Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Etiopisë
Shqipëria |
Etiopia |
|---|---|
Shqipëria dhe Etiopia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 26 qershor 1958.[1]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, delegatë të jashtëm shqiptarë e etiopianë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore si dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Mes viteve 1973 deri në vitet 1987, delegatë të jashtëm etiopianë kanë zhvilluar takime e mbledhje me delegatë të jashtëm të vendeve të Lindjes së Mesme dhe vendeve myslimane të Evropës, përfshirë edhe Shqipërinë, ku është diskutuar për thellim marrëdhëniesh të Etiopisë me këto vende dhe për shkëmbime tregtare mes këtyre vendeve. Gjithashtu, në temë kanë qënë bashkëpunim me njëri tjetrin në zhvillimet politike mes këtyre vendeve dhe ndihmë financiare në raste konfliktesh e mosmarrëveshjesh në drejtimin e vendit dhe nga revolta popullore për ndryshime në qeveri në këto vende përkatëse.[2] Në qershor të vitit 2005, u zhvillua një raport nga media prestigjoze ruse Demoscope Weekly, ku u bë një krahasim mes Shqipërisë, Etiopisë dhe disa vendeve me ekonomi të mesme, në lidhje me fertilitetin dhe gjendjen ekonomike të këtyre vendeve. Në konkluzion doli se Shqipëria dhe Etiopia kishin raport fertiliteti pak a shumë të barabartë dhe të ardhura për frymë të konsiderueshme. Zyrtarë të ndryshëm shqiptarë dhe etiopianë bënë thirrje për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm me qëllim financimin e vendasve për rritjen e numrit të fertilitetit dhe forcimin e stabilitetit ekonomik në këto vende.[3] Në gusht të vitit 2017, u zhvillua një raport nga faqja prestigjoze europiane European Ostomy Association, ku si temë ishin zhvillimet politike në Shqipëri, Etiopi dhe disa vende të tjera dhe takimet e mbledhjet e përbashkëta që delegatët shqiptarë e etiopianë kanë zhvilluar në gjysmëperiudhën e parë të viteve 2010. Mes viteve 2011 deri në vitin 2014, delegatë të jashtëm shqiptarë e etiopianë kanë zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta në Shqipëri, Etiopi, disa vende të Bashkimit Evropian, disa vende të Afrikës, por edhe në Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me qëllim bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor. Delegatë shqiptarë e etiopianë kanë premtuar për përkrahje të njëri tjetrit si vende në nisma të ndryshme dhe për ndihmesa në akte e vepra të ndryshme në zhvillimet politike, ekonomike e kulturore mes dy vendeve.[4] Në shkurt të vitit 2020, u zhvillua një proçedurë e përbashkët mes Shqipërisë dhe Etiopisë për të pranuar një kargo të madhe etiopiane me mallra që do të hynte në Shqipëri. Shkresa u firmos nga zyrtarë të ministrive të transportit të Shqipërisë dhe Etiopisë dhe proçedura u ratifikua nga qeveritë e të dy vendeve. Nga kjo kargo e ardhur nga Etiopia në Shqipëri, shumë shtetas shqiptarë do të përfitonin shërbime të ndryshme nga llojëra të ndryshme përmbajtjesh që kargoja zotëronte.[5]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e hekurit dhe industrinë e drurit.[6][7]
Marrëdhëniet kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 mars të vitit 2016, u përpilua një shkresë në internet, ku flitej për myslimanët dhe të krishterët në Shqipëri dhe Etiopi. Në artikull bëhej fjalë se raporti i numrit të myslimanëve që përbëjnë shumicën e shtetasve në Shqipëri me raportin e numrit të të krishterëve që përbëjnë pakicën në Shqipëri, ishte i ngjashëm me raportin e numrit të të krishterëve që përbëjnë shumicën e shtetasve në Etiopi me raportin e numrit të myslimanëve që përbëjnë pakicën në Etiopi. Në artikull flitet edhe se si delegatë kulturorë dhe misionarë fetarë nga Shqipëria dhe Etiopia kanë zhvilluar mbledhje gjatë viteve me qëllim promovimin e kulturave shqiptare e etiopiane në të dy vendet përkatëse, si dhe synimin për të ndjekur praktikat fetare të ndryshme dhe për të ruajtur dhe promovuar traditat fetare të ndryshme të të dy vendeve. Delegatë kulturorë dhe misionarë fetarë nga Shqipëria dhe Etiopia bëjnë sërish takime e mbledhje edhe në ditët e sotme për të promovuar vlerat kultuore dhe për të ndërmjetësuar traditat fetare në të dy vendet përkatëse.[8]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Etiopinë" (PDF) (në anglisht). Asian-African Legal Consultative Organization. Marrë më 3 tetor 2025.
- ↑ "Adis Ababa, Etiopia, Lindja e Mesme - dhe Bota Muslimane në Evropë" (në anglisht). ALLRefer - Ethiopian Information Source. Marrë më 3 tetor 2025.
- ↑ "Fertiliteti dhe varfëria në vendet me zhvillim të mesëm: një analizë krahasuese" (PDF) (në anglisht). Demoscope Weekly. Marrë më 3 tetor 2025.
- ↑ "Raporti i Zëvendëspresidentëve 2011 – 2014 para Dhomës së Delegatëve" (PDF) (në anglisht). European Ostomy Association. Marrë më 3 tetor 2025.
- ↑ "Ftesë për Tender për përfaqësimin e Kargos Etiopiane si Agjent i Përgjithshëm i Shitjeve dhe Shërbimeve në Tregun e Shqipërisë" (në anglisht). Ethiopian Cargo & Logistics Services. Marrë më 3 tetor 2025.
- ↑ "Shqipëria / Etiopia" (në anglisht). OEC World. Marrë më 3 tetor 2025.
- ↑ "Etiopia / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 3 tetor 2025.
- ↑ "Myslimanët dhe të krishterët në Shqipëri dhe Etiopi" (në anglisht). WordPress. Marrë më 3 tetor 2025.