Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gabonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Gabon

Shqipëria
Gaboni

Shqipëria dhe Gaboni kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 16 nëntor 1974.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike, delegatë shqiptarë e gabonezë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Përpara se të vendosnin zyrtarisht marrëdhënie diplomatike, Shqipëria, Gaboni dhe shumë vende të tjera të OKB u bënë pjesë e konventës mbi privilegjet dhe imunitetet si dhe marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, të zhvilluar nga vendet anëtare të OKB, më 13 shkurt 1946 në Nju Jork. Shqipëria u pranua dhe vazhdoi të jetë pjesë e konventës më 2 korrik 1957, ndërsa Gaboni u pranua dhe vazhdoi të jetë pjesë e konventës më 13 mars 1964. Nëpërmjet marrëveshjes së kësaj konvente, vendet anëtare të OKB do të kishin privilegje dhe imunitete në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike e konsullore mes tyre, si dhe do të kishin perspektiva, të drejta e detyrime në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike e konsullore mes tyre. Delegatë të jashtëm nga Shqipëria dhe Gaboni bënë thirrje për bashkëpunim politik me njëri tjetrin dhe zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike në të dy vendet.[2] Në vitin 1986, u zhvillua një progresraport rreth tregtisë dhe zhvillimit të vendeve të ndryshme të OKB, nga Organizata e Tregtisë dhe Zhvillimit të OKB. Në progresraportin e paktit doli në pah se Shqipëria dhe Gaboni kishin vendosur marrëdhënie të ngushta tregtare me njëri tjetrin si dhe kishin bërë progres në zhvillimet tregtare në të dy vendet.[3] Në një publikim të Universitetit të Kembrixhit, të ripublikuar nga Biblioteka Kombëtare Dixhitale e Etiopisë, flitej rreth aksionit të shteteve afrikane kundër kërcënimeve të mundshme antiqeveritare dhe kërcënimeve të jashtme si dhe kërcënimeve nga forcat e armatosura. Në periudha të ndryshme, që nga shpallja e pavarësisë së Gabonit nga Franca më 28 nëntor 1958, e deri në fillim vitet 2000, në Gabon ka pasur kryengritje ushtarake, revolta popullore antiqeveritare, kërcënime të jashtme nga vendet rivale si dhe kërcënime të shumta antiqeveritare nga forcat e armatosura. Gaboni ka qënë në zhvillime luftarake dhe tension politik gjatë këtyre periudhave. Shqipëria ka bashkëpunuar me Gabonin, ka kontribuar për Gabonin si dhe ka përkrahur Gabonin në kapërcimin e kërcënimeve të shumta, gjendjes së luftës dhe kalimin e tensionit politik në vend.[4] Në muajin shkurt të vitit 2004, u zhvillua një tematikë nga faqja akademike CORE UK, rreth Arbitrazhit të naftës: Ligji i zbatueshëm dhe Forumi i përshtatshëm i arbitrazhit. Në tematikë bëhej fjalë se si Shqipëria dhe Gaboni kishin kontribuar për njëri tjetrin për furnizimin të të dy vendeve me naftë dhe bashkëpunim në industrinë e naftës. Prurjet e naftës dhe fitimet nga industria e naftës në të dy vendet ishte e kënaqshme.[5] Nga 1 janari 2022 deri më 31 dhjetor 2023, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë kryetarë jo permanentë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me një term dyvjeçar. Këto vende bënë thirrje për bashkëpunim me njëri tjetrin në misione të ndryshme të OKB në botë, gjatë asaj periudhe.[6] Shqipëria dhe Gaboni bashkëpunojnë me njëri tjetrin në Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ku diskutojnë se çfarë duhet bërë dhe masat që duhen marrë për frenimin e ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale. Në diskutime të ndryshme, vendet anëtare të OKB dhe Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike, kanë diskutuar për uljen e nivelit të ndotjes në botë dhe përdorimin me masë më të ulët të ofiçinave dhe ndërmarrjeve që përdorin gazra të ndryshëm, me qëllim frenimin e ngrohjes globale në botë, pasi këto faktorë ndikojnë në zhvillimin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike në botë. Në diskutime për frenimin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike kanë qënë edhe Shqipëria dhe Gaboni, ku kanë diskutuar se çfarë duhet bërë për uljen e nivelit të ndotjes në të dy vendet si dhe përdorimin me masë më të ulët të ofiçinave dhe ndërmarrjeve që përdorin gazra të ndryshëm, me qëllim ndalimin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike. Gjithashtu, Shqipëria dhe Gaboni kanë diskutuar për bashkëpunim në fushën e industrive të ndryshme, me qëllim zhvillimin e tyre për të parandaluar nivelin e ndotjes si dhe frenimin e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike në botë, nga të cilat zhvilloheshin këto faktorë.[7] Shqipëria dhe Gaboni janë pjesë e hartës dixhitale të infrastrukturës publike dhe pjesë e programit "ndjekja e infrastrukturës dixhitale në shkallë kombëtare në të gjithë botën" të kësaj organizate. Të dy vendet bashkëpunojnë në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale në përdorimin e saj në infrastrukturën publike, si dhe ndihmojnë e kontribojnë për njëri tjetrin në zhvillimin e infrastrukturës dixhitale në përdorimin e saj në infrastrukturën publike, bashkë me vendet e tjera anëtare të kësaj organizate. Si Shqipëria ashtu edhe Gaboni përdorin identitet dixhital kombëtar dhe kartë kombëtare të identitetit elektronik, për t'u identifikuar në shërbimet e organizatës së infrastrukturës dixhitale dhe përdorimet e shërbimet e organizatës së infrastrukturës dixhitale.[8]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[9][10]

