Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Katarit
Shqipëria |
Katari |
|---|---|
Shqipëria dhe Katari kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 26 gusht 1992.[1] Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Katarit mbulohen nga ambasada e Shqipërisë në Doha, Katar[2], ndërsa marrëdhëniet e Katarit me Shqipërinë mbulohen nga ambasada e Katarit në Tiranë.[3]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike, delegatë nga Shqipëria dhe Katari kanë zhvilluar mbledhje të përbashkëta ndër vite ku kanë diskutuar për thellim marrëdhëniesh e bashkëpunimi dhe ndërveprime dypalëshe në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat e përbashkëta ku të dy vendet bëjnë pjesë. Më 11 mars 2008, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar, ku u takua me Emirin e Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe Ministrin e Jashtëm të Katarit Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabor Al Thani. Palët diskutuan për thellim marrëdhëniesh dhe bashkëpunim mes dy vendeve si dhe për më shumë investime të të dy vendeve te njëri tjetri.[4] Më 18 tetor 2011 Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi priti në një takim zyrtar Emirin e Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani ku e falenderoi atë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Katari. Emiri i Shtetit të Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani, shprehu interes për të investuar në Shqipëri në fusha si infrastruktura, arsimi, turizmi dhe industria e naftës. Sheikh Al Thani vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes Shtetit të Katarit dhe Shqipërisë. Presidenti Topi e dekoroi Emirin e Katarit Al Thani me titullin e nderit "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me motivacionin "Për merita të shquara në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit, si dhe për kontributin e dhënë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në arenën ndërkombëtare".[5] Më 28 janar 2013, Shqipëria dha dritën jeshile për një licensë operative të kompanisë Qatar Airways, pas disa marrëveshjeve për linja të përbashkëta fluturimi mes aeroporteve të Shqipërisë dhe Katarit. Sipas kryeministrit Berisha ky ishte potencial në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e aviacionit.[6] Më 19 mars 2013, ministra të jashtëm dhe ministra të ministrive të ndryshme të Shqipërisë dhe Katarit zhvilluan mbledhje të përbashkët në Doha, ku diskutuan për bashkëpunim në fusha të ndryshme të ministrive përkatëse ku ata bëjnë pjesë.[7] Më 14 prill 2014, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar ku diskutoi për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Edi Rama ftoi biznesmenë, sipërmarrës e investitorë të Katarit të investojnë në Shqipëri.[8] Më 11 shtator 2014, një delegacion nga Ministria e Transportit e Katarit zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku diskutoi për të investuar më shumë në Shqipëri në sektorë e fusha të ndryshme, kryesisht në arsim, shëndetësi e teknologji.[9] Më 2 tetor 2018, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Doha, Katar, ku u takua me ambasadorin e Katarit në Shqipëri Ali bin Hamad Al Marri. Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat e zhvillimit të tyre, si dhe për çështje me interes të ndërsjellë.[10] Më 16 prill 2019, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. Kryeministri u prit ngrohtësisht në një ceremoni të veçantë zyrtare, ku morën pjesë zyrtarët më të lartë shtetërorë.[11] Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.[12] Zhvillimi i turizmit dhe tregtia dypalëshe u theksuan si përparësi.[13] Në takimin dypalësh të zhvilluar mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe Emirit të Katarit u nënshkruan shumë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Katarit, si investime në fushën e turizmit, energjisë, infrastrukturës dhe sportit.[14] Në takimin dypalësh u diskutua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.[15] Më 16 gusht 2019, Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri zhvilloi një bashkëbisedim në emisionin Diplomaticus me gazetarin Erion Kaçorri dhe shprehu se Katari po eksploron potencialet e investimeve dhe fushat me interes të përbashkët, sepse Shqipëria ka një pozicion të favorshëm gjeografik në Ballkan dhe Evropë. Ambasadori foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, raportet ekonomike, mundësitë e investimeve në Shqipëri si dhe Kampionatin Botëror të Futbollit Katar 2022.[16] Më 17 shkurt 2020, Qeveria e Katarit dha 5 milionë euro fonde për zonat e prekura nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.