Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Guinea Bisaus
Shqipëria |
Guinea Bisau |
|---|---|
Shqipëria dhe Guinea Bisau kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 15 nëntor 1974.[1]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara se të vendosnin zyrtarisht marrëdhënie diplomatike, Shqipëria, Guinea Bisau dhe disa vende të tjera anëtare të OKB janë bërë pjesë e konventës së Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës. Në qendër të vëmendjes ka qënë Guinea Bisau, ku nga marrëveshja e konventës është diskutuar për lirimin e të burgosurve të luftës për pavarësi në Guinea Bisau, që ishte një e drejtë morale e vendasve në Guinea Bisau për të pasur pavarësi. Shqipëria është bërë pjesë e konventës më 27 maj 1957, ndërsa Guinea Bisau është bërë pjesë e konventës më 21 shkurt 1974. Shqipëria ka përkrahur Guinea Bisaun në të drejtën shtetërore për lirimin e të burgosurve të luftës. Nga marrëveshja e konventës, zhvillimet e mëvonshme në botë bënë të mundur që të burgosurit e luftës në Guinea Bisau të liroheshin dhe të trajtoheshin në mënyrë të mirëqënë dhe financiarisht nga shteti i Guinea Bisau.[2] Gjatë viteve të ndryshme, që nga dekada e fundit e komunizmit e deri te rënia e komunizmit dhe deri tek ardhja e sistemit demokratik në Shqipëri si dhe që nga vitet e sistemeve autoritare e deri tek ardhja e sistemeve liberale në Guinea Bisau, Shqipëria dhe Guinea Bisau kanë bashkëpunuar në sektorë politikë, ekonomikë e kulturorë, me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve te të dy vendet si dhe dhënie ndihme e përkrahje për të dy vendet në sektorë të ndryshëm shtetërorë. Në një raport të OKB në vitet 2000-2003, u diskutua rreth situatës në Guinea Bisau, ku kishte kryengritje antiqeveritare dhe revolta popullore. Shqipëria, në fjalimet e saj në OKB bëri thirrje për qetësim të situatës politike në Guinea Bisau dhe zhvillim konsensusi mes qeverisë dhe anarkistëve, kryengritësve dhe revoltuesve në Guinea Bisau, ku të respektohen të drejtat e njeriut në vend, si dhe shteti të bëjë më shumë për popullin.[3] Në një raport të faqes mbi zhvillimet e luftërave dhe paqes në botë, Interpeace, në vitin 2010, flitet rreth konflikteve të fiseve të grupeve të ndryshme kriminale dhe revoltuesve në Guinea Bisau, që zhvillonin konflikte për pretendime pronësish, pasurish e zhvillimesh për pretendim pushteti në vend. Misionarë të paqes nga Shqipëria bënë thirrje për ndalimin e konflikteve mes fiseve të grupeve të ndryshme kriminale dhe revoltuesve në Guinea Bisau, duke kërkuar nga shteti që të zhvillojë marrëveshje me ta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e pretendimeve të pronësive, pasurive si dhe pretendimeve të pushtetit.[4] Në një artikull të publikuar nga autori Christoph Kohl në portalin Fletore të Studimeve Afrikane dhe e rihedhur në faqen gazetareske OpenEdition Journals në vitin 2010, flitet rreth integrimit kombëtar në Guinea Bisau që nga shpallja e pavarësisë së Guinea Bisaus nga Portugalia. Në raport përmendet se si Shqipëria ka kontribuar për Guinea Bisau me qëllim normalizimin e zhvillimeve politike, mirëqënies sociale dhe investimet në vend. Zyrtarë të lartë të Guinea Bisau falënderuan Shqipërinë për kontributin e saj ndër vite në vend.[5]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanine, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[6][7]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Guinea Bisaun" (në anglisht). Virtual Sources. Marrë më 8 tetor 2025.
- ↑ "Konventa e Gjenevës në lidhje me trajtimin e të burgosurve të luftës" (në anglisht). Overheid. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2025. Marrë më 8 tetor 2025.
- ↑ "Situata në Guinea Bisau 2000-2003" (PDF) (në anglisht). United Nations. Marrë më 8 tetor 2025.
- ↑ "Rrënjët e Konflikteve në Guinea Bisau: Zëri i popullit dhe reagimet e ndryshme për konfliktet" (PDF) (në anglisht). Interpeace. Marrë më 8 tetor 2025.
- ↑ "Integrimi Kombëtar në Guinea Bisau që nga pavarësia dhe marrëdhëniet e Guinea Bisaus me vende të ndryshme me kalimin e kohës" (në anglisht). OpenEdition Journals. Marrë më 8 tetor 2025.
- ↑ "Shqipëria / Guinea Bisau" (në anglisht). OEC World. Marrë më 8 tetor 2025.
- ↑ "Guinea Bisau / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 8 tetor 2025.