Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Angolës
Shqipëria |
Angola |
|---|---|
Shqipëria dhe Angola kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 17 gusht 1988.[1] Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Angolës mbulohen nga konsullata e nderit e Shqipërisë në Caxito, Bengo, Angolë[2], nga e cila ambasadorë të Shqipërisë shërbejnë në Angolë ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes Angolës dhe Shqipërisë mbulohen nga ambasada e Angolës në Romë, Itali, nga e cila ambasadorë të Angolës shërbejnë edhe në Shqipëri.[3]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër vite, Shqipëria ka bashkëpunuar me shumë vende të Afrikës, përfshirë edhe Angolën, me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme mes vendeve si dhe mundësi dhënie ndihme e përkrahje në nisma e aktivitete të ndryshme mes vendeve. Ndër vitet 1970 deri në themelimin zyrtar të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Angolës, edhe më vonë deri në vitet e para të shekullit 21, Shqipëria dhe Angola kanë bashkëpunuar në shumë drejtime, dhe kanë zhvilluar shumë veprimtari politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe kanë ndihmuar e përkrahur njëri tjetrin në nisma e aktivitete të ndryshme. Në pasqyrimin e faqes "Marksistët" rezulton se ndër vite të ndryshme, Shqipëria dhe Angola kanë pasur marrëdhënie mjaft të ngushta me njëri tjetrin.[4] Më 18 gusht 1992, Shqipëria nënshkroi konventën e OKB-së mbi statusin e refugjatëve, të cilën Angola e kishte nënshkruar më përpara, më 23 qershor 1981. Nga marrëveshja e kësaj konvente, vendet pjesëmarrëse në konventë do të bënin mirëorganizime për strehimin e refugjatëve nga vende të ndryshme te vendet që ata drejtohen të strehohen si dhe ofrim shërbimesh për refugjatët, ku përfshihen shkollim, punësim e angazhim në aktivitete kulturore.[5] Më 1 janar 2022, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave të Angolës, u publikua një artikull rreth diplomacisë së Angolës që fokusohet për të tërhequr investimet. Në artikull shpjegohet se Qeveria e Angolës mirëpret shumë investitorë të vendeve mike dhe partnere të Angolës të investojnë në sektorë e fusha të ndryshme ekonomie e biznesi në Angolë, si transport, turizëm, bujqësi, blegtori si dhe shërbime të ndryshme të investimeve. Ndër vendet mike dhe partnere të Angolës për të bërë investime përmendet edhe Shqipëria, ku zyrtarë nga Ministria e Financave e Angolës, por edhe biznesmenë, investitorë e sipërmarrës angolezë kanë ftuar biznesmenë, investitorë e sipërmarrës shqiptarë për të bërë biznes dhe investime në Angolë.[6] Më 14 janar 2024, në një takim zyrtar të zhvilluar në Tiranë, mes Ambasadores jo-rezidente të Angolës në Tiranë, Fátima Jardim dhe drejtoreshës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për Afrikën Sub-Sahariane, Meri Shahini, Ambasadorja e Angolës në Shqipëri, Fátima Jardim, shprehu nevojën për të nxitur krijimin e një dhome të përbashkët tregtie dhe mbajtjen e një Forumi Biznesi në fushën e agroindustrisë. Në kryeqytetin shqiptar, ambasadorja jo-rezidente, ku mori pjesë në ceremoninë e urimeve të Vitit të Ri dhe urimin për detyrën e Presidentit Bajram Bagaj, kërkoi përshpejtimin e kontakteve midis APIEX dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për të rritur shkëmbimet tregtare dhe teknologjike. Sipas një njoftimi për shtyp, diplomatja u angazhua për të vazhduar dhe promovuar dialogun midis institucioneve të arsimit të lartë, inovacionit dhe sipërmarrjes, si dhe për të afruar sektorin privat dhe partneritetet e tjera. Ndër të tjera, Fátima Jardim zhvilloi një takim të dytë mirësjelljeje me drejtoreshën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për Afrikën Sub-Sahariane, Meri Shahini, për të falënderuar, ndër të tjera, mbështetjen e ofruar atletëve angolezë që morën pjesë në kampionatin botëror të Arteve Marciale të Përziera (MMA), në nëntor të vitit 2023. Ajo theksoi se janë krijuar kushtet për të nxitur bashkëpunimin, bashkëveprimin dhe për të përforcuar shkëmbimin e përvojave dhe dialogut mes dy vendeve. Ajo theksoi gjithashtu se Angola dhe Shqipëria janë të interesuara të bashkëpunojnë në sektorët e arsimit, sportit, tregtisë, agroindustrisë, kërkimit shkencor, ndër të tjera. Diplomatja mbrojti nënshkrimin e një memorandumi për konsultime politike, me qëllim shkëmbimin e mendimeve në fusha të ndryshme të bashkëpunimit dhe marrëveshjes mbi çështjet prioritare, në nivel dypalësh dhe shumëpalësh.[7]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[8][9]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Angolën" (PDF) (në anglisht). United Nations. Marrë më 4 tetor 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Konsullata Shqiptare në Caxito, Bengo - Angolë" (në anglisht). ConsulBy. Marrë më 4 tetor 2025.
- ↑ "Ambasada e Angolës në Itali - me shërbim edhe në Shqipëri" (në anglisht). Embassies.org. Marrë më 4 tetor 2025.
- ↑ "UNITA Albania" (PDF) (në anglisht). Marxists Internet Archive. Marrë më 4 tetor 2025.
- ↑ "Konventa lidhur me statusin e refugjatëve" (në anglisht). Overheid Netherlands. Marrë më 4 tetor 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Diplomacia e Angolës e përqendruar në tërheqjen e investimeve" (PDF) (në anglisht). Ministry of Finance of Angola. Marrë më 4 tetor 2025.
- ↑ "Angola synon të bashkëpunojë më shumë me Shqipërinë" (në anglisht). Africa Press Arabic. Marrë më 4 tetor 2025.
- ↑ "Shqipëria / Angola" (në anglisht). OEC World. Marrë më 4 tetor 2025.
- ↑ "Angola / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 4 tetor 2025.