[17] Nga datat 25 deri 27 shkurt 2020, me ftesë të Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNDOC), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga znj. Vitore Tusha, Presidente në Detyrë të Gjykatës, dhe znj. Alma Çomo, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërkombëtare, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Rrjetit Global të Integritetit Gjyqësor, i cili u zhvillua në Doha, Katar. Pas ceremonisë së hapjes dhe fjalës së mirëseardhjes të mbajtur nga Dr. Hassan bin Lahdan Alhassan Almohanadi, Kryetar i Gjykatës së Katarit, Takimi i Nivelit të Lartë vazhdoi me prezantimin e arritjeve të Rrjetit që nga fillimi i tij dhe organizimin e disa seancave plenare dhe seancave tematike. Temat e trajtuara gjatë seancave plenare ishin: a) përdorimi i mediave sociale nga gjyqtarët; b) çështjet e integritetit gjyqësor që lidhen me barazinë gjinore; c) përdorimi i inteligjencës artificiale nga gjyqësori; dhe d) si të punohet së bashku për integritetin gjyqësor.[18] Më 29 gusht 2020, Qeveria e Katarit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Katatit dhe autoritetet shëndetësore të Katarit dhanë disa pajisje mjekësore për Shqipërinë për të përmirësuar më shumë shërbimin shëndetësor në Shqipëri.[19] Më 11 dhjetor 2020, në një intervistë për median Gulf Times, media që është pjesë e Shteteve Arabe të Gjirit Persik, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shqipërisë, Kujtim Xani, shprehu që ekziston shumë potencial për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve ekonomike midis Shqipërisë dhe Katarit. Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Katarit ndër vite, që nga formimi i tyre më 26 gusht 1992, dhe shprehu interes për investime me më shumë ritëm në sektorë e fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.[20] Më 3 dhjetor 2021, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti në një takim zyrtar ambasadorin e Katarit Ali Bin Hamad Al Marri ku ambasadori i Katarit ka dorëzuar një ftesë tek Emiri i Katarit për Ilir Metën që presidenti të marrë pjesë në Konferencën e pestë të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Meta vlerësoi ftesën që Ambasadori i Katarit bëri tek Emiri i Katarit për të që të marrë pjesë në konferencën e pestë të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Doha, Katar. Ai shprehu vlerësim për asistencën dhe kontributet që Katari ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite si dhe shprehu dëshirën për të pasur gjithnjë edhe më shumë marrëdhënie të forta diplomatike mes dy vendeve.[21] Më 17 dhjetor 2021, në një takim zyrtar mes Presidentit Meta dhe Ambasadorit të Katatit Al Marri me rastin e ditës Kombëtare të Katarit, Presidenti Meta uroi Ambasadorin Ali Bin Hamad Al-Marri për Ditën Kombëtare të Katarit. Meta tha se miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen.[22] Më 12 dhjetor 2022, Ambasada e Katarit në Tiranë organizoi një pritje festive në mbrëmje, me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit. Në ceremoni morën pjesë udhëheqës dhe drejtues të lartë të Shqipërisë, si Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Ministri i Punëve të Jashtme, krerët e misioneve diplomatike të akredituara në vend, si dhe shumë figura zyrtare dhe politike dhe përfaqësues të biznesit, medias, artit, e të tjera.[23] Më 24 korrik 2024, Fondi i Katarit për Zhvillim (QFFD) nënshkroi një marrëveshje granti me Bashkinë e Tiranës për të krijuar të quajturin "Sheshi i Katarit" në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Sultan Bin Ahmed Al-Aseeri, drejtor i përgjithshëm në detyrë i QFFD dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë Ambasadori i Katarit në Tiranë, Jaber Ali Hussain Al-Dosseri. Sheshi kryesor është planifikuar të ndërtohet në zemër të kryeqytetit, në Tiranë, në një sipërfaqe prej (23.7) mijë metrash katrorë, me një vlerë deri në 11 milionë euro. Ai gjithashtu do të përfshijë disa ambiente si ambjente festimesh, ekspozitash dhe eventesh, disa dyqane, hapësira grumbullimi dhe një sistem plehërimi për lumin "Lido", i cili synon të mbajë ujin natyral të ujitjes për kopshtin.[24][25] Më 1 korrik 2025, Fondi i Katarit për Zhvillim (QFFD), i udhëhequr nga Kryetarja e Muzeve të Katarit, Sheikha Al Mayassa bint Hamad Al Thani, mori pjesë në një vizitë në projektin “Sheshi i Katarit”, një nga projektet e QFFD-së në Tiranë. Delegacioni u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Katarit për Zhvillim, Fahad bin Hamad Al Sulaiti. Vizita u zhvillua si pjesë e një ceremonie zyrtare, ku mori pjesë Ambasadori i Katarit në Tiranë, Jaber bin Ali Hussein Al Dosari. Nga pala shqiptare ishte e pranishme Natali Blushi. Vizita kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe diplomatike mes dy vendeve dhe përfshinte një program gjithëpërfshirës të fokusuar në promovimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, zhvillimit urban dhe ruajtjes së trashëgimisë. Ky projekt konsiderohet si një nga iniciativat më të spikatura të QFFD-së, pasi mishëron një vizion të përbashkët të zhvillimit kulturor dhe urban dhe pasqyron lidhjet e forta vëllazërore midis Shtetit të Katarit dhe Republikës së Shqipërisë. Vlen të përmendet se Fondi i Katarit për Zhvillim nënshkroi një marrëveshje granti me Bashkinë e Tiranës në korrik të vitit 2024 për të krijuar “Sheshin Katar” në zemër të kryeqytetit. Projekti u financua me një buxhet prej 11 milionë eurosh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 23,700 metrash katrorë. Ai do të përfshijë ambiente të ndryshme, duke përfshirë zona publike festimesh, hapësira ekspozitash dhe eventesh, pika tregtare, hapësira grumbullimi dhe një sistem pastrimi uji për lumin “Lana”, i cili do të mbështesë ujitjen natyrale të parkut përreth.