Marksizmi kulturor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marksizmi kulturor është një degë e ideologjisë marksiste, me origjinë në pjesën e parë të shekullit të 20-të,[1] që e shikon kulturën si një element qëndror për legjitimimin e shtypjes, si shtesë ndaj faktorëve ekonomikë që theksonte Karl Marksi.[2] Lëvizja lindi si përgjigje e intelektualëve marksistë europianë ndaj dështimeve ekonomike të ideologjisë marksiste,[3][4] dhe e vë theksin e pabarazive tek kultura dhe jo tek arritjet personale të individëve.

Marksizmi kulturor thotë se ato që duken si një fenomen kulturor tradicional i përbrendshëm tek shoqëritë Perëndimore (prirja për arritje personale së bashku me kapitalizmin, kombin, bërthamën familjare, rolet gjinore, racën dhe forma të tjera identiteti kulturor)[2] nuk janë gjë tjetër veçse zhvillime të tanishme që ndihmojnë për të justifikuar dhe ruajtur hierarkinë. Marksistët kulturorë përdorin metoda marksiste në përpjekje për të kuptuar kompleksitetin e pushtetit/fuqisë në shoqërinë bashkëkohore dhe për të mundësuar kritikat ndaj asaj që, marksistët thonë se, edhe pse duke si natyrore/e natyrshme është në fakt ideologjike.[5]

Sipas disa studiuesve, ideja qëndrore e marksizmit kulturor është që të përgatisi civilizmin Perëndimor për marksizmin ekonomik në një mënyrë graduale, hap pas hapi, duke sulmuar dhe degraduar të gjitha institucionet e kulturës Perëndimore, që nga kultura, shkollat, letërsia, arti, tradita Judeo-Kristiane, familja, dhe normat seksuale.[3] Sulmet zakonisht kornizohen brenda termave Marksistë, si një përpjekje apo përplasje klasore mes shtypësve dhe të shtypurve - ku mes klasave të shtypura të pretenduara janë femrat, minoritetet, homoseksualët etj.[3][6]

Kritikët e kanë parë Marksizmin Kulturor si një shkak kryesor të degradimit të degëve të humanitetit dhe shoqërore, të kulturës dhe civilizimiz në Perëndim.[3][7]

Terminologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marksizmi kulturor është një term i përdorur nga kritikët pavarësisht se Marksistët e vet-deklaruar nuk e përdorin një term të tillë për të përshkruar veten e vet. Marksizmi kulturor i ka origjinat tek idetë e Marksit, megjithëse ata që përhapin idetë e Marksizmit kulturor jo gjithnjë e konsiderojnë vetem si ndjekës së Marksizmit (në kuptimin ekonomik). Më shpesh, promovuesit e Marksizmit Kulturor preferojnë ta përshkruajnëv eten dhe fushën e vet të veprimit me terma si Teoria Kritike, Postmodernizmi, Dekonstruksionizmi, Multikulturalizmi apo terma të ngjashëm.[6][8]

Shkolla e Frankfurtit dhe teoria kritike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Linda Kimball, Cultural Marxism, American Thinker, 15 shkurt 2007
  2. ^ a b Merquior, J.G. (1986). Western Marxism, University of California Press/Paladin Books, ISBN 0-586-08454-1
  3. ^ a b c d William S. Lind., Who Stole Our Culture?, WND
  4. ^ Political Correctness/Cultural Marxism Arkivuar 31 mars 2015 tek Wayback Machine, (William Lind), DiscoverTheNetworks.org, 2004
  5. ^ Douglas Kellner, (rreth 2004). "Cultural Marxism and Cultural Studies, Arkivuar 7 gusht 2011 tek Wayback Machine" (pdf)
  6. ^ a b The Origins of Political Correctness, Academia.org
  7. ^ Nelson Hultberg, Cultural Marxism: The Corruption of America, The Daily Bell, 27 korrik 2010
  8. ^ Frank Ellis, Multiculturalism and Marxism, American Renaissance, 1999

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]