Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë
Shqipëria |
Bregu i Fildishtë |
|---|---|
Shqipëria dhe Bregu i Fildishtë kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 9 janar 1985.[1]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike delegatë nga Shqipëria dhe Bregu i Fildishtë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore si dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Në një analizim të zhvilluar nga faqja amerikane e studimeve mbi vendet Country Studies, tregon se që nga rënia e sistemit Hoxhist dhe deri në vitet e sistemit demokratik në Shqipëri si dhe nga tranzicioni politik dhe stabiliteti politik në Bregun e Fildishtë, Shqipëria dhe Bregu i Fildishtë kanë forcuar marrëdhëniet, kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në organizata të ndryshme si dhe kanë ndihmuar e kontribuar për njëri tjetrin në nisma e aktivitete të ndryshme në të dy vendet.[2] Më 2 gusht 1990, u publikua një tematikë nga Universiteti i Oksfordit dhe u ripublikua nga Kolegji HMM në Indi, ku përmendet "Globalizimi i Politikës Botërore - një hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare". Në artikull përmendet edhe se si nga formimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë në vitin 1985 e deri në vitin 1990, të dy vendet kanë bërë shumë për njëri tjetrin në periudhën gjatë rënies së komunizmit në Shqipëri e deri në përpjekjet për eleminimin e tranzicionit politik në Bregun e Fildishtë, duke bashkëpunuar në fusha politike, ekonomike e kulturore si dhe duke ndihmuar e përkrahur njëri tjetrin në misione diplomatike në të dy vendet, me qëllim përmirësimin e sistemit politik, sistemit social dhe sistemit jetësor në të dy vendet.[3] Në një artikull të publikuar në faqen e gazetarëve akademikë nga vitet 2011 deri në vitin 2014, flitet për vlerësimin e impaktit të neglizhencës të historisë në stabilitetin politik në vendet e Afrikës, ku përmendet çështja e Bregut të Fildishtë. Në artikull flitet se si është neglizhuar stabiliteti politik në shumë vende të Afrikës dhe nuk janë ndjekur parimet e zhvillimit të mirëqënies politike në vende të ndryshme të Afrikës gjatë viteve të ndryshme. Delegatë shqiptarë dhe disa delegatë të jashtëm të disa vendeve të tjera janë vënë në kontakt me delegatë ivorianë dhe të disa vendeve të tjera të Afrikës, ku kanë bërë thirrje për të zhvilluar progresin në përmirësimin e sistemit politik dhe aplikuar metodën e mirëqënies sociale në vend, në disa vende të ndryshme të Afrikës ku mungojnë këto parime, përfshirë edhe Bregun e Fildishtë.[4] Në një tjetër artikull të publikuar nga faqja e gazetarëve akademikë në muajin janar të vitit 2020, në temë ishte përpilim i zhvillimeve politike në vendet e Afrikës Perëndimore, publikuar nga Revista Afrikane e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ripublikuar nga faqja e gazetarëve akademikë - Fuqia e strategjisë së misionit të Komunitetit Ekonomik të Vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) në zgjidhjen e konfliktit zgjedhor në Afrikën Perëndimore: rasti i Bregut të Fildishtë. Në temë flitet se si Komuniteti Ekonomik i Vendeve të Afrikës Perëndimore, në bashkëpunim me disa vende të BE, si dhe disa vende të Evropës jugore e lindore, përfshirë edhe Shqipërinë, por edhe vende të l Lindjes së Mesme, Lindjes së Largët si dhe SHBA, kanë kontribuar në zhvillimet politike dhe ekonomike për të përmirësuar mënyrën e qeverisjes, shërbimeve sociale, mënyrën e jetesës si dhe ekonominë e vendeve të Afrikës Perëndimore, përfshirë edhe Bregun e Fildishtë. Ndër vendet që ka dhënë kontribut dhe ka bashkëpunuar me Bregun e Fildishtë për përmirësimin e sistemit politik dhe ekonomik në Bregun e Fildishtë, ka qënë edhe Shqipëria, si vend që ka marrëdhënie të mira diplomatike me Bregun e Fildishtë.[5] Në një artikull të publikuar nga faqja akademike Research Gate në muajin janar të vitit 2018, ishte temë diskutimi studimi i politikës sê jashtme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në artikull përmenden edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë gjatë viteve 2010 deri në vitin 2018, si dhe bashkëpunimet dhe kontributet që të dy vendet kanë bërë për njëri tjetrin. Në publikimin e artikullit del në pah se delegatë nga të dy vendet kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të tyre dhe shkëmbime delegacionesh të ndërsjellta me qëllim kryerjen e aktiviteteve misionare për të zhvilluar mirëqënien diplomatike në të dy vendet, kanë bashkëpunuar thellësisht me njëri tjetrin në disa marrëveshje të bëra në disa organizata, ku kanë pasur qëllim përfitimin e normave të marrëveshjeve të organizatave në interes të njëri tjetrit si dhe kanë përkrahur njëri tjetrin në misione, aktivitete e nisma të ndryshme në të dy vendet.