Marrëdhëniet kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria, Gaboni dhe vendet e tjera anëtare të UNESCO-s u bënë pjesë e Konventës së datës 14 nëntor 1970 mbi Mjetet e Ndalimit dhe Parandalimit të Importit, Eksportit dhe Transferimit të Paligjshëm të Pronësisë së Pasurisë Kulturore. Shqipëria ishte pjesë e grupit 2 të listuar nga UNESCO dhe u bë pjesë e konventës më 13 qershor 2002, si dhe zhvillimet kulturore në lidhje me marrëveshjen e konventës për Shqipërinë ishin të pranueshme, ndërsa Gaboni ishte pjesë e grupit 5a të listuar nga UNESCO dhe u bë pjesë e konventës më 29 gusht 2003, dhe po ashtu zhvillimet kulturore në lidhje me marrëveshjen e konventës për Gabonin ishin të pranueshme. Nëpërmjet marrëveshjes së kësaj konvente, vendet anëtare të UNESCO-s do të ndalonin dhe parandalonin importin, eksportin dhe transferimin e paligjshëm të pronësisë së pasurisë kulturore, me qëllim ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në botë si dhe promovimin e tyre në vendet që ata janë pjesë e tyre.[11]

Publikime dhe koleksione nga marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një publikim të bërë nga autori Alan Rake në vitin 1994 në faqen publistike dokumen.pub, flitej rreth 100 afrikanëve të suksesshëm. Në artikull flitej edhe për zhvillimet politike në Gabon, se si nga zhvillimet luftarare e tensionet politike në Gabon u formuan konsensuse politike dhe zhvillime të suksesshme në fushën e politikës dhe prosperitet në vend. Në artikull përmendet edhe kontributi i Shqipërisë në zhvillimet politike drejt suksesit politik në Gabon, si dhe bashkëpunimi politik Shqipëri-Gabon drejt zhvillimeve politike normale në Gabon.[12]

