Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mauritiusit
Shqipëria |
Mauritius |
|---|---|
Shqipëria dhe Mauritiusi kanë vendosur marrëdhënie diplomatike që në tetor 1977.[1]
Marrëdhëniet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria ishte pjesë e një pakti të zhvilluar në vitin 2009 nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në të cilën morrën pjesë edhe delegatë nga disa vende, përfshirë edhe delegatë nga Mauritiusi. Në këtë pakt u diskutua për rolin e Shqipërisë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimi i parimeve për të respektuar të drejtat e njeriut dhe gjithashtu për të garantuar prosperitet në konditat për garantimin e të drejtave të njeriut dhe për të respektuar barazi gjinore, raciale, etnike dhe fetare. Delegatë nga Mauritiusi vlerësuan punën e Shqipërisë në këtë aspekt.[2] Shqipëria ishte pjesë e një pakti të organizuar nga organizata Refworld, e cila është baza e të dhënave kryesore globale e ligjit dhe politikave mbi ligjin e refugjatëve, pashtetësinë dhe zhvendosjen e brendshme dhe pakti i mbajtur në vitin 2010, i quajtur Raporti i Grupit të Punës për Rishikimin Periodik Universal mbi Shqipërinë vuri në dukje lëvizjet mes emigrantëve në Shqipëri nga vende të Afrikës dhe vende të tjera të botës, si dhe emigracionet e shqiptarve në vende të tjera. Në këtë pakt morrën pjesë edhe delegatë nga Mauritiusi dhe delegatë të disa vendeve të tjera dhe u diskutua për lëvizjet emigratore të shtetasve të Mauritiusir dhe të shtetasve të disa vendeve të tjera.[3] Si Shqipëria dhe Mauritiusi bëjnë pjesë në Organizatën Europiane për Kërkim Nuklear. Shqipëria ka statusin e vendit jo-anëtar me marrëveshje për bashkëpunim ndërkombëtar në CERN, ndërsa Mauritiusi ka statusin e vendit kontaktiv shkencor në këtë organizatë.[4]
Marrëdhëniet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Eksportet përfshijnë mallra ushqimore dhe pije si dhe tregtia përfshin eksporte të materialeve të ndërtimit, pajisje elektrike, pajisje elektronike, si dhe mjete peshkimi e ujore.[5][6] Shqipëria zotëron një raport ekonomik në faqen zyrtare të tregtisë të shtetit të Mauritiusit, ku tregohen shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Mauritiusit.[7]
Marrëdhëniet kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mauritiusi përmendet në faqen e agjensisë shtetërore shqiptare të lajmeve, Agjensia Telegrafike Shqiptare, në një reportazh të vitit 2023, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka bashkëbiseduar edhe me persona të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës të Mauritiusit, ka përmendur Shqipërinë për bukuritë e saj natyrore dhe perlën bregdetare, konkretisht në këtë reportazh Divjakën dhe plazhet e saj, dhe kronika është titulluar "Jo Maldivet ose Mauritiusi, por Divjaka". Ministria e Turizmit dhe e Kulturës e Mauritiusit e ka mirëpritur dhe vlerësuar këtë subjekt turistik dhe kulturor për Shqipërinë.[8]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Mauritiusin" (në anglisht). HCCH. Marrë më 3 shtator 2025.
- ↑ "Këshilli i të Drejtave të Njeriut – Rishikimi Periodik Universal" (në anglisht). OHCHR. Marrë më 3 shtator 2025.
- ↑ "Raporti i Grupit të Punës për Rishikimin Periodik Universal mbi Shqipërinë" (në anglisht). Refworld. Marrë më 3 shtator 2025.
- ↑ "CERN: Shtetet tona anëtare" (në anglisht). CERN. Marrë më 3 shtator 2025.
- ↑ "Shqipëria / Mauritius" (në anglisht). OEC World. Marrë më 3 shtator 2025.
- ↑ "Mauritius / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 3 shtator 2025.
- ↑ "Tregti e Lehtë e Mauritiusit – Shqipëria: Hyrje" (në anglisht). Mauritius Trade Easy. Marrë më 3 shtator 2025.
- ↑ "Rama ndan pamje mahnitëse: Jo Maldivet apo Mauritiusin, por Divjakën" (në anglisht). ATA Albania. Marrë më 3 shtator 2025.[lidhje e vdekur]