[26] Më 3 mars 2025, në një takim zyrtar në Tiranë, Ministritë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit dhe Republikës së Shqipërisë zhvilluan një raund konsultimesh politike. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dr. Ahmed bin Hassan Al Hammadi, kryesoi takimin nga pala katareze, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Armand Skapi, kryesoi palën shqiptare. Gjatë raundit, ata shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe mënyrat për t'i mbështetur dhe zhvilluar ato, përveç një numri çështjesh me interes të përbashkët.[27]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 tetor 2011, u nënshkruan dy konventa në formë marrëveshjeje mes Qeverive të Katarit dhe Shqipërisë, si: Marrëveshje midis Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat, që nëpërmjet marrëveshjes së kësaj konvente, investitorë të të dy vendeve nuk do të paguajnë më taksa të dyfishta dhe në kryerjen e investimeve të tyre në sektorë e fusha të ndryshme, nuk do të ketë evazion fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin[28], dhe Marrëveshje midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, që nëpërmjet marrëveshjes së kësaj konvente, investitorë nga të dy vendet që bëjnë biznes në secilin vend do të promovojnë në shtet bizneset e tyre përkatëse dhe investimet e bizneseve të tyre do të mbrohen dhe sigurohen nga shtetet përkatëse.[29][30] Më 6 prill 2019, në një vizitë zyrtare në Katar, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, gjatë një takimi me Kryetarin e Parlamentit të Katarit, Ahmad bin Abdullah Al Mahmoud, shprehu se rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e investimeve të Katarit në projekte strategjike në Shqipëri është me interes për Shqipërinë. Gjatë takimit me homologun e tij, Ruçi vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa nënvizoi se marrëveshjet e nënshkruara duhet të fillojnë të zbatohen në mënyrë që qytetarët dhe ndërmarrjet të përfitojnë prej tyre. Ruçi theksoi aktivizimin e marrëveshjeve të nënshkruara ekonomike dhe tregtare dhe përshpejtimin e atyre që janë në proces, përshpejtimin e veprimeve të Qeverisë së Katarit për lehtësimin dhe heqjen e vizave për shqiptarët, bashkëpunimin në fushën e transportit ajror dhe fluturimin direkt Doha-Tiranë të Qatar Airways. Al-Mahmoud nënvizoi se i bën thirrje qeverisë dhe kompanive të Katarit që të shqyrtojnë me kujdes propozimet e palës shqiptare dhe t'u përgjigjen atyre me nisma konkrete bashkëpunimi. Shqipëria është gjithashtu e interesuar të bashkëpunojë me Katarin në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Të dyja palët shprehën interesin për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet në rajonet përkatëse. Ruçi nënvizoi se Shqipëria dëshiron një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjeve të Katarit me vendet fqinje përmes dialogut politik dhe shmangies së përshkallëzimit, dhe se stabiliteti dhe paqja në dhe përreth vendeve të Gjirit është e rëndësishme për rajonin dhe më gjerë, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe bashkëpunimit ekonomik.[31] Më 8 dhjetor 2024, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, u takua me Mohammed bin Ahmed Al-Obaidli, anëtar i Bordit të Dhomës së Tregtisë së Katarit, në prani të Nora Al-Olan, drejtoreshë e Departamentit të Kërkimit dhe Studimeve në Dhomën e Tregtisë së Katarit, në kuadër të Forumit të Dohas. Mbledhja u zhvillua në Hotel Sheraton Doha. Gjatë takimit, u diskutua bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve në sektorët ekonomikë dhe tregtarë dhe mënyrat për ta përmirësuar atë.[32] Më 6 shkurt 2025, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Katarit zhvilloi takimin e biznesit Katar-Shqipëri në prani të Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë Endrit Yzeiraj dhe Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka. Delegacioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Katarit u kryesua nga Zëvendëskryetari i Dytë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Rashid bin Hamad Al-Athba, dhe morën pjesë anëtarët e bordit Mohamed bin Ahmed Al-Obaidli dhe Abdulrahman bin Abdul-Jalil Abdul-Ghani Al-Abdul-Ghani, së bashku me disa pronarë biznesesh dhe investitorë nga Katari dhe Shqipëria. Takimi u përqendrua në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Katarit dhe Shqipërisë, duke eksploruar mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe duke diskutuar mundësitë e investimit në sektorë të ndryshëm.[33] Më 13 gusht 2025, Inxhinieri Ali Mohamed Al-Ali, Drejtor Ekzekutiv i Qatari Diar, priti në një takim zyrtar Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Endrit Yzeiraj, në selinë e kompanisë në Lusail City. Gjatë vizitës, zëvendësministri Yzeiraj u informua rreth projekteve dhe investimeve më të fundit të kompanisë në mbarë botën. Përveç kësaj, ata diskutuan mënyrat për të rritur investimet midis dy vendeve.[34]
