Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kamerunit
Shqipëria |
Kameruni |
|---|---|
Shqipëria dhe Kameruni kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 20 gusht 1973.[1]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga formimi i marrëdhënieve politike, delegatë nga Shqipëria dhe Kameruni kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore si dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Ndër vite, Shqipëria dhe Kameruni janë bërë pjesë e disa traktateve dhe pakteve të përbashkëta të OKB, me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes vendeve të ndryshme të OKB, forcimin e marrëdhënieve ekonomike si dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore por edhe bashkëpunim në çështjet e punësimit, emigrimit dhe çështjet e ndryshme sociale në vende të ndryshme.[2] Shqipëria dhe Kameruni kanë bashkëpunuar në Paketat e Zbatimit për Konventat Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit nga organizatat ndërkombëtare kundër terrorizmit, që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike në vitin 1973 dhe deri në vitin 2002, ku u zhvillua një progresraport rreth bashkëpunimit të vendeve të ndryshme në misionet për luftimin e organizatave terroriste në botë. Konkretisht, të dy vendet si dhe vende të tjera kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kontribuar për të luftuar disa organizata terroriste si Al-Kaeda në vendet arabe në Lindjen e Mesme dhe disa organizata terroriste në Afrikën Sahariane dhe Veriore, si Al-Shabaab në Somali por edhe luftimin e disa sistemeve qeveritare në Jugosllavi, të cilat kanë zhvilluar luftime në Kosovë e Bosnje dhe Hercegovinë. Në rezultatet e bashkëpunimit kundër terrorizmit, Shqipëria, Kameruni dhe disa vende të tjera kanë pasur sukses në kontributet e tyre në luftimin e organizatave terroriste dhe sistemeve qeveritare inhumane, ku kanë bashkëpunuar edhe me NATO-n për luftimin e këtyre sistemeve qeveritare.[3] Në vitin 2006, në një pakt të publikuar nga arkiva e traktateve të OKB-së flitet për traktatet dhe paktet e përbashkëta ku Shqipëria dhe Kameruni kanë marrë pjesë, si dhe rezultatet që marrëveshjet e traktateve dhe pakteve kanë sjellë, duke nxjerrë si konkluzion përfitime të ndërsjellta në veprimtari politike, ekonomike e kulturore për të dy vendet si dhe rritje bashkëpunimi të të dy vendeve me njëri tjetrin.[4] Në një progresraport të publikuar nga Banka Botërore në vitin 2010, flitet për bashkëpunimet tregtare dhe investimet në vende të ndryshme, ndër të cilat përmenden edhe Shqipëria dhe Kameruni, investitorë të të cilëve kanë bërë investime të konsiderueshme në secilin vend dhe kanë bashkëpunuar thellësisht në fushën e tregtisë në secilin vend.[5] Në vitin 2017, në një artikull të publikuar nga Organizata Programi i Zhvillimit të OKB, përmendet vlerësimi i rezultateve të zhvillimit politik dhe ekonomik në Kamerun dhe vlerësimi i kontributit të Organizatës së Programit të Zhvillimit të OKB në Kamerun. Në artikull përmendet se si vende të ndryshme anëtarë të Organizatës Programi i Zhvillimit i OKB kanë kontribuar për përmirësimin e sistemit politik, social, ekonomik, kulturor e jetik në Kamerun. Në artikull përmendet edhe Shqipëria, e cila ka dhënë kontributin e saj për përmirësimin e sistemeve të ndryshme të qeverisjes dhe jetike në Kamerun.[6] Në një artikull të publikuar nga organizata International IDEA në vitin 2017, u diskutua një tematikë për gjendjen globale të demokracisë, duke eksploruar qëndrueshmërinë e demokracisë. Në artikull doli në pah se Shqipëria dhe Kameruni kishin bërë progres të konsiderueshëm në zbatimin e parimeve demokratike në secilin vend dhe kishin përafërsi në shkallën e nivelit të demokracisë.[7] Në vitin 2019, u zhvillua një tematikë nga Organizata e Refugjatëve e OKB, me temë manual mbi procedurat dhe kriteret për përcaktimin e statusit të refugjatit dhe udhëzime mbi mbrojtjen ndërkombëtare. Në artikull u vu në dukje se si emigrantë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kameruni kishin emigruar ndër vite në vende të ndryshme në botë. Emigrantë nga Kameruni kishin filluar periudhën emigruese në vende të ndryshme në botë që nga shpallja e pavarësisë së Kamerunit nga Franca në vitin 1960 dhe Britania e Madhe në vitin 1961, ndërsa emigrantë nga Shqipëria kishin filluar periudhën emigruese në botë që nga rënia e sistemit komunist e deri tek ardhja e sistemit demokratik në Shqipëri. Edhe pse emigrantë nga Kameruni kishin emigruar rreth 30 vjet më shumë sesa emigrantë nga Shqipëria, në botë, numri i emigrantëve nga Shqipëria dhe Kameruni në botë ishte i përafërt në këto periudha deri në vitin 2019 e më vonë. Zyrtarë të jashtëm të të dy vendeve bënë thirrje për të pakësuar numrin e emigrimeve nga të dy vendet, duke bërë thirrje për ofrim kushtesh e shërbimesh më të mira në sektorë të ndryshëm të vendit, për shtetasit e secilit vend si dhe ofrim punësimi të kënaqshëm në secilin vend.