Jump to content

Marrëdhënia seksuale

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhënie seksuale në pozicion misionar e përshkruar nga Édouard-Henri Avril (1892)

Marrëdhënie seksuale, ose coitus ose copulim, i referohet kryesisht penetrimit të penisit të mashkullit në vaginën e femrës me qëllim kënaqësinë seksuale, riprodhimin, ose të dyja.[1] Kjo lloj marrëdhënje njihet ndryshe edhe si seks vaginal.[2][3] Forma të tjera të marrëdhënieve penetrative seksuale përfshijnë seksin anal (penetrimin e anusit nga penisi), seksin oral (penetrimin e gojës nga penisi ose penetrimin gojor të organeve seksuale femërore), penetrimin seksual nga gishtat), dhe penetrimin e organeve seksuale nga një dildo.[4][5][6] Këto aktivitete përfshijnë intimitetin fizik midis dy apo më shumë individëve dhe përdoren nga qënjet njerëzore për kënaqësi fizike ose emocionale, ose për qëllim riprodhimi.[4][7]

Seksi i sigurt dhe kontrolli i lindjeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pikturë e një çifti Indian (një princ dhe një zonjë) duke zgjatur marrëdhënien seksuale

Ka një shumëllojshmëri metodash të seksit të sigurt, të cilat praktikohen nga çiftet heteroseksuale dhe çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë aktet seksuale jo-penetrative,[8][9] dhe përdorimi i seksit oral ose anal (ose të dyjave) si një mjet për kontrollin e lindjeve të padëshiruara.[10][11]  Megjithatë, ka rrezik për shtatzani të padëshiruar kur praktikohet seksi anal ose forma të tjera të aktivitetit seksual, nëse penisi është afër vaginës dhe sperma është depozituar afër hyrjes së vaginës, sepse sperma mund të udhëtojë përgjatë vaginës nëpërmjet lëngjeve lubrifikuese të saj.[12][13]

Përveç formave të seksit të sigurt të diskutuara më sipër, një nga metodat më të sukseshme të profilaksisë,[14][15] është përdorimi i prezervativëve.  Prezervativët janë gjithashtu gjerësisht të rekomanduara për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.[14][15] Sipas raporteve nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), përdorimi i saktë dhe konsistent i prezertavivëve prej latexi e zvogëlon rrezikun e transmisionit të HIV/AIDS me rreth 85-99% në raport me rrezikun nga seksi i pambrojtur.[16][17]

Mënyra më efektive për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme është abstinenca (heqja dorë) nga marrëdhëniet seksuale, sidomos seksi vaginal, anal dhe oral, por diçka e tillë është shumë e vështirë për shumicën e njerëzve, ndaj nëse e keni të pamundur të abstenoni, këshillohet përdorimi i përhershëm i prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale.[15]

Pëlqimi dhe krimet seksuale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marrëdhënia seksuale me një person, kundër vullnetit të tyre, ose kur ato janë të paaftë të japin pëlqimin (përshembull të miturit ose personat me zhvillim të reduktuar mendor) është përdhunim, i cili është një krim i rëndë në gati të gjitha shtetet e botës.[18][19] Më shumë se 90% e viktimave të dhunës seksuale janë të gjinisë femërore, dhe vetëm rreth 5% e dhunuesve janë të panjohur për viktimat.[19]

Mosha e pëlqimit në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Republikën e Shqipërisë, mosha e pëlqimit për kryerjen e marrëdhenjeve seksuale është 14 vjeç[20]. Një i mitur mbi moshën 14 vjeçare mund të kyejë marrëdhënje vetëm me një person, i cili është mbi 14 vjeç, por nën 18 vjeç[21]. Në rast se njëri nga pjesëmarrësit në marrëdhënjen seksuale është mbi 18-vjeç, ndërsa pjesëmarrësi tjetër është nën 18-vjeç (i mitur), ligji shqiptar e cilëson të miturin si të paaftë për të dhënë pëlqim dhe personi mbi 18 mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet.

