Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malajzisë
Shqipëria |
Malaysia |
|---|---|
Shqipëria dhe Malajzia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 24 qershor 1981.[1] Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Malajzisë mbulohen nga ambasada e Shqipërisë në Kuala Lampur, Malajzi[2], ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes Malajzisë dhe Shqipërisë mbulohen nga konsullata e Malajzisë në Tiranë.[3]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike, delegatë të ndryshëm shqiptarë e malajzianë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore me njëri tjetrin dhe thëllimin e bashkëpunimit në sektorë e fusha të ndryshme në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Më 30 tetor 2008, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Malajzi, ku u takua me krerë të shtetit dhe zyrtarë të lartë malajzianë. Ajo deklaroi se Ballkani ka kaluar nëpër shumë konflikte dhe tani është koha për të harruar të kaluarën dhe për të hapur një kapitull të ri. Ajo shprehu për media shqiptare e malajziane se qeveria malajziane e siguroi atë se Malajzia po shqyrton njohjen e Kosovës si vend i pavarur. Kjo sepse, me njohjen e Kosovës, do të ndihmonte në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit. Harxhi zhvilloi vizitën tre-ditore në Malajzi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe tregtare midis dy vendeve.[4] Më 11 prill 2010, Ish-Kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohamad zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Ai vizitoi vendin për të folur rreth interesit të bizneseve malajziane në Shqipëri. Ai kaloi fundjavën në qytetin historik të Krujës, ku vizitoi edhe Muzeun e Skënderbeut dhe Muzeun Kombëtar Etnografik. Gjatë vizitës, dy kryeministrat u interesuan për punën prodhuese të banorëve të Krujës dhe nevojat e tyre për përmirësimin e aktivitetit të tyre, si dhe për ndihmën që qeveria dhe autoritetet lokale mund të japin për infrastrukturën e zonës së vjetër të qytetit dhe ndriçimin rrugor të zonës së tregut.[5] Më 27 tetor 2014, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë Joško Klisović priti në një takim zyrtar ambasadorët e ardhshëm të Malajzisë në atë kohë, Dato' Saiful Azam Martinus Bin Abdullah, dhe të Shqipërisë, Ilir Melo. Klisović dhe ambasadori i Malajzisë konfirmuan marrëdhëniet e forta politike dhe gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Klisović tha se Kroacia planifikon të forcojë bashkëpunimin ekonomik edhe me vendet e tjera të Azisë Juglindore, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të ekonomisë përmes diplomacisë ekonomike. Ai e informoi bashkëbiseduesin e tij rreth avantazheve krahasuese të Kroacisë dhe fushave të mundshme të bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë investimin dhe përdorimin e porteve dhe aeroporteve të Kroacisë për vendosjen e mallrave malajziane në tregjet evropiane. Ambasadori i Malajzisë përcolli gatishmërinë e vendit të tij për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin midis instituteve shkencore dhe universiteteve. Të dy zyrtarët konfirmuan gjithashtu bashkëpunimin e fortë brenda organizatave shumëpalëshe, me shpresën se bashkëpunimi brenda BE-ASEAN dhe ASEM do të intensifikohet. Klisović e përgëzoi Bin Abdullahun për zgjedhjen e Malajzisë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2015-2016. Klisović dhe ambasadori shqiptar theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, si dhe gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin ekonomik. Ata gjithashtu nënvizuan mbështetjen e fortë të Kroacisë për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, me Melon që vuri në dukje shkëmbimin e përvojave të integrimit evropian dhe shtoi se Shqipëria kishte krijuar Qendrën e saj të Ekselencës sipas modelit të Kroacisë. Ai falënderoi Kroacinë për kontributin e saj në procesin e dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë, duke shtuar se Tirana e shihte Zagrebin si një lidhje me Brukselin për të gjithë rajonin. Të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në dritën e Autostradës Adriatiko-Joniane dhe rrugëve energjetike IAP-TAP si një zgjidhje për diversifikimin e furnizimit me gaz dhe pavarësi më të madhe energjetike. Melo u takua gjithashtu me Ndihmës Ministrin për Çështjet Evropiane Hrvoj Marušić dhe Ndihmës Ministrin për të Drejtën Evropiane, të Drejtën Ndërkombëtare dhe Çështjet Konsullore Andreja Metelko-Zgombić.[6] Të dy vendet janë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik[7] dhe bashkëpunojnë në sektorë e fusha të ndryshme me bazë fetare, politike, ekonomike dhe kulturore, në këtë organizatë.[8]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 gusht 1995, u zhvillua një marrëveshje midis Qeverisë së Malajzisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat. Nëpërmjet marrëveshjes së kësaj konvente, investitorë të të dy vendeve nuk do të paguajnë më taksa të dyfishta dhe në kryerjen e investimeve të tyre në sektorë e fusha të ndryshme, nuk do të ketë evazion fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.[9] Marrëveshja ishte firmosur mes dy qeverive një vit më përpara, më 24 janar 1994, hyri në fuqi zyrtarisht më 21 gusht 1995 dhe data efektive e saj ishte më 1 janar 1996.[10] Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve mes dy vendeve përfshin tregtinë ushqimore dhe pijet, si dhe importe eksporte të ndryshme nga industria e hekurit, industria e drurit, industria mekanike, industria elektrike, industria elektronike, industria tekstile, industria inerte si dhe industria ujore ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe materiale të ndryshme ujore.[11][12]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Malajzinë" (PDF) (në anglisht). Ronald Reagan Presidential Library. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Ambasada e Shqipërisë në Kuala Lumpur, Malajzi" (në anglisht). EmbassyPages. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Konsullata e Malajzisë në Tiranë" (në anglisht). EmbassyPages. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Shqipëria i kërkon Malajzisë të njohë pavarësinë e Kosovës" (në anglisht). Telegrafi. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Ish-kryeministri i Malajzisë viziton Shqipërinë" (në anglisht). Tirana Times. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Zëvendësministri i Kroacisë Klisović pret ambasadorët e Malajzisë dhe Shqipërisë" (në anglisht). Ministry of Foreign and European Affairs of Croatia. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Kush janë 57 anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik?" (në anglisht). Al Jazeera. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Marrëdhëniet e Shqipërisë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik" (PDF) (në anglisht). International Institute For Private, Commercial And Competition Law. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Marrëveshje mes Qeverisë së Malajzisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat" (PDF) (në anglisht). Inland Revenue Board of Malaysia. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë mes Malajzisë dhe Shqipërisë" (PDF) (në anglisht). Inland Revenue Board of Malaysia. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Shqipëria / Malajzia" (në anglisht). OEC World. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Malajzia / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 22 shtator 2025.