201160
201260
Total7910

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mark van Bommel: Golat me kombëtaren[5]
Nr.DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
1.14 mars 2001Mini Estadi, Barcelonë, SpanjëFlamuri Andorra0–50–5Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
2.15 gusht 2001White Hart Lane, Londër, AngliFlamuri Anglia0–10–2Ndeshja Miqësore
3.5 shtator 2001Philips Stadion, Eindhoven, HolandëFlamuri Estonia2–05–0Kualifikueset e Kupës së Botës 2002
4.4–0
5.2 prill 2003Sheriff Stadium, Tiraspol, MoldaviFlamuri Moldavia1–21–2Kualifikueset e UEFA Euro 2004
6.18 August 2004Råsunda Stadium, Solna, SuediFlamuri Suedia1–22–2Ndeshja Miqësore
7.3 shtator 2004Galgenwaard Stadium, Utrecht, HolandëLihtenshtajni Lihteshtajni1–03–0Miqësore
8.15 tetor 2008Ullevaal Stadion, Oslo, NorvegjiFlamuri Norvegjia0–10–1Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
9.6 qershor 2009Laugardalsvöllur, Reykjavík, IslandëFlamuri Islanda0–21–2Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
10.5 qershor 2010Amsterdam ArenA, Amsterdam, HolandëFlamuri Hungaria4–16–1Ndeshja Miqësore
Fortuna Sittard
PSV Eindhoven
Barcelona
Bayern Munich
Milan
  1. "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" (PDF). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 8 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Mark van Bommel". fcbayern.de. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Mark van Bommel". weltfussball.de. Marrë më 21 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Benjamin Strack-Zimmerman. "Mark van Bommel". National Football Teams. Marrë më 16 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Gespeelde wedstrijden". KNVB. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 16 maj 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]