[8] Më 1 dhjetor 2020, u zhvillua një tematikë nga Organizata Ndërkombëtare Detare, për statusin e traktateve të Organizatës Ndërkombëtare Detare, në periudha të ndryshme. Në tematikë doli në pah se zyrtarë shqiptarë, kamerunas dhe të disa vendeve të tjera kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin për shkëmbime në fushën ujore dhe detare, si shkëmbime mallrash e personash në flota detare, si dhe për të realizuar pakte detare për të përcaktuar kufinj detar me qëllim përcaktimin e aktiviteteve të ndryshme të zhvillimit të sezoneve turistike në vende dhe shfrytëzimin për porte, peshkim e përdorime të ndryshme të vijave detare në kufinjt detarë.[9] Në vitet 2020-2025, u zhvillua një program diaspore nga Organizata e Diasporës në Gjermani, me temë "Diaspora 2030", ku si diskutim ishin diaspora nga Kameruni në Gjermani si dhe përkrahja e shtetit gjerman për diasporën shqiptare dhe të disa vendeve të tjera. Në artikull bie në sy se diaspora shqiptare e kamerunase ka bashkëpunuar në aktivitete të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore në Gjermani dhe vende të tjera ku qytetarë të përbashkët shqiptarë e kamerunas jetojnë. Disa nga anëtarët e diasporës shqiptare dhe kamerunase në vende të ndryshme të botës kanë krijuar marrëdhënie të ngushta me njëri tjetrin në vendet ku ata banojnë, si dhe përkrahin njëri tjetrin në nisma e aktivitete të ndryshme ku ata marrin pjesë në mënyrë të përbashkët.[10]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[11][12]
Marrëdhëniet kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 24 gusht 2022, u zhvillua një telereportazh nga gazetari shqiptar Blendi Fevziu, rreth një shqiptari të vetëm që jetonte në Kamerun. Tema e diskutimit të telereportazhit nga Blendi Fevziu ishte që persona të ndryshëm mund të gjejnë shqiptarë kudo në botë, por në Kamerun vetëm një shqiptar banon. Në Kamerun, shtetasi shqiptar ka ndikuar në promovimin e vlerave kulturore të Shqipërisë tek disa institucione të Kamerunit dhe nxitjen e vlerave kulturore të Shqipërisë tek disa persona në Kamerun. Po ashtu, nga jetesa në Kamerun, shtetasi shqiptar ka marrë leksione rreth kulturës kamerunase, duke e aplikuar kulturën kamerunase tek institucionet e shtetasit shqiptarë, kur ka vizituar Shqipërinë. E njëjta situatë është zhvilluar edhe me disa shtetas kamerunas jo rezident në Shqipëri, të cilët janë angazhuar me kulturë, art dhe sport në Shqipëri. Ata kanë promovuar kulturat e Kamerunit në institucione e tek shtetasit shqiptarë, dhe nga leksionet e marra nga kultura shqiptare, kanë përcjellë kulturën shqiptare tek institucionet e shtetasit kamerunas, kur ata janë kthyer në Kamerun përkohësisht ose me qëndrim të plotë.[13]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Kamerunin" (PDF) (në anglisht). United Nations Archives. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Traktatet shumëpalëshe të depozituara te Sekretari i Përgjithshëm i OKB" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Paketa zbatimi për konventat ndërkombëtare kundër terrorizmit" (PDF) (në anglisht). The Commonwealth. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Vendet - 2006 - Kamerun - (Arkivat e OKB) UNARMS - Artikulli S-1096-0003-03-00005 - Vendet - 2006 - Kameruni & marrëdhëniet me Shqipërinë dhe disa vende të tjera" (në anglisht). United Nations Archive Library. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Raporti i Bankës Botërore 2010 - marrëdhëniet midis vendeve në sektorët politikë dhe ekonomikë" (në anglisht). World Bank. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Vlerësimi i rezultateve të zhvillimit - Vlerësimi i kontributit të Organizatës Programi i Zhvillimit i OKB-së (UNDP-së) - Kamerun" (në anglisht). UNDP Evaluation Resource Center. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Gjendja globale e demokracisë - Duke eksploruar qëndrueshmërinë e demokracisë" (PDF) (në anglisht). International IDEA. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Manual mbi procedurat dhe kriteret për përcaktimin e statusit të refugjatit dhe udhëzime mbi mbrojtjen ndërkombëtare" (PDF) (në anglisht). UNHCR - The UN Refugee Agency. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Statusi i traktateve të Organizatës Ndërkombëtare Detare" (PDF) (në anglisht). International Maritime Organization. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Kameruni - Programi i Diasporës" (në anglisht). Diaspora 2030. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Shqipëria / Kameruni" (në anglisht). OEC World. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Kameruni / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ ""Shqiptarët mund t'i gjesh kudo në botë", Blendi Fevziu prezanton të vetmin shqiptar që jeton në Yaounde të Kamerunit & lidhja e shtetasve kamerunas me Shqipërinë" (në anglisht). Reporteri. Marrë më 6 tetor 2025.