[6] Më 15 shtator 2022, në faqen e inspektimeve, shërbimeve dhe kontrollit të automjeteve në Shqipëri, SGS Albania, u publikua një material se si në vitin 2019, Qeveria e Republikës së Bregut të Fildishtë zbatoi një program verifikimi të konformitetit (VOC) për eksportet në Shqipëri. SGS, si një Organ i Çertifikuar që jep Certifikata Konformiteti (CoC), luajti një rol jetësor në ndihmën e eksportuesve për përputhshmëri të plotë dhe tregti të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në Bregun e Fildishtë. Shqipëria gjithashtu bashkëpunoi dhe ndërveproi me Bregun e Fildishtë në fushën e çertifikimit, inspektimit dhe shërbimit të automjeteve të ndryshme.[7] Më 22 dhjetor 2023, në një artikull të publikuar nga EconJournals, u përpilua një tematikë për konsumet e energjisë, raportin dhe statistikat e popullsisë si dhe rritjes ekonomike në vendet në zhvillim. Në artikull përmenden edhe Shqipëria dhe Bregu i Fildishtë si vende në zhvillim që kanë statistika të përafërta në konsumet e energjisë dhe rritjes ekonomike. Në artikull përmendet gjithashtu kontributet që të dy vendet kanë dhënë në fushën e ekonomisë dhe prodhimit të energjisë, ku të dy vendet kanë kontribuar konsiderueshëm për njëri tjetrin në këto sektorë.[8]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[9][10]
Marrëdhëniet kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një artikull të publikuar nga autorët Heather L. Dichter dhe Andrew L. Johns në faqen dokumen.pub në muajin dhjetor të vitit 2014, flitet për marrëdhëniet kulturore mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike e deri më vonë, si dhe shkëmbimet kulturore nga të dy vendet, te të dy vendet. Në publikim del në pah se të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të konsiderueshme kulturore gjatë viteve, kanë bërë shkëmbime të ndërsjellta të artistëve të artit si kinemaja dhe muzika dhe gjithashtu edhe sportistëve, si dhe kanë kontribuar për promovimin e vlerave kulturore të secilit vend, në të dy vendet përkatëse. Edhe në ditët e sotme, marrëdhëniet kulturore mes dy vendeve janë të kënaqshme, ku artistë e sportistë nga të dy vendet ndërveprojnë në të dy vendet.[11]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Bregun e Fildishtë" (PDF) (në anglisht). Banned Thought. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Bregu i Fildishtë - Marrëdhëniet me Jashtë" (në anglisht). Country Studies. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Globalizimi i Politikës Botërore: Një Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare" (PDF) (në anglisht). HMM College India. Marrë më 6 tetor 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Një vlerësim i ndikimit të neglizhencës së historisë në stabilitetin politik në vendet afrikane: Rasti i Bregut të Fildishtë" (në anglisht). Academic Journals. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Revista Afrikane e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare - Fuqia e strategjisë së misionit të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) në zgjidhjen e konfliktit zgjedhor në Afrikën Perëndimore: Një rast i Bregut të Fildishtë" (në anglisht). Academic Journals. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Studimi i Politikës së Jashtme në Marrëdhëniet Ndërkombëtare" (në anglisht). ResearchGate. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Informacione kryesore mbi komponimet organike të avullueshme (VOC) për Bregun e Fildishtë" (në anglisht). SGS SA. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Marrëdhënia midis konsumit të energjisë, popullsisë dhe rritjes ekonomike në vendet në zhvillim" (në anglisht). EconJournals. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Shqipëria / Bregu i Fildishtë" (në anglisht). OEC World. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Bregu i Fildishtë / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Lojëra diplomatike: sporti, shtetbërja dhe marrëdhëniet ndërkombëtare që nga viti 1945" (në anglisht). Dokumen.pub. Marrë më 6 tetor 2025.