Marrëdhëniet kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mes viteve 2011-2012 u bënë disa marrëveshje për Bashkëpunim Kulturor midis Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe Qeverisë së Shqipërisë, ku përfaqësues nga Qeveria e Katarit ishte Ministria e Kulturës, Arteve dhe Trashëgimisë e Katarit ndërsa përfaqësues nga Qeveria e Shqipërisë ishte Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit.[35] Më 9 qershor 2021, Ministrja e Kulturës dhe Inovacionit Elva Margariti zhvilloi një mbledhje të përbashkët me ambasadorin e Katarit në Shqipëri Ali Bin Hamad Al Marri dhe të dy palët ranë dakord që Shqipëria dhe Shteti i Katarit do të ndërtojnë ura bashkëpunimi për të mbështetur kulturën mes dy vendeve.[36] Më 12 dhjetor 2021, Fondi i Katarit për Zhvillim hapi dy shkolla dhe një çerdhe në Shqipëri. Fondi i Katarit për Zhvillim shprehu kënaqësi për investime të vazhdueshme në arsim në Shqipëri me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Shqipëri vlerësuan kontributin e Fondit të Katarit për Zhvillim për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri dhe shprehën dëshirë bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Katarit.[37] Më 15 gusht 2022, Organizata Bamirëse e Katarit nënshkroi një marrëveshje për të shpuar 50 puse në Shqipëri. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe Drejtori i Zyrës së Bamirësisë së Katarit në Shqipëri, Mahmoud Abbas Shaker. Kjo marrëveshje do të kontribuonte kryesisht në zbutjen e problemit të ujit dhe eleminimin e ndërprerjeve të furnizimit me ujë, veçanërisht në institucionet qeveritare në të gjithë qarkun, duke shprehur shpresën për perspektiva të reja bashkëpunimi midis dy vendeve në të ardhmen.[38] Më 18 tetor 2022, Organizata Bamirëse e Katarit (QC) përuroi Qendrën Islamike Al-Fajr në Tiranë. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një filantrop nga Katari dhe donatori i projektit, z. Abdul Razzaq Abdul Jalil Al Abdulghani, kreu i sheikhdomit islamik, Shaikh Boyar Sepahiu dhe asistenti i drejtorit ekzekutiv për sektorin e Operacioneve Ndërkombëtare dhe Zhvillimit në Qendrën Bamirëse të Katarit, z. Nawaf Abdullah al-Hammadi. Projekti ka të bëjë për një shtesë cilësore në fushat e kulturës dhe arsimit. Projekti përfshin një shkollë gjithëpërfshirëse për të gjitha nivelet, fillore, përgatitore dhe të mesme, për të akomoduar 500 nxënës meshkuj dhe femra, përveç një xhamie trekatëshe për 1.000 besimtarë.[39]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit" (në anglisht). Ministry for Europe and Foreign Affairs of Albania. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Ambasada Shqiptare në Doha, Katar" (në anglisht). Ambasadat. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Ambasada e Katarit në Tiranë" (në anglisht). Embassy of Qatar in Tirana. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Katari premton investime në Shqipëri" (në anglisht). Tirana Times. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Shqipëri-Katar: Forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit" (në anglisht). Telegrafi. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Shqipëria thotë se është gati t'i japë licensë operimi Qatar Airways" (në anglisht). SeeNews. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Shqipërisë diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe" (në anglisht). Gulf Times. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Një kapitull i ri për bashkëpunimin me Shtetin e Katarit" (në anglisht). Albanian Government - Council of Ministers. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Delegacioni i Katarit në Tiranë, diskutime mbi mundësitë e investimit" (në anglisht). Invest in Albania. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Katari dhe Shqipëria diskutojnë marrëdhëniet me njëri tjetrin" (në anglisht). The Peninsula Qatar. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Katar" (në anglisht). Albanian Government - Council of Ministers. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Emiri i Katarit dhe Kryeministri i Shqipërisë diskutojnë marrëdhëniet mes dy vendeve" (në anglisht). What's Going On Qatar. Marrë më 17 shtator 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Katar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare" (në anglisht). Albanian Telegraphic Agency. