Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Estonisë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Estoni

Shqipëria

Estonia

Marrëdhëniet Shqipëri-Estoni janë marrëdhënie dypalëshe midis Shqipërisë dhe Estonisë. Të dy vendet janë anëtare të NATO-s, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Marrëdhëniet diplomatike midis Estonisë dhe Shqipërisë u vendosën më 17 janar 1992.[1] Estonia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE.

Vizita të nivelit të lartë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vizita të nivelit të lartë nga Shqipëria në Estoni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1–2 tetor 2019 — Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vizitoi Estoninë; gjatë vizitës u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mbi Integrimin Evropian.[2]
  • 5 shtator 2024 - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj udhëtoi për në Estoni si pjesë e vizitave të tij më të gjera shtetërore në rajonin e Balltikut. Me të mbërritur, ai u prit nga Presidenti Alar Karis, me të cilin zhvilloi një takim dypalësh që i dha përparësi forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Një fokus kryesor i diskutimeve të tyre ishte propozimi për të krijuar një linjë të përhershme fluturimi direkte mes Talinit dhe Tiranës, që synonte lehtësimin e një lidhjeje më të madhe mes dy vendeve. Përveç kësaj, Begaj u takua me Ministrin e Mbrojtjes Hanno Pevkur, duke i përshtatur objektivat e tyre në përputhje me iniciativat e NATO-s. Ai shprehu vlerësim të thellë për përpjekjet bashkëpunuese të Estonisë në fushën e sigurisë kibernetike, veçanërisht në dritën jeshile që Estonia dha për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike, duke ofruar pajisje e shërbime për të shmangur sulme të mundshme kibernetike në të ardhmen, pas sulmit të madh kibernetik që ndodhi në Shqipëri në vitin 2022.[3]

Vizita të nivelit të lartë nga Estonia në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vizita e parë zyrtare e Presidentit Estonez Alar Karis në Shqipëri ndodhi në qershor 2023, duke u përqendruar në bashkëpunimin tek BE dhe NATO, veçanërisht në fushat e sigurisë kibernetike dhe qeverisjes dixhitale.[4]

Misionet diplomatike rezidente

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shqipëria është e akredituar në Estoni nga ambasada e saj në Varshavë, Poloni.
  • Estonia është e akredituar në Shqipëri nga ambasada e saj në Athinë, Greqi.
  1. ↑ "Marrëdhëniet Shqipëri-Estoni" (në anglisht). Ministry for Europe and Foreign Affairs of Albania. Marrë më 14 nëntor 2025.
  2. ↑ "Marrëdhëniet Shqipëri-Estoni – Vizita e presidentit Meta në Estoni" (në anglisht). Ministry for Europe and Foreign Affairs of Albania – Archive Library. Marrë më 14 nëntor 2025. [lidhje e vdekur]
  3. ↑ "Presidenti Begaj nga Talini i Estonisë – Lajm i mirë - Tashmë një linjë direkte ajrore Talin-Tiranë - Më shumë turistë drejt Shqipërisë - Më shumë shkëmbime tregtare mes dy vendeve". Presidency of Albania. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2024. Marrë më 14 nëntor 2025.
  4. ↑ "Presidenti estonez Alar Karis e inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE" (në anglisht). Baltic Times. Marrë më 14 nëntor 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]