Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mikronezisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Mikronezi

Shqipëria

F.S. Micronesia

Shqipëria dhe Mikronezia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike që nga viti 2008.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpara se të vendosnin zyrtarisht marrëdhënie politike, Shqipëria dhe Mikronezia kanë qënë pjesë e konventës mbi të drejtën e detit, të zhvilluar nga Koleksioni i Traktateve të Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1982. Mikronezia u bë pjesë e kësaj konvente më 29 prill 1991, ndërsa Shqipëria e nënshkroi atë dhe u bë pjesë e saj më 23 qershor 2003. Në këtë konventë diskutohet për ligjet për përkatësinë, strukturimin dhe legalitetin detar dhe bashkëpunimi mes vendeve për mbrojtjen dhe promovimin e burimeve ujore.[2] Delegatë nga Shqipëria dhe Mikronezia kanë zhvilluar mbledhje të përbashkëta dhe kanë bashkëpunuar në sektorë politikë, ekonomikë dhe kulturorë në fillim vitet 1990, kryesisht në vitin 1991, në mbledhjet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe vendeve të Lindjes së Largët dhe Oqeanisë. Aty u vu në pah roli i Shqipërisë në fusha të ndryshme dhe praktikat ndërlidhëse e ndërmjetëse me këto vende.[3] Delegatë nga Shqipëria dhe Mikronezia kanë zhvilluar mbledhje të përbashkëta në disa organizata pjesë të OKB-së por edhe Bankën Botërore, konkretisht mbledhje të përbashkëta në samitin e Forumit Global për Emigrimin dhe Zhvillimin, mbajtur në Zvicër më 1-2 dhjetor 2011[4], samitin e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, mbajtur në Itali më 5-7 korrik 2024[5], samitin e Organizatës së Tregtisë dhe Zhvillimit të OKB-së, mbajtur në Zvicër më 19 mars 2025[6], samitin e OBSH-së, mbajtur në Zvicër më 19 maj 2025[7], samitin e përgjithshëm të OKB-së, mbajtur në SHBA më 29 gusht 2025[8] si dhe samitin e Bankës Botërore, mbajtur në SHBA më 4 shtator 2025.[9] Në një reportazh të zhvilluar nga Biblioteka Online dhe Platforma e Publikimeve (OAPEN) më 23 qershor 2012 u publikua artikulli Angazhimi i Shteteve të Federuara të Mikronezisë me Botën e Jashtme, ku u vu në pah bashkëpunimi edhe me Shqipërinë në fusha e aspekte të ndryshme, marrëdhëniet ndër vite mes tyre dhe takime të ndryshme të delegatëve të të dy vendeve.[10]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Eksportet përfshijnë tregtinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, elektrike, elektronike, tekstile, drusore, metalike si dhe materiale të ndryshme ndërtimi e pune. Ndër eksportet mes dy vendeve përfshijnë edhe eksportet në industrinë e peshkimit si dhe mjete e materiale të ndryshme ujore.[11]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me 30 vende të Afrikës dhe Oqeanisë" (në anglisht). Tirana Times. Marrë më 5 shtator 2025.
  2. "Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit" (në anglisht). United Nations Treaty Collection. Marrë më 5 shtator 2025.
  3. "Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me disa vende të Lindjes së Largët dhe Oqeanisë" (PDF) (në anglisht). AustLII. Marrë më 5 shtator 2025.
  4. "Delegatët e Qeverisë – Forumi Global për Emigrim dhe Zhvillim" (PDF) (në anglisht). Global Forum on Migration and Development. Marrë më 5 shtator 2025.
  5. "Lista e Delegatëve dhe Vëzhguesve – Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë" (në anglisht). Food and Agriculture Organization. Marrë më 5 shtator 2025.
  6. "Lista e pjesëmarrësve të Konferencës së 14-të për Menaxhimin e Borxhit – Organizata e Tregtisë dhe Zhvillimit të OKB-së" (PDF) (në anglisht). UN Trade and Development Organization. Marrë më 5 shtator 2025.
  7. "Asambleja e 78-të Botërore e Shëndetësisë - Lista e përkohshme e delegatëve dhe pjesëmarrësve të tjerë – Organizata Botërore e Shëndetësisë" (PDF) (në anglisht). World Health Organization. Marrë më 5 shtator 2025.
  8. "Kryetarët e Shteteve - Kryetarët e Qeverive - Ministrat e Punëve të Jashtme – Organizata Kombeve të Bashkuara" (PDF) (në anglisht). United Nations. Marrë më 5 shtator 2025.
  9. "Agjencia e Garancisë së Investimeve Shumëpalëshe - Guvernatorët dhe Zëvendësit – Banka Botërore" (PDF) (në anglisht). World Bank. Marrë më 5 shtator 2025.
  10. "Angazhimi i Shteteve Federative të Mikronezisë me Botën e Jashtme" (PDF) (në anglisht). OAPEN Library. Marrë më 5 shtator 2025.[lidhje e vdekur]
  11. "Shqipëria / Mikronezia" (në anglisht). OEC World. Marrë më 5 shtator 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]