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2021. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Katari dhe Shqipëria nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh" (në anglisht). Tirana Times. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Katari dhe Shqipëria zotohen të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe" (në anglisht). Qatar Living. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Bizneset e Katarit janë të interesuara të investojnë në Shqipëri" (në anglisht). OCNAL. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Katari dhuron 5 milionë dollarë amerikanë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri" (në anglisht). Qatari Mission in Europe. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Pjesëmarrja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Takimin e Nivelit të Lartë të Rrjetit Global të Integritetit Gjyqësor, Doha, Katar, 25 - 27 Shkurt 2020" (në anglisht). Constitutional Court of Albania. Marrë më 17 shtator 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Katari dhuron pajisje mjekësore për Shqipërinë" (në anglisht). Albanian Daily News. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Diplomati sheh një të ardhme premtuese për marrëdhëniet Shqipëri-Katar" (në anglisht). Gulf Times. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Presidenti Meta pret Ambasadorin e Katarit në një vizitë zyrtare" (në anglisht). Albanian Daily News. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Presidenti Miqësia mes Shqipërisë dhe Katarit vlerësohet me rastin e Ditës Kombëtare të këtij të fundit" (në anglisht). Argumentum. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Ambasada e Katarit, pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Katarit: Do të përparojmë bashkëpunimin me Shqipërinë" (në anglisht). Vox News Albania. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Fondi i Katarit për Zhvillim nënshkruan një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për të ngritur Sheshin Katar në Tiranë" (në anglisht). Qatar Fund For Development. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Nënshkruhet marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te "Bulevardi i Ri"" (në anglisht). Tirana Post. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Delegacioni i nivelit të lartë i Katarit viziton projektin "Sheshi i Katarit" në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë" (në anglisht). Qatar Fund For Development. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Katari dhe Shqipëria zhvillojnë konsultime politike" (në anglisht). Ministry of Foreign Affairs of Qatar. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Marrëveshje mes Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat" (PDF) (në anglisht). Qatar Financial Centre. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Marrëveshje mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve" (në anglisht). World Trade Institute. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Marrëveshje mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve – PDF" (PDF) (në anglisht). World Trade Institute. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Investimet e Katarit në Shqipëri" (në anglisht). OCNAL. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Dhoma e Tregtisë e Katarit diskuton bashkëpunimin tregtar me Shqipërinë" (në anglisht). Qatar Chamber of Commerce. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Dhomat e Tregtisë së Katarit dhe të Tiranës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të nxitur bashkëpunimin" (në anglisht). Qatar Chamber of Commerce. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Drejtori Ekzekutiv i Qatari Diar pret në një takim zyrtar Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë" (në anglisht). QatariDiar. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Marrëveshje për Bashkëpunim Kulturor mes Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe Qeverisë së Shqipërisë" (në anglisht). Almeezan. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Shqipëria dhe Shteti i Katarit do të ndërtojnë ura bashkëpunimi për të mbështetur kulturën" (në anglisht). Albanian Telegraphic Agency. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2021. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Fondi i Katarit për Zhvillim hap dy shkolla dhe një çerdhe në Shqipëri" (në anglisht). ReliefWeb. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Organizata Bamirëse e Katarit nënshkruan marrëveshjen për të shpuar 50 puse në Shqipëri" (në anglisht). Qatar Day. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Organizata bamirëse e Katarit hap qendrën Al-Fajr në Shqipëri" (në anglisht). Qatar Charity. Marrë më 17 shtator 2025.