Publikime dhe koleksione nga marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një artikull të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në vitin 2013, tematikë ishte punëtorët shtëpiakë në të gjithë botën: Statistikat globale dhe rajonale dhe shkalla e mbrojtjes ligjore. Në raportin e tematikës doli në pah se Shqipëria dhe Gaboni kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kontribuar për njëri tjetrin në zhvillimin e ofrimeve të punësimeve në sektorë shtëpiakë dhe të jashtëm, duke ofruar fonde për zhvillimin e punësimeve shtëpiake dhe të jashtme. Po ashtu, të dy vendet kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kontribuar për njëri tjetrin në mbrojtjen ligjore të ofrimeve të punësimeve shtëpiake dhe të jashtme, duke ofruar asistencë ekonomike në sigurimin e kushteve dhe sigurimin në punësim në punësime shtëpiake dhe të jashtme. Niveli i punësimeve shtëpiake dhe të jashtme mes Shqipërisë dhe Gabonit ishte i përafrueshëm mes dy vendeve.[13]

Publikime dhe koleksione nga marrëdhëniet kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një publikim të bërë nga Organizata Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës në vitin 2020, me tematikë "Konservimi Ndërkufitar", u diskutua rreth konservimit ndërkufitar të vendeve të ndryshme në botë, si dhe ruajtjen e burimeve dhe pasurive natyrore. Në raportin e tematikës së artikullit doli në pah se Shqipëria dhe Gaboni kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kontribuar për njëri tjetrin në çështjet e konservimit ndërkufitar si dhe ruajtjen e burimeve dhe pasurive natyrore, duke zhvilluar nisma e aktivitete të përbashkëta në të dy vendet, dhe duke shpalosur burimet e pasuritë natyrore të të dy vendeve, në mediat përkatëse të të dy vendeve, ku të tregonin se çfarë burimesh dhe pasurish natyrore duhen ruajtur dhe mbrojtur, dhe çfarë burimesh e pasurish natyrore duhen konservuar. Po ashtu, të dy vendet kanë kontribuar në promovimin e vlerave të pasurive natyrore në të dy vendet, duke shpalosur në media bukuritë, pasuritë e burimet natyrore të të dy vendeve.[14]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Gabonin" (PDF) (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 7 tetor 2025.
  2. "Konventa e OKB-së për Privilegjet dhe Imunitetet" (në anglisht). Scribd. Marrë më 7 tetor 2025.
  3. "Raporti i Tregtisë dhe Zhvillimit 1986" (PDF) (në anglisht). UN Trade and Development (UNCTAD). Marrë më 7 tetor 2025.
  4. "Veprimi shtetëror kundër kërcënimeve dhe forcave të armatosura" (PDF) (në anglisht). National Digital Library of Ethiopia. Marrë më 7 tetor 2025.
  5. "Arbitrazhi i naftës: Ligji i zbatueshëm dhe Forumi i përshtatshëm i arbitrazhit" (PDF) (në anglisht). CORE UK. Marrë më 7 tetor 2025.
  6. "Paqja në BP, fokusi i Shqipërisë në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së" (në anglisht). Albanian Daily News. Marrë më 7 tetor 2025.
  7. "Lista e plotë e DNA-ve - CDM - UNFCCC" (në anglisht). UNFCCC CDM. Marrë më 7 tetor 2025.
  8. "Harta dixhitale e infrastrukturës publike – Ndjekja e infrastrukturës dixhitale në shkallë kombëtare në të gjithë botën" (në anglisht). Digital Public Infrastructure Map - UCL IIPP. Marrë më 7 tetor 2025.
  9. "Shqipëria / Gaboni" (në anglisht). OEC World. Marrë më 7 tetor 2025.
  10. "Gaboni / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 7 tetor 2025.
  11. "Konventa mbi Mjetet e Ndalimit dhe Parandalimit të Importit, Eksportit dhe Transferimit të Paligjshëm të Pronësisë së Pasurisë Kulturore" (në anglisht). UNESCO. Marrë më 7 tetor 2025.
  12. "100 afrikanë të shkëlqyer" (në anglisht). Dokumen.pub. Marrë më 7 tetor 2025.
  13. "Punëtorët shtëpiakë në të gjithë botën: Statistikat globale dhe rajonale dhe shkalla e mbrojtjes ligjore" (në anglisht). International Labour Organization. Marrë më 7 tetor 2025.
  14. "Ruajtja dhe konservimi ndërkufitar" (PDF) (në anglisht). International Union for Conservation of Nature. Marrë më 7 tetor 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]