Shko te përmbajtja

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mozambikut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marrëdhëniet Shqipëri-Mozambik

Shqipëria

Mozambique

Shqipëria dhe Mozambiku kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 25 qershor 1975, në datën e shpalljes së pavarësisë së Mozambikut nga Portugalia, datë në të cilën Mozambiku vendosi marrëdhënie diplomatike me të gjitha vendet e OKB në atë kohë.[1]

Marrëdhëniet politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga formimi i marrëdhënieve diplomatike, delegatë të jashtëm shqiptarë e mozambikanë kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta me qëllim forcimin e thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunim në sektorë e fusha të ndryshme politike, ekonomike e kulturore në organizatat ku të dy vendet bëjnë pjesë. Në kohën e periudhës së komunizmit në Shqipëri në fund vitet 1970 deri në fund vitet 1980, delegatë nga Mozambiku kanë vizituar Shqipërinë me qëllim krijimin e interesave të përbashkëta në veprimtari të ndryshme politike, si dhe bashkëpunim në fusha si ushtarake, detare dhe pilotative. Po ashtu, në fund vitet 1970 deri në fund vitet 1980, delegatë nga Shqipëria kanë vizituar Mozambikun me qëllim krijimin e interesave të përbashkëta në veprimtari të ndryshme politike dhe juridiksionare si dhe bashkëpunim në fusha si makineri, mekanistikë teknologji si dhe fushën e kërkimeve shkencore.[2] Nga datat 12 nëntor deri në 1 dhjetor 1977, u mbajt një samit nga Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës, ku u diskutua rreth cilësisë së të ushqyerit në botë dhe furnizimin me ushqim të vendeve të ndryshme në atë kohë. Në konferencë morrën pjesë edhe delegatë nga Shqipëria dhe Mozambiku, ku diskutuan rreth përmirësimit të cilësisë së të ushqyerit në të dy vendet, bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë si dhe importe eksporte të përbashkëta të produkteve ushqimore dhe pijeve në të dy vendet.[3] Në vitin 2000, u publikua një përpilim nga Libri i Statutit Irlandez, rreth një akti të zhvilluar nga vende anëtare të OKB që në vitin 1965. Në përpilim temë ishte ekstradimi i personave të ndryshëm në vende të ndryshme që nga krijimi i paktit në vitin 1965, e deri në vitin 2000, për të llogaritur numrin e ekstradimeve të përsonave nga vende të ndryshme në vende të ndryshme. Në statistikat e artikullit u vu re se që nga shpallja e pavarësisë së Mozambikut e deri në vitin 2000, një pjesë e konsiderueshme personash ishin ekstraduar drejt Mozambikut, të cilët më përpara kishin dalë jashtë territorit të Mozambikut në mënyrë ilegale. Po ashtu, në statistikat e artikullit u vu re se që nga rënia e komunizmit e deri te ardhja e demokracisë në Shqipëri, dhe deri në vitin 2000, një pjesë e konsiderueshme personash ishin ekstraduar drejt Shqipërisë, të cilët më përpara kishin dalë jashtë territorit të Shqipërisë në mënyrë ilegale. Edhe pse numri i personave që kishin dalë nga Mozambiku dhe ishin ekstraduar përsëri më vonë në Mozambik ishte më i hershëm se numri i personave që kishin dalë nga Shqipëria dhe ishin ekstraduar përsëri më vonë në Shqipëri, numri i të ekstraduarëve nga Shqipëria dhe Mozambiku ishte i përafërt. Qeveritë e të dy vendeve bënë thirrje për rishikim të bashkëpunimit me vendet e jashtme për të ekstraduar më shumë dhe më me saktësi personat që bënin hyrje në territore të huaja në mënyrë ilegale, si dhe ndërveprim me njëri tjetrin për të bashkëpunuar në fushën e ekstradimeve, kur persona të vendeve përkatëse, në këtë rast nga Shqipëria dhe Mozambiku, përdorin identitete nga të dy vendet për të hyrë në vende të huaja dhe për t'u regjistruar më vonë si shtetas të huaj.[4] Më 1 dhjetor 2010, nga institucioni Chatham House, u publikua një artikull rreth diplomacisë së Mozambikut dhe tregtia e Mozambikut me vendet e jashtme, ku ndër përmendje të ndryshme të diplomacisë së Mozambikut dhe tregtisë së Mozambikut me vendet e jashtme del në pah se nga vitet 2000 e deri në vitin 2010, Mozambiku kishte zhvilluar një diplomaci bashkëkohore me vendet demokratike me standard të mirë jetese, duke bashkëpunuar me ta për t'a ndihmuar Mozambikun në fusha të ndryshme për përmirësimin e sistemit politik dhe jetik në Mozambik, si dhe kishte bashkëpunuar më shumë në fushën e tregtisë me këto vende, duke eksportuar një shumë të konsiderueshme mallrash dhe shërbimesh në disa vende, dhe duke importuar mallra dhe shërbime të nevojshme për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe mënyrën e jetesës në Mozambik. Ndër vendet që Mozambiku kishte bërë bujë me zhvillime diplomatike ishte edhe Shqipëria, ku ka bashkëpunuar në sektorë politikë, ekonomikë e kulturorë, si dhe delegatë të qeverive të Shqipërisë dhe Mozambikut kanë zhvilluar takime, mbledhje, konferenca e samite të përbashkëta gjatë periudhave të fillim viteve 2000 deri në vitin 2010, ku kanë ndërvepruar në organizata të ndryshme si dhe në misione e shkëmbime politike dhe idealistike.[5] Në vitin 2013, në një artikull të publikuar nga Universiteti i Nju Jork Sitit në SHBA, flitet rreth periudhës së tranzicionit në Mozambik dhe roli i ardhshëm i Mozambikut në OKB. Në artikull përmendet se si Shqipëria, si vend mik, partner dhe aleat i Mozambikut, ka përkrahur dhe ndihmuar Mozambikun në periudhën e vështirë të tranzicionit në Mozambik dhe ka shprehur përkrahje e ndihmesë në nismat që ka Mozambiku për t'u bërë pjesë e disa posteve të ndryshme në OKB, në periudha të caktuara.[6] Në një raport të vitit 2025 nga faqja V-Dem, ku zhvillohet raport i përvitshëm rreth indeksit të demokracisë dhe autokracisë në botë, del në pah se Shqipëria dhe Mozambiku kishin bërë përparime të konsiderueshme në zhvillimin demokratik të tyre në krahasim me vendet e tjera në botë, si dhe kishin bërë progres në lirinë e të shprehurit dhe medias në botë, në fjalë, lirinë demokratike në botë. Në raportin për lirinë e demokracinë të faqes V-Dem, del në pah se Shqipëria dhe Mozambiku kishin nivel të përafërt në zhvillimin e demokracisë në secilin vend si dhe zhvillimin e lirisë demokratike, që citohet liria e të shprehurit dhe liria e medias.[7] Shqipëria dhe Mozambiku janë anëtarë të programeve "njoftimet e prokurimeve" të Organizatës së Zhvillimit të OKB-së, ku ndërveprojnë me njëri tjetrin në prokurime të përgjithsme në çështje të ndryshme politike e juridiksionare që zhvillohen në botë.[8] Po ashtu, Shqipëria dhe Mozambiku janë anëtarë të Unionit Postar Ndërkombëtar dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin në dërgesa parash e shërbimesh në këtë organizatë. Në një konferencë të mbajtur në Bernë të Zvicrës në vitin 2018, me temë diskutimi Statusi ligjor i Unionit Postar Universal me komente nga Byroja Ndërkombëtare e Unionit Postar Universal, si dhe Byroja Ndërkombëtare e Bashkimit Postar Universal, u diskutua rreth listës së rezolutave dhe vendimeve të marra nga Unioni Postar Universal në periudhat e viteve 2010, si dhe rregullat e proçedurave të ndërmarra nga Unioni Postar Universal për bazën dhe funksionimit të Unionit Postal Universal dhe aktiviteteve që kryhen në Unionin Postal Universal. Në raport u vu re se Shqipëria dhe Mozambiku kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin në këtë organizatë ndër vite, për zhvillimin e funksionimit sa më të mirë të saj dhe kryerjes së aktiviteteve të ndryshme në të, si dhe të dy vendet kishin bërë dërgesa të konsiderueshme të të ardhurash dhe shkëmbime të konsiderueshme mallrash e shërbimesh me njëri tjetrin.[9]