  1. ^ Sexual intercourse most commonly means penile-vaginal penetration for sexual pleasure and/or sexual reproduction; dictionary sources state that it especially means this, and scholarly sources over the years agree.
  2. ^ Wayne Weiten, Margaret A. Lloyd, Dana S. Dunn, Elizabeth Yost Hammer (2008). Psychology Applied to Modern Life: Adjustment in the 21st Century. Cengage Learning. fq. 422–423. ISBN 0495553395. Marrë më 5 janar 2012. Vaginal intercourse, known more technically as coitus, involves inserting the penis into the vagina and (typically) pelvic thrusting. ... The man-above, or "missionary," position is the most common [sex position]. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  3. ^ Sandra Alters; Wendy Schiff (2012). Essential Concepts for Healthy Living. Jones & Bartlett Publishers. fq. 180–181. ISBN 1449630626. Marrë më 31 gusht 2013. Most heterosexuals are familiar with the notion of 'having sex' or sexual intercourse as vaginal sex, the insertion of a penis into a vagina. Vaginal sex, or coitus, is the most common and popular form of intimate sexual activity between partners. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Sexual Intercourse". Discovery.com. Arkivuar nga origjinali më 2008-08-22. Marrë më 2008-01-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Nilamadhab Kar; Gopal Chandra Kar (2005). Comprehensive Textbook of Sexual Medicine. Jaypee Brothers Publishers. fq. 107–112. ISBN 8180614050. Marrë më 4 shtator 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ Virginia Rutter; Pepper Schwartz (2011). The Gender of Sexuality: Exploring Sexual Possibilities. Rowman & Littlefield Publishers. fq. 76. ISBN 0742570053. Marrë më 2015-10-21. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Laura Freberg (2009). Discovering Biological Psychology. Cengage Learning. fq. 308–310. ISBN 0547177798. Marrë më 9 janar 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Bhushan Kumar; Somesh Gupta (2014). Sexually Transmitted Infections. Elsevier Health Sciences. fq. 237. ISBN 8131229785. Marrë më 6 dhjetor 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Jerry D. Durham, Felissa R. Lashley (2000). The Person With HIV/AIDS: Nursing Perspectives, 3rd Edition. Springer Publishing Company. fq. 103. ISBN 8122300049. Marrë më 29 janar 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Robert Crooks, Karla Baur (2010). Our Sexuality. Cengage Learning. fq. 286–289. ISBN 0495812943. Marrë më 30 gusht 2012. Noncoital forms of sexual intimacy, which have been called outercourse, can be a viable form of birth control. Outercourse includes all avenues of sexual intimacy other than penile–vaginal intercourse, including kissing, touching, mutual masturbation, and oral and anal sex. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Feldmann J, Middleman AB (2002). "Adolescent sexuality and sexual behavior". Current opinion in obstetrics & gynecology. 14 (5): 489–493. doi:10.1097/00001703-200210000-00008. PMID 12401976. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Thomas, R. Murray (2009). Sex and the American teenager seeing through the myths and confronting the issues. Lanham, Md.: Rowman & Littlefield Education. fq. 81. ISBN 9781607090182. Marrë më 2015-10-21. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Edlin, Gordon (2012). Health & Wellness. Jones & Bartlett Learning. fq. 213. ISBN 9781449636470. Marrë më 2015-10-21. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b "Global strategy for the prevention and control of sexually transmitted infections: 2006–2015. Breaking the chain of transmission" (PDF). World Health Organization. 2007. Marrë më 26 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b c Chin HB, Sipe TA, Elder R, Mercer SL, Chattopadhyay SK, Jacob V, Wethington HR, Kirby D, Elliston DB, Griffith M, Chuke SO, Briss SC, Ericksen I, Galbraith JS, Herbst JH, Johnson RL, Kraft JM, Noar SM, Romero LM, Santelli J (2012). "The Effectiveness of Group-Based Comprehensive Risk-Reduction and Abstinence Education Interventions to Prevent or Reduce the Risk of Adolescent Pregnancy, Human Immunodeficiency Virus, and Sexually Transmitted Infections". American Journal of Preventive Medicine. 42 (3): 272–294. doi:10.1016/j.amepre.2011.11.006. PMID 22341164. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2020. Marrë më 24 prill 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  16. ^ National Institute of Allergy and Infectious Diseases; National Institutes of Health, Department of Health and Human Services (July 20, 2001).
  17. ^ "Effectiveness of male latex condoms in protecting against pregnancy and sexually transmitted infections". World Health Organization. 2000. Arkivuar nga origjinali më 2010-05-18. Marrë më 23 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Marshall Cavendish Corporation (2010). Sex and Society. Marshall Cavendish Corporation. fq. 143–144. ISBN 0-7614-7906-6. Marrë më 25 gusht 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b Jerrold S. Greenberg; Clint E. Bruess, Sarah C. Conklin (2010). Exploring the Dimensions of Human Sexuality. Jones & Bartlett Learning. fq. 515. ISBN 0-7637-7660-2. Marrë më 25 gusht 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, neni 100" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 prill 2016. Marrë më 24 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Kodi Penali Republikës së Shqipërisë, neni 101" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 prill 2016. Marrë më 24 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]