Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bangladeshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Bangladesh-Kosovë
Map indicating locations of Bangladeshi and Kosova

Bangladesh

Kosova

Marrëdhëniet Bangladesh-Kosovë janë marrëdhënie të jashtme midis Bangladeshit dhe Kosovës. Bangladeshi e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 27 shkurt 2017. Një vit më vonë në të njëjtën datë, konsullja kosovare në New York Teuta Sahatqija dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara Masud Bin Momen nënshkruan një traktat për të krijuar zyrtarisht marrëdhënie diplomatike.[1]

Reagimi i Bangladeshit ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 qershor 2008, Këshilltari Kryesor i Bangladeshit, Fakhruddin Ahmed, gjatë një takimi me Ambasadorin e SHBA në Bangladesh, James F. Moriarty, pohoi se "Bangladeshi do të njohë vendin e ri evropian". Kryetari i Këshillit siguroi gjithashtu ambasadorin amerikan se "Bangladeshi është i përkushtuar të lobojë që vendet aziatike myslimane ta njohin Kosovën. Bangladeshi do të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin e Kosovës".[2] Pas një takimi më 17 dhjetor 2008 midis Këshilltarit të Jashtëm të Bangladeshit Iftekhar Ahmed Chowdhury dhe Moriarty, medieve u tha që çështja e njohjes së Kosovës ishte nën "konsiderimin aktiv të qeverisë [së Bangladeshit]."[3] Në një konferencë shtypi më 22 gusht 2009, Sekretari i Jashtëm i Bangladeshit Mohamed Mijarul Quayes tha "Në këtë moment, ne nuk e ndiejmë të domosdoshme ta njohim Kosovën". Ai tha se qeveria e tij do të konsideronte "shumë faktorë" para se të merrte vendimin e saj. "Nëse ne e njohim Kosovën, me siguri po marrim njërën anë. Por nëse nuk e bëjmë, ne nuk po marrim anën e askujt," tha ai.[4] Në një takim me ambasadorin amerikan Moriarty më 15 nëntor 2009, Quayes tha se do të merret një vendim i pavarur për njohjen e Kosovës nga Bangladeshi, duke i mbajtur në konsideratë interesat kombëtare të vendit. Është raportuar që Bangladeshi ende nuk e ka njohur Kosovën pasi është duke u përqëndruar në forcimin e lidhjeve me Moskën, pasi Rusia i kishte kërkuar zyrtarisht Bangladeshit që të mos e njohë [Kosovën].[5] Më 13 maj 2010, Ministrja e Jashtme e Bangladeshit, Dipu Moni tha se vendi i saj do të marrë një vendim në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi Gjykata Ndërkombëtare të arrijë në një përfundim në lidhje me këtë çështje.[6] Pas një takimi në shtator 2010 me Kryeministrin e Bangladeshit, Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se Bangladeshi kishte premtuar të vendosë pozitivisht në lidhje me njohjen e Kosovës.[7] Pasi mbajti një fjalim në Universitetin e Ankarasë në prill 2012, Kryeministri i Bangladeshit Sheikh Hasina iu përgjigj një pyetje rreth njohjes së Kosovës duke thënë: "Ne kemi diskutuar tashmë çështjen dhe po vëzhgojmë situatën në Kosovë. Ju së shpejti mund të dëgjoni lajmin e mirë".[8] Në dhjetor 2013, Përfaqësuesi Special i Bangladeshit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik deklaroi se njohja e Kosovës do të konsiderohej seriozisht.[9]

Qeveria e Republikës Popullore të Bangladeshit e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pvarur më 27 shkurt 2017.[10] Kryeministri i Bangladeshit Sheik Hasina i dërgon shënimin verbal Kryeministrit kosovar Isa Mustafa.[11]

  1. "Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Bangladeshin". KOHA. 2018-02-27. Marrë më 2018-03-02.
  2. Kosovo to receive more recognitions, New Kosova Report, 2008-06-30
  3. Moriarty congratulates Iftekhar on lifting of emergency Arkivuar 16 tetor 2008 tek Wayback Machine, Ministry of Foreign Affairs, Bangladesh, 2008-12-17
  4. "Quayes rules out Kosovo recognition". bdnews24.com (në anglisht). 22 gusht 2009. Marrë më 1 tetor 2017.
  5. "US seeks Dhaka's support". The Daily Star (në anglisht). 16 nëntor 2009.
  6. "Dr. Dipumoni Speaks on the Recognition of Kosovo's Independence". Voice of America (në anglisht). 13 maj 2010.
  7. Bangladeshi e Kenia pro pavarësisë së Kosovës Arkivuar 19 janar 2012 tek Wayback Machine, Gazeta Express, 2010-09-21 (në shqip)
  8. "'People's empowerment key to development'". Bdnews24.com (në anglisht). 13 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2012.
  9. Lobimi i ministrit Hoxhaj, njohja në agjendë nga Bangladeshi, Togo dhe Taxhikistani, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2013-12-10 (në shqip)
  10. "Bangladesh Officially Recognizes Kosovo as an Independent State". Dhaka Tribune (në anglisht). 27 shkurt 2017.
  11. Prime Minister Mustafa accepted verbal note of recognition of Kosovo by Bangladesh, Prime Minister of the Republic of Kosovo, 2016-02-28

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]