Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kepit të Gjelbër
Shqipëria |
Kepi i Gjelbër |
|---|---|
Shqipëria dhe Kepi i Gjelbër kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 6 Gusht 1980.[1]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Delegatë të Shqipërisë, të Kepit të Gjelbër dhe të disa vendeve të tjera u bënë pjesë e një samiti të Institutit për Diplomacinë Kulturore, një institut që promovon diplomacinë dhe marrëdhëniet midis vendeve të ndryshme në botë. Samiti u titullua Forumi Europian-Afrikan në diplomacinë kulturore, në vitin 2025. Samiti ku morrën pjesë delegatë nga Shqipëria dhe Kepi i Gjelbër ishte samiti i tretë i samiteve të përgjithshëm të Institutit për Diplomacinë Kulturore, dhe u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut nga data 19 maj deri në datën 22 maj 2025. Në këtë samit u diskutua për fuqizim marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Kepit të Gjelbër dhe bashkëpunim të mëtejshëm mes 2 vendeve.[2]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kepi i Gjelbër u bë pjesë e një reportazhi të televizionit shqiptar SCAN TV, televizion që ka parim lajmet dhe çështjet ekonomike, ku pasqyrohet tregtia mes Shqipërisë dhe Kepit të Gjelbër dhe që tregtia lulëzon mes dy vendeve, pasi Shqipëria eksporton shumë mallra, produkte e shërbime në Kepin e Gjelbër.[3] Tregtia mes dy vendeve përfshin produktet ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, elektrike, elektronike dhe minerale, si dhe industrinë e peshkimit, ku përfshihen tregti të mjeteve të peshkimit dhe mjete të ndryshme ujore.[4]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Kepin e Gjelbër" (PDF) (në anglisht). Reagan Library. Marrë më 31 gusht 2025.
- ↑ "Instituti për Diplomacinë Kulturore" (në anglisht). Institute for Cultural Diplomacy. Marrë më 31 gusht 2025.
- ↑ "Cilat ishin tregjet e reja të Shqipërisë në vitin 2024? Produktet shqiptare "udhëtuan" drejt Andorrës dhe Kepit të Gjelbër" (në anglisht). SCAN TV Albania. Marrë më 31 gusht 2025.
- ↑ "Shqipëria / Kepi i Gjelbër" (në anglisht). OEC World. Marrë më 31 gusht 2025.