Marrëdhëniet ekonomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy vendet janë anëtarë të Bankës së Zhvillimit të Karaibeve, dhe ndërveprojnë me njëri tjetrin në shërbime ekonomike dhe biznesi në këtë bankë, si dhe në nisma financiare e fondacione në këtë bankë por edhe në misione të ndryshme me bazë financimet.[10] Të dy vendet eksportojnë mallra dhe shërbime te njëri tjetri. Tregtia e importeve eksporteve përfshin industrinë ushqimore dhe pijet, industrinë mekanike, industrinë elektrike, industrinë elektronike, industrinë e hekurit, industrinë e drurit, industrinë minerale, industrinë tekstile, industrinë inerte si dhe industrinë e peshkimit ku përfshihen importe eksporte të materialeve të ndryshme të peshkimit dhe ujore.[11][12]

  1. "Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Mozambikun" (në anglisht). Oxford Public International Law. Marrë më 7 tetor 2025.
  2. "Fani i ndritshëm i socializmit në Evropë & marrëdhëniet e vendeve Evropiane me vendet Afrikane" (në anglisht). Jagiellonian University Repository. Marrë më 7 tetor 2025.
  3. "Procesverbalet fjalë për fjalë të mbledhjeve të komisionit I të konferencës – Organizata e Ushqimit dhe e Agrikulturës e OKB-së" (PDF) (në anglisht). Food and Agriculture Organization. Marrë më 7 tetor 2025.
  4. "S.I. Nr. 474/2000 - Akti i Ekstradimit, 1965 (Zbatimi i Pjesës II) Urdhri, 2000" (në anglisht). Irish Statute Book. Marrë më 7 tetor 2025.
  5. "Perspektivat diplomatike dhe tregtare ndërkombëtare të Mozambikut" (PDF) (në anglisht). Chatham House. Marrë më 7 tetor 2025.
  6. "Mozambiku në Tranzicion dhe Roli i Ardhshëm i OKB-së në këtë vend" (PDF) (në anglisht). Center on International Cooperation – New York City University. Marrë më 7 tetor 2025.
  7. "Raporti i Demokracisë V-DEM 2025" (PDF) (në anglisht). V-Dem. Marrë më 7 tetor 2025.
  8. "Njoftime Prokurimi - UNDP" (në anglisht). UNDP. Marrë më 7 tetor 2025.
  9. "Statusi ligjor i Unionit Postar Universal me komente nga Byroja Ndërkombëtare e UPU-së - Lista e rezolutave dhe vendimeve" (PDF) (në anglisht). Universal Postal Union. Marrë më 7 tetor 2025.
  10. "Vendet e pranueshme sipas dispozitave të prokurimit të BE-së" (PDF) (në anglisht). Caribbean Development Bank. Marrë më 7 tetor 2025.
  11. "Shqipëria / Mozambiku" (në anglisht). OEC World. Marrë më 7 tetor 2025.
  12. "Mozambiku / Shqipëria" (në anglisht). OEC World. Marrë më